LIVE UPDATES
Politike

EMRAT/ SPAK përfundon hetimet për grupin e Suel Çelës, çon për gjykim 21 të pandehur për korrupsion dhe organizatë kriminale 

Sipas SPAK, objektet e hetimit përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar. 

22 Shkurt 2026, 10:01 Nga I.A
EMRAT/ SPAK përfundon hetimet për grupin e Suel Çelës,
Suel Çela

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe kanë çuar për gjykim grupin e Suel Çelës. Mësohet se gjithsej, SPAK ka dërguar për gjykim 21 anëtarë të grupit të tyre, të cilët akuzohen për organizatë kriminale dhe trafikim droge. 

Sipas SPAK, objektet e hetimit përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që mes të pandehurve janë edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe ish-shefi i Krimeve të Rënda Dedan Gjoni. 

Sipas SPAK, hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në Shqipëri dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 193 të vitit 2023, në ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal.

 Të pandehurit janë:

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
Xhino Roka
Marsel Roka
Prekë Kodra
Ledio Zabeli
Sergej Hasanpapaj
Fuad Verzivolli
Bruno Hazizolli
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
Artan Hoxha
Pajtime Fetah
Metin Mehja
Skënder Sufaj
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Renato Hasani
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
Blerina Beqiri
Elton Qyno
Dedan Gjoni

Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.

Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar.

Ndaj të pandehurve janë aplikuar masa të ndryshme sigurimi, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale.

Marjus Lulaj (alias Suel Çela) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, në mungesë, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/1 i Kodit Penal;

“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale,“Organizata kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike kokainë, në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike (kokainë) dhe fakti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike (kokainë) në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, i kryer në bashkëpunim me të pandehurën Blerina Beqiri, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, pasi i ka premtuar dhe ka dhënë shuma parash si përfitim të parregullt të hetuarës Pajtime Fetah (gjyqtare), parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal (dy herë).

Mario Çela, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit, Ardjan Çopja më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334, paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerjë e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334, paragrafi i parë i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal.

Klaus Matishi, (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë  bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fëti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Xhino Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakt penal i verifikuar në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës, ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Marsel Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më  8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Prekë Kodra, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

Ledio Zabeli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

Sergej Hasanpapaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Fuad Verzivolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

Bruno Hazizolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
“Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a dhe 25 të Kodit Penal.

Ado Xhika, (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe  “Organizatë kriminale” parashikuar nga nenet 301,302/2, 333/2 i Kodit Penal.

Artan Hoxha, i hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, i akuzuar për veprat penale:
“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodi Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

Pajtime Fetah, e hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, e akuzuar për veprat penale:
“Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

Metin Mehja, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
 “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça)  dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal si dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

Skënder Sufaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 6.9.2020, në Dover, Mbretëri e Bashkuar, ku shtetasit, Mile Pajic dhe Miodragan Ivankovic janë arrestuar pasi janë gjetur në zotërim të një sasie prej 54 kg kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a – 25 të Kodit Penal.

Marsel Shega (alias Bujar Shega), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020, në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Renato Hasani, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hajdar Lala, (alias Hajdar Xaka; alias Hajdar Sefa), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Blerina Beqiri, e hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e akuzuar për veprën penale:
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal.

Elton Qyno, i akuzuar për veprën penale:
“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga nenet 164/b i Kodit Penal.

Dedan Gjoni, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprën penale:
“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

suel Çela spak pajtime fetahu dedan gjoni

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë