LIVE UPDATES
Politike

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e një regjimi që duhet bërë pluhur e hi nën këmbët e sovranit

Me anë të një deklarate, Blushi shprehu mirënjohje për të rinjtë, burra, gra e të moshuar që mbushën bulevardin dhe rrugët e Tiranës në një kryengritje paqësore, më të fuqishmen që ka njohur Shqipëria në dekada.

21 Shkurt 2026, 14:43 Nga E. D
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se protesta e 20 Shkurtit ishte një akt guximi historik, kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria u ngritën në Tiranë përballë një regjimi që jeton nga dhuna, gënjeshtra dhe grabitja. Me anë të një deklarate, Blushi shprehu mirënjohje për të rinjtë, burra, gra e të moshuar që mbushën bulevardin dhe rrugët e Tiranës në një kryengritje paqësore, më të fuqishmen që ka njohur Shqipëria në dekada.

Ai u shpreh se kjo ditë guximi u përball me fytyrën më të shëmtuar dhe kriminale të Narkoshtetit, që në panik dhe me urdhër të Edi Ramës nuk kurseu dhunën, plumat e gomës, gazin, rrëmbimet dhe arrestimet e qytetarëve. Gjithashtu ai nënvizoi se Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe gjuajtjen me plumb gome në ballë të një zonje, intelektuale, kandidate për deputete.

Deklara e Blushit: 

20 Shkurti i rrëzimit pa kthim të diktaturave konfirmoi mbrëmë vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur dhe për ta bërë pluhur e hi regjimin e kalbur të Edi Ramës. 20 Shkurti ishte një akt guximi historik, kur qytetarët nga e gjithë Shqipëria u ngritën në Tiranë përballë një regjimi që jeton nga dhuna, gënjeshtra dhe grabitja.

Falenderim dhe mirënjohje me përulje për të rinjtë, burra, gra e të moshuar që mbushën bulevardin dhe rrugët e Tiranës në një kryengritje paqësore, më të fuqishmen që ka njohur Shqipëria në dekada. Një protestë që jehoi në çdo familje shqiptare dhe u pasqyrua me profesionalizëm në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Kjo ditë guximi u përball me fytyrën më të shëmtuar dhe kriminale të Narkoshtetit, që në panik dhe me urdhër të Edi Ramës nuk kurseu dhunën, plumat e gomës, gazin, rrëmbimet dhe arrestimet e qytetarëve.

Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe gjuajtjen me plumb gome në ballë të një zonje, intelektuale, kandidate për deputete. Ky është akt kriminal shtetëror, atentat i pastër politik, vërtetoi para të gjithë shqiptarëve se ky regjim që qëllon gratë në ballë me plumba gome ka humbur çdo grimcë legjitimiteti.

Dënojmë dhunën çnjerëzore dhe kriminale të ushtruar ndaj protestuesve paqësorë, goditjet pas koke, rrahjet dhe shkelmimet e çizmeve të narkopolicë mbi qytetarë të rrëzuar përdhe, përdorimin kriminal të gazit dhe armëve në distancë të afërt nga banditët me dhe pa uniforma policie. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin kriminal të përdorimit të bombave tymuese dhe gazit në xhami, për të ua prishur namazin besimtarëve të cilët nuk kishin asnjë lidhje me protestën dhe nuk kishte asnjë protestë në territorin afër xhamisë.

Dënojmë rrëmbimet e qytetarëve, arrestimet pa shkak, burgosjet politike dhe frikësimin e të rinjve e të miturve. Nxënës të kthyer nga shkolla u trajtuan si kriminelë, u shantazhuan, u mbajtën në komisariate për të thyer shpirtin e tyre të lirë. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të çdo të arrestuari politik, ndër të cilët edhe Kryetarin e Lëvizjes Rinore për Integrim në Bashkinë e Kamzës, Bledi Bilja, i cili vijon të mbahet në dhunin flagrant të ligjit në qelitë e narkoregjimit.

Banditët me kapuçë, të paidentifikuar, që godasin dhe arrestojnë qytetarë, që rrëmbimin e personave e kanë kthyer në manual pune, veçanërisht për kundërshtarët e regjimit, janë një tjetër provë e kriminalizimit të policisë së shtetit. Fytyrat e shumë prej tyre janë identifikuar. Provat ekzistojnë. Dhe llogaria do të jetë personale. Askush nuk do të fshihet pas uniformës, kapuçit apo urdhrave të paligjshëm. Lidhur me këta naziskinë të policisë, Partia e Lirisë edhe më parë ka depozituar kallëzime të hollësishme në protesta të mëparshme, por prokuroria e kapur i mbylli çështjet.

Prokuroria nuk mund të fshihet më ose të deklarojë se është bërë palë e pushtetit dhe forcave naziskine të Edi Ramës, misioni i vetëm i të cilave është terrori dhe vetëm terrori ndaj qytetarëve. Nëse drejtësia hesht përballë kësaj dhune, ajo bëhet bashkëfajtore. Nëse nuk hetohen forcat naziskine, atëherë problemi nuk është vetëm dhuna, por kapja totale e drejtësisë, në funksion të mbrojtjes së një bande dhe interesave kriminale të saj, që po merr peng të gjithë shtetin.

E megjithatë, përballë gjithë këtij terrori, qytetarët qëndruan tre orë përballë dhunës, pa u thyer. Të rinjtë dhe adoleshentët e 20 Shkurtit u bënë tmerri i regjimit dhe shpresa e Shqipërisë. Ata treguan se e ardhmja nuk frikësohet, se Liria nuk shitet dhe nuk mbyllet dot në qeli. Sot Shqipëria është në një vijë ndarëse të qartë ose me lirinë dhe qytetarët, ose me dhunën dhe narkoshtetin. Kjo betejë nuk ndalet, përkundrazi do të përshkallëzohet në të gjitha mënyrat demokratike, deri në triumfin e plotë dhe rikthimin përfundimtar të lirisë për të gjithë shqiptarët./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!