LIVE UPDATES
Politike

Rrëmbimi i Metës/ Blushi publikon dokumentat: Avokati i Popullit fakton bashkëfajësinë e qëllimshme të SPAK në shkeljen e ligjit

Duke folur në konferencë për shtyp Blushi u shpreh se SPAKU po përdor një ligji të shfuqizuar, po bën shkelje të vendimeve të gjykatës dhe është në shërbim e interes të kryeministrit Rama. Sipas Blushit, hetimet kundër Metës nuk kanë prodhuar prova penale dhe procesi është farsë politike.

1 Shtator 2025, 17:27 Nga E. D
Rrëmbimi i Metës/ Blushi publikon dokumentat: Avokati i Popullit
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar ditën e stome dokumentat, ku deklaroi se raporti i Avokatit të Popullit provon se arrestimi i Ilir Metës më 21 tetor 2024 ishte i paligjshëm dhe politik. Duke folur në konferencë për shtyp Blushi u shpreh se SPAKU po përdor një ligji të shfuqizuar, po bën shkelje të vendimeve të gjykatës dhe është në shërbim e interes të kryeministrit Rama. Sipas Blushit, hetimet kundër Metës nuk kanë prodhuar prova penale dhe procesi është farsë politike.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Gjetjet shumë të rënda të Avokatit të Popullit lidhur me rrëmbimin kriminal të ish-Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta në 21 tetor të vitit të kaluar janë një akt-akuzë e drejtpërdrejtë për SPAK-un, të vetshpallur si patericë e regjimit dhe një vegël qorre në duart e Edi Ramës për të vrarë opozitarizmin, pluralizimin politik dhe demokracinë.

Raporti i Avokatit të Popullit është konfirmim zyrtar i denoncimeve shumë të drejta dhe të vërteta të vet Z. Meta dhe Partisë së Lirisë për bashkëfajësinë dhe shërbimin kriminal elektoral që SPAK, qëllimisht dhe me vetëdije, kreu 10 muaj më parë vetëm për llogari të interesave politike dhe elektorale të Edi Ramës, për t’i pamundësuar ushtrimin e të drejtave politike Z. Meta nëpërmjet izolimit ekstrem, njërit nga dy drejtuesit kryesorë të opozitës, në funksion të grabitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Së pari, skandali që udhëheq rrëmbimin e paligjshëm të Z. Meta, i konstatuar zyrtarisht edhe nga Avokati i Popullit, është urdhri i tre prokurorëve të SPAK-ut, Altin Dumani, Arben Kraja e Sotir Kllapi, i mbështetur në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Sipas Avokatit të Popullit, prokurorët mercenarë e kanë bazuar ligjshmërinë e urdhrit të tyre për rrëmbimin e Ilir Metës në ligjin Nr.8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar në datën 25 qershor 2020, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.

Rrjedhimisht, Urdhri i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme dhe çdo veprim i kryer nga agjentët e pretenduar policisë, të cilët ekzekutuan këtë urdhër, ligjërisht konsiderohet i pavlefshëm. Skandali i radhës, që nxjerr zbuluar SPAK-un si organizatë kriminale në shërbim të Edi Ramës, është fakti se Gjykata urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për ekzekutimin e vendimit për ndalimin e Z. Meta dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë si Forca Operacionale.

Pra SPAK e ka shmangur qëllimisht BKH-në, pra veten, nga operacioni kriminal, e vetdijshme për shoun politik që do të ndodhte, ç’ka provon se nuk është aspak rastësi as shpërfillja e vendimit të gjykatës dhe as gjoja larja e duarve nga akti kriminal që ndodhi më 21 tetor, shoqëruar me legjendat e përhapura në mediat e financuara me paratë e pista e të inceneratorëve, sikur gjoja Altin Dumani ishte mërzitur shumë nga forma brutale e arrestimit.
Kur në fakt, ai, Arben Kraja e Sotir Kllapi, me vetdije të plotë i lanë dorë të lirë Narkopolicisë të realizonte atë skandal që turpëron sot Shqipërinë, si vend anëtar i Këshillit të Europës dhe kandidat për anëtarësim në BE, në raport me shkeljen flagrante të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Vendimi i qëllimshëm dhe politik, me vetëdije të plotë dhe ne shkelje të urdhrit të Gjykatës, nga ana e SPAK për të shmangur Byronë Kombëtare të Hetimit nga urdhri i ekzekutimit, siç konstaton me shumë të drejtë Avokati i Popullit, dhe delegimi vetëm te Narkopolicia i rrëmbimit të Ilir Metës provon bashkëfajësinë dhe koordinimin e këtyre dy institucioneve për të realizuar atë krim të shëmtuar.

Së treti, më i rëndë akoma është pohimi publik i SPAK para gjykatës se arrestimi i Z. Meta u krye në përputhje të ligjit. Mashtrimi i ish-hetuesit të komunizimit, prokurorit Arben Kraja në seanën e 23 tetorit 2024, para trupës gjykuese, për konfirmimin e masës së arrestit, ku deklaroi me zë dhe figurë se arrestimi i z. Meta ishte jo vetëm i ligjshëm por edhe i rregullt, fakton gjithashtu bashkëfajësinë e qëllimshme dhe kriminale të SPAK në këtë operacion.

Për standardet e një hetuesi-ushtar të diktaturës më të egër në Europë, si Arben Kraja, që ka dënuar qytetarët me motivacionin “për dëmtim të moralit komunist” mund të jetë krejt normale dhe i rregullt rrëmbimi i dhunshëm, në mes të rrugës, nga banditë me maska, të paidentifikuar e të armatosur rëndë i një ish-Presidenti Republike.

Me standardin e tij, që firmos arrestimin mbi një ligj të shfuqizuar, që nuk respekton vendimin e gjykatës, dhe që e quan të rregullt një rrëmbim të dhunshëm, sot kushdo qytetar mund të përfundojë me pranga, i dhunuar dhe i rrëmbyer nga banditë, mbështetur mbi nenin 55 “për agjitacion dhe propagandë”, të vetmin nen që Arben Kraja e reciton përmendësh edhe në gjumë.

Në Republikën e Shqipërisë së dekadës së fundit, edhe më i pashkolli e di shumë qartë se Arben Kraja vetëm shërbëtor i shtetit të së drejtës nuk mund të jetë, por afërmendsh që është kjo arsyeja pse “Ramaforma” e përzgjodhi prokuror, sepse regjimit i duhen ushtarë personalë dhe jo njerëz të ligjit e të drejtësisë. Nga gjetjet e Avokatit të Popullit del qartë se kemi të bëjmë me një aksion të paligjshëm, arbitrar dhe të paprecedentë, i cili përbën jo vetëm një akt të rëndë të dhunës institucionale, por edhe një rrembim politik të orkestruar nga Edi Rama, të kryer në bashkëpunim nga SPAK dhe Narkopolicia e Shtetit, në shkelje të ligjit, të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe të çdo standardi demokratik.

Ndaj afërmendsh, skandali i katërt, SPAK-u nuk do ta hetonte as kallëzimin e bërë në datën 6 dhjetor 2024 nga Partia e Lirisë ndaj Policëve që kryen rrëmbimin e Z. Meta, sepse ky institucion i vënë totalisht në shërbim të verbër politik ndaj Edi Ramës e ka për krenari të amnistojë botërisht këdo që është aleat i regjimit në krim dhe korrupsion.

Sikundër nuk është aspak rastësi, që arrestimi i ushtarit të Ramës, Jurgis Çyrbja para rrëmbimit kriminal të z. Meta u krye sipas procedurave ligjore, sikundër u realizua po në përputhje me ligjin edhe ndalimi i ish-Kryetari të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.  Një tjetër provë që vërteton se për standardet e arrestimit, SPAK nuk udhëhiqet as nga ligji, as nga Kushtetuta por vetëm nga urdhrat politikë të Edi Ramës, që përcakton se si dhe kur duhet arrestuar kundërshtarët politikë dhe ata që i ka shtrydhur si limoni e nuk i hyjnë më në punë.

Tani që SPAK e ka dërguar çështjen e Z. Meta për gjykim, Partia e Lirisë rikonfirmon se i gjithë ky proces farsë, i urdhëruar nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, me hetime që kanë zgjatur mbi 6 vjet, të shtrira në 32 vite shërbim publik dhe politik të Ilir Metës, ka nxjerrë në dritë të vërtetat e vetme:

ZERO fakte penale!
ZERO prova penale!
ZERO akte dhe vendime të paligjshme!
ZERO lekë dëm buxhetit të shtetit!
ZERO lekë të përfituara në shkelje të ligjit!
ZERO pasuri të paligjshme të Ilir Metës!
ZERO dëshmitarë realë (se të fabrikuar ka plot dhe me mundësitë kriminale dhe korruptive të Edi Ramës mund të prodhohen pafund të tillë), që të provojnë se Z. Meta ka bërë një veprim të paligjshëm dhe t’i ketë shkaktuar 1 qindarkë dëm financave publike.

Pozita e Z. Meta është lehtësuar për shkak se nga dita e rrëmbimit terrorist ka rënë “de jure” akuza e lobimit dhe “de facto” edhe akuzat e tjera janë zhbërë. Përkundrazi, është rënduar pozita e vet prokurorëve të SPAK-ut në raport me ligjin dhe njëanshmërinë e tyre politike, deri duke keqpërdorur “dëshmitarë” që vet i cilëson si të paqëndrueshëm dhe që janë hiç-dëshmitarë.

Fill pas seancës paraprake, së bashku me Z. Meta do të kemi një betejë publike, për të çmontuar të gjithë këtë proces politik, që çdo ditë që kalon vetëm rëndon vetëm pozitën e prokurorëve të SPAK dhe të gjyqtarëve të shantazhueshëm në raport me ligjin.

Rrëmbimi i Metës/ Blushi publikon dokumentat: Avokati i Popullit

Vendimi që vërteton se urdhri i ndalimit të Z. Meta u realizua mbi një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Rrëmbimi i Metës/ Blushi publikon dokumentat: Avokati i Popullit

Gjetjet e Avokatit te Popullit qe faktojne se urdhri i ndalimit te Z. Meta u mbeshtet mbi nje ligj te shfuqizuar 4 vite me pare dhe se SPAK ne shkelje te vendimit te Gjykates ia delegoi Policise te drejten e ndalimit, kur nderkohe Gjykata ngarkonte SPAK dhe BKH

tedi blushi


Sondazh

Poll
Politike 1 Shtator 2025, 16:40

Analiza e REL: Ka a s’ka Kuvend?

Dimal Basha KOSOVË- Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar...

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!