LIVE UPDATES
Politike

"SPAK ka kilometra biseda mes Taulant Ballës dhe Mario Çelës"/ Berisha: Karteli Çela mbrohet nga Altin Troplini! Sekuestron e urdhëroi prokuroria e Veronës

Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se sekuestron ndaj tyre e urdhëtori prokuroria e Veronës, ndërsa SPAK sipas tij, ka komunikime të tëra mes Taulant Ballës dhe Mario Çelës.

7 Korrik 2025, 13:07 Nga E. D
"SPAK ka kilometra biseda mes Taulant Ballës dhe Mario
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët u shpreh se karteli Çela mbrohet nga Altin Dumani. Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se sekuestron ndaj tyre e urdhëtori prokuroria e Veronës, ndërsa SPAK sipas tij, ka komunikime të tëra mes Taulant Ballës dhe Mario Çelës.

"Ermal, kemi me të bëjmë me zonën e kartelit Çela. Kartelit ndër më gjakësorët dhe më të rrezikshmit të Ballkanit dhe Europës. Kartelit që mbrohet nga Edi Rama dhe Altin Troplini. Dhe tani më lejoni të bëj një sqarim meqë jam këtu. Radhën e kaluar një gazetar më pyeti këtu të komentoja ndërhyrjet e Spakut ndaj kartelit Çela. Ai ishte një falsitet i plotë. Ishte prokuroria e Veronës dhe absolutisht jo Altin Troplini, e cila kishte urdhëruar sekuestro pasurive të kartelit Çela. Dhe duhet t’u them këtu se në prokurorinë speciale, në Skapin e partisë, ekzistojnë kilometra e kilometra biseda midis Taulant Ballës dhe Mario Çelës, vëllait të Suel Çelës, në të cilat flitet jo vetëm për zgjedhje, por flitet edhe për politikanët kundërshtarë. Flitet edhe për projekte, por të gjitha i mbyll Altin Troplini.

Altin pengu i krimit. Dhe ju lutem medieve, të jenë shumë të kujdesshme, të mos servirin si akte të Skapit, akte që nuk kanë asnjë lidhje. Ju e dini që kartelin Çela e ka zbërthyer dhe e ka denoncuar me të gjitha dimensionet Nuredini Troplini, që në fakt ka kryer shumë vrasje, por në fund tregon se i ka mbetur një nanogram karakter krahasuar me Altin Dumanin, Troplinin e Spakut. I ka denoncuar me hollësira, por ata i mbron Altin Troplini.
Dhe thirret në Verona dhe i jepen të dhënat dhe e servirin këtu sikur të ishte një iniciativë e Skapit të partisë.

Edhe njëherë i ftoj mediat t’u thonë të vërtetat qytetarëve, asnjë trafikant, asnjë grup, organizatë kriminale nuk është arrestuar nga iniciativa e skapistëve të partisë, por është arrestuar me kërkesën dhe ndërhyrjen e partnerëve tanë, italianë, gjermanë, amerikanë, britanikë, francezë, etj. Pra, të mos e ngatërrojnë këtë. Tani, kjo është zonë krimi dhe në zonën e krimit, karteli i kërcënon jo më pak se me kokën njerëzit. Dhe kështu duhet ta kuptojmë heshtjen e të tjerëve aty. Guxo e flet, në mëngjes mund të mos gdhihesh," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet