LIVE UPDATES
Politike

"SPAK hetoi vetëm dy javë për Veliajn dhe pushoi çështjen", Balliu: Si ka mundësi që heton prej 3 vitesh Berishën pa asnjë provë?

Balliu i drejtoi edhe një pyetje SPAK-ut se si ka mundësi që e mbani nën hetim për 3 vite Sali Berishën, liderin e opozitës, ndërsa për Veliajn çështja u pushua pas dy javësh hetim. 

20 Prill 2024, 14:38 Nga r.ll
"SPAK hetoi vetëm dy javë për Veliajn dhe pushoi
klevis balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha sot në një deklaratë për mediat para bashkisë së Tiranës se SPAK brenda dy javëve ka mbyllur hetimet ndaj Erion Veliajt për një kallëzim që ai kishte bërë ndaj kryebashkiakut më 9 shkurt.

Ai tha se "sot ka vetëm 9-të shkolla të ndërtuara me këtë taksë antikushtetuese, nga 15-të të premtuara. Një pjesë të fondeve, afro 6 milionë euro, janë çuar nga kryetari Veliaj tek organizata 5D, tek inceneratori  i Tiranës sepse, ai është pronar faktik i tij."

Balliu i drejtoi edhe një pyetje SPAK-ut se si ka mundësi që e mbani nën hetim për 3 vite Sali Berishën, liderin e opozitës, ndërsa për Veliajn çështja u pushua pas dy javësh hetim. 

DEKLARATA E BALLIUT: 

Më 9 shkurt 2024, në emër të Partisë Demokratike, kam depozituar në SPAK një kallëzim penal kundër Erion Veliajt, lidhur me taksën e infrastrukturës arsimore, paratë e së cilës, Veliaj i ka shpërdoruar, i ka vjedhur.

Pavarësisht provave, me një shpejtësi të jashtëzakonshme, që do ta kishte zili çdo prokurori e globit, SPAK, brenda dy javëve pasi ka marrë dokumentacionin, ka nisur procedurat, ka kryer hetimet, ka bërë verifikimet, pa më pyetur kurrë mua si kallëzues, dhe ka vendosur që nuk ka asnjë provë. Pas këtij hetimi blic, SPAK ka mbyllur çështjen ndaj Lalit 5D.

Sot, ka vetëm 9-të shkolla të ndërtuara me këtë taksë antikushtetuese, nga 15-të të premtuara. Një pjesë të fondeve, afro 6 milionë euro, janë çuar nga kryetari Veliaj tek organizata 5D, tek inceneratori  i Tiranës sepse, ai është pronar faktik i tij.

Ky “hetim” i bërë shpejt e shpejt si asnjë herë dhe asnjë hetim më parë, është siguresa që Veliaj të rrijë i qetë e të vjedhë pa u trazuar, është prova e kristaltë që SPAK nuk është për të hetuar kreun e organizatës kriminale 5D. Ky institucion ekziston vetëm për të shpëtuar kapon e hajdutëve të Tiranës.

Jam këtu para Prokurorisë Speciale, e cila sapo ka mbyllur një hetim ‘special’, si vetja, për vetëm dy javë, pas një kallëzimi për shpërdorim dhe vjedhje të taksës së infrastrukturës arsimore nga Speciali tjetër, apo SpecLali, Erion Veliaj.

Një pyetje për SPAK:

Ke hetuar vetëm 2 jave për Veliajn dhe vendosët ta pushoni çështjen. Shumë mirë! Po si ka mundësi që e mbani nën hetim për 3 vite Sali Berishën, liderin e opozitës, ish-Kryeministrin e vendit, denoncues i të gjithë aferave kriminale dhe korruptive-nga avionët me drogë ne Divjakë e deri tek inceneratoret – dhe pa një provë apo fakt e vendosni nën arrest?

Ky është SPAKU, institucioni i ngritur për të shpëtuar qytetarët nga sulmi i të korruptuarve, që është kthyer në mbrojtës të të korruptuarve nga të revoltuarit.

klevis balliu erion veliaj

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës