LIVE UPDATES
Politike

Bardh Spahia: Shkodra zgjodhi të vërtetën mbi manipulimet, socialistët të na votojnë

Bardh Spahia tha se Bashkia e Shkodrës është e vetmja që ka "mbijetuar" nga socialistët. 

15 Prill 2023, 14:50 Nga k.m.
Bardh Spahia: Shkodra zgjodhi të vërtetën mbi manipulimet,
Bardh Spahia

TIRANË- Në hapjen e fushatës elektorale të kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën, Bardh Spahia ka ftuar socialistët që ta votojnë. Në fjalën e tij, ai tha se Bashkia e Shkodrës është e vetmja që ka "mbijetuar" nga socialistët. 

FJALA E KANDIDATIT TË KOALICIONIT ‘BASHKË FITOJMË’ PËR BASHKINË SHKODËR, BARDH SPAHIA

Të dashur demokratë dhe demokrate

Fort të dashur shkodranët e mi!

Të nderuar qytetarë shqiptarë që na jeni bashkuar në këtë vërshim madhështor në rrugën tonë drejt fitores! Kam nderin e jashtëzakonshëm t’ju sjell nga Shkodra atë që na duhet më shumë se kurrë në këto 30 ditë fushatë: mesazhin e qëndresës! Mos të përkulemi, por të qëndrojmë! Mos të ikim, por të qëndrojmë! Asnjë hap pas, por të qëndrojmë! Ta refuzojmë joshjen dhe shantazhin! Vetëm duke qëndruar të fortë, me kokën lart ne do t’ia dalim të fitojmë në 14 maj. Shikoni Shkodrën! Ne mundëm që me nder dhe dinjitet të jashtëzakonshëm të fitojmë mbi të keqen që sundon vendin prej një dekade. Ne nuk e humbëm besimin dhe fituam! Shkodra zgjodhi bashkimin, mbi përçarjen! Shkodra zgjodhi të vërtetën mbi manipulimet, mbi gënjeshtrat, mbi mashtrimin! Dhe ne fituam! Janë vetëm 30 ditë! Prandaj, nga sot puna jonë është vetëm me njerëzit dhe për njerëzit. Le te shkojmë në çdo derë shqiptari! Të trokasim pa u lodhur dhe me besimin se ne jemi më të mirët! Ne jemi alternativa më e mirë për Shqipërinë, sepse ne punojmë me dashurinë për familjen dhe dashurinë për vendin! Ne nuk i ndajmë njerëzit në ngjyra partiake, disa blu, disa të kuq e disa mavi. Për ne të gjithë janë shqiptarë që meritojnë të jetojnë në mirëqenie dhe me dinjitet! Nuk ka rast më të mirë se ky që të ftoj socialistët të bashkohen me ne në 14 maj! E di që ka shumë zhgënjim mes tyre! E di që janë braktisur nga qeveria e tyre. E di se është e vështirë ta pranojnë publikisht, por në 14 Maj, socialistë të zhgënjyer, qytetarë pa parti, votoni në Shkodër, në Tiranë, në Durrës, në Elbasan, në Lezhë, në Kurbin, në Kavajë, në Fier, në Korçë, në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë kandidatët e opozitës së vërtetë. Bashkë ne do të fitojmë! Bashkë ne do të ndryshojmë për mirë jetën tonë! Bashkë, ne do t’i hapim rrugë në 14 maj fitores së madhe të çlirimit të Shqipërisë nga qeveria më e korruptuar, më antikombëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada! 4 Maji është misioni më i vështirë, por është misioni ynë dhe ne do ta kthejmë në fitoren tonë! Përballë kemi qeverinë që po hedh dhjetëra miliona euro në fushatë për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve! Të dashur demokratë! Të dashur qytetarë! Mos e lejoni këtë radhë! Ne e dimë se sa herë Edi Rama ka blerë zgjedhjet, Shqipëria është bërë më keq! Sa herë Edi Rama ka blerë zgjedhjet, me mijëra të rinj janë larguar nga atdheu. Ky është një moment historik për t’i thënë stop të keqes duke qëndruar në këmbë! Ne nuk dorëzohemi! Ne do të luftojmë! Ne do të përballemi! Ne do të fitojmë! Ne do të punojmë bashkë me ju, me gjithë zemër, me besimin më të madh se shqiptarët nuk do ta humbasin rrugën! Ju jap fjalën se kësaj qëndrese do t’i prijë Shkodra! Në Shkodër ne do të fitojmë! Por duhet dhe do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë! Prandaj me 14 Maj, ju bëj thirrje të gjithë shkodranëve që të votojnë nr. 1 koalicionin “Bashkë Fitojmë” për listën e këshillit bashkiak.

bardh spahia bf nis fushaten

Sondazh

Poll
Politike 15 Prill 2023, 12:50 k.m.

Berisha mbërrin në "Air Albania"

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e stadiumit "Air Albania". Teksa takonte të gjithë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet