Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Ai mori 5 vote, duke lënë pas Edvin Kondilin me 4 vota dhe Adnan Xholin, i cili mori vetëm 1 votë. Seanca nisi në orën 10:00 dhe u mbyll pesë orë e gjysmë më vonë, me intervistimin e tre kandidatëve. Në total votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme. • Për Altin Dumanin votuan: Bujar Sheshi; Zeqir Hoda; Ledina Riza; Eloida Goxhi; Arta Mandro. Për Edvin Kondilin votuan: Alfred Balla; Tartar Bazaj; Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani. Ndërsa për Adnan Xholi votoi vetëm Sokol Stojani. • Në sallë ishin të pranishëm përfaqësues nga ambasada e SHBA, OPDAT, BE dhe kryeprokurori Olsian Çela, ndërsa në prag të procesit të votimit, u paraqit dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. • Në një prononcim për mediat, Kim tha se qëllimi i saj nuk ishte të ndikonte në procesin e votimit, port ë tregonte se çfarë rëndësi ka zgjedhja e kreut të ri të SPAK. Ajo tha gjithashtu se Reforma në Drejtësi ka bërë përparime dhe meritat ia dha qeverisë, Opozitës, mediave e qytetarëve.
32 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Altin Dumani është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) me 5 vota, duke zëvendësuar në këtë post Arben Krajën, mandati i të cilit përfundoi. Dumani la pas Edvin Kondilin që mori 4 vota dhe Adnan Xholi, vetëm 1 votë.
Dumani ka qenë prokurori i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Altin Dumani ka lindur në Shupenzë të Dibrës, është 47 vjeç dhe karrierën e ka nisur në Sarandë ku shkeli për hetë të parë si prokurorr në vitin 1999. Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000. Dumani ishte prokurori që u njoh me qëndrimin e ‘akullt’ që mbajti ndaj gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.
Altin Dumani është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. Ai udhëhoqi operacionin që çoi në pranga 13 persona ditën e sotme mes të cilëve edhe gjyqtaren e Gjykatës së Krujes Enkelejda Hoxha, e cila lironte 'të fortët' nga qelia. Gjithashtu, Dumani ka në dorë një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme, si ajo e operacionit të koduar “Golden Bullet” (Plumbi i artë) pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, të cilët u bënë të penduar të drejtësisë.
Në intervistën e dhënë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se fokusin e ka të luftojë krimin e organizuar.
“Lufta ndaj krimit është më prioritare se komoditeti zyrës,”- tha Dumani.
Dumani ka premtuar se në të gjitha çështjet që ka gjykuar nuk ka pasur asnjë rëndësi emri i personit që ka marrë në dorë. Në intervistimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Altin Dumani foli edhe për çështjet e vështira që ka pasur vetë, ose me bashkëpunëtorët e tij. Ai tha se nëse merr drejtimin e SPAK, të gjitha dyshimet që do të ketë për paligjshmëri do i dërgojë në ILD për hetime të mëtejshme.
Altin Dumani tha se në 23 vite karrierë ka bërë një punë të mirë duke ngritur dhe një bazë pune, por shtoi se ai është i pari që kritikon veten dhe punën e kolegëve të tij.
"Është e vërtetë që kam shumë dosje në hetim. E kam shprehur dhe janë dosje që kanë impakt në opinionin publik. Do vazhdoj ti ndjek vetë. E kam bërë si zv.drejtues. Nuk ka qenë e thjeshtë, kam dalë nga shtëpia në 7.15 dhe jam kthyer pas 7 të darkës. E shtuna nuk ka qenë ditë pushimi, të dielën punoj part-time. E thashë këtë sepse do vazhdoj të angazhohem, jam prokuror dhe do vazhdoj të mbetem derisa të dal në pension, për më tepër që unë e shoh si mision, jo si një vend pune. Për pyetjen e dytë, sa i takon çështjeve për krimin e organizuar, jam në dijeni se kam një dorë vetë atje, jam si pikë kontakti, kur vjen informacionoi për çështje të rëndësishme. Çfarë mund të bëj unë për çështje të rëndësishme? Nëse mund t'i ndihmoj për çështje, po vij unë, nëse duan prokurorë të tjerë patjetër. Unë nuk ngurroj, lëviz nga mëngjesi në darkë. Për më tepër për çështje të ndjeshme. Patjetër që në çdo rast do i shfrytëzoj instrumentat. Për të pastur sukses duhet frymë dhe punë në grup. Dua një grup prokurorësh të mos hezitojnë për ndjekje penale. Pas takimeve për hetuesit më ndodh që ma thonë një informacion me siklet, e unë u them këtë; emri nuk ka rëndësi, prova!,"-tha Altin Dumani.
Pjesë nga intervista:
Altin Dumani: Unë besoj se suksesi varet nga puna në grup, atonomia e organeve të gjyqësorit dhe integriteti i institucionit. Të flasësh për veten është pak e vështirë, për mua si prokuror, ne jemi mësuar që të flasim për diçka tjetër. Ne jemi pak të kursyer kur flasim për veten, por të gjithë ata që nuk kanë informacionin e plotë për mua kam nisur që të punoj në vitin 1999, kam angazhim 23 vjet. E kam nisur në Sarandë. Nga atje kam shkuar në Tropojë, më tej në Tiranë. Nga qershori i vitit 2007, mu besua drejtimi i agjencisë së përbashkët hetimore. Kam punuar në Apelin e Tiranës për çështjet e korrupsionit dhe të hetimit të parave. U zgjodhja një nga anëtarët e SPAK, për më tej pastaj u bë 3 vjet që jam anëtar i kësaj prokurorie të Posaçme, është mision i vështirë dhe unë këtë frymë kam parë.
Kam marrë një ngarkesë të plotë në hetim dhe në gjykim, por edhe më shumë se prokurorët e tjerë. Kam ushtruar ndjekjen penale edhe pse nuk i përkas seksionit për korrupsionin. Nuk mund të lë pa përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar. Edhe me agjensitë angleze, franceze, zvicerane, se me italianet janë bërë të zakonshme hetimet. E gjitha ka krijuar një pamje të qartë për të pasur një luftë ndaj krimit të organizuar. është lufta në të gjithë territorin gjeografik. Për të ardhur më tej, kjo është...edhe vetë personalisht iu kam sjellë dokumentacionin e bollshëm. Kemi 3 vjet nga funksionimi, edhe sot nuk ka rregullore. Ka një draft të përgatitur në vitin 2019, por duhet ta kemi funksional sa më shpejt. Më është dhënë mundësia që të drejtoj kur zoti Kraja ka qenë jashtë vendit. Unë vlerësoj se edhe kjo duhet që të bëhet.
Cilën vlerësoni si pikën tuaj më të fortë? është hera e dytë që vinin para nesh për të garuar para nesh, pse sërish dhe çfarë ofroni në këtë moment. Thatë se do krijoni një frymë, ç'kuptoni me këtë?
Altin Dumani: Në atë kohë, asaj prokurorie i është dashur që të përballet me krimin e organizuar, se atë objekt pune kishte. Ishte një punë që të ngjallte dhe sodisfaksion. Për të ardhur tek SPAK, janë kolegë të nderuar dhe të motivuar nga pikëpamja profesionale shumë të mirë, sa i përket mjeteve dhe metodave të hetimit. Nëse krimet e rënda kishin vetëm krimet e rënda, ne kemi dhe korrupsionin. Kërkojnë metodologji hetimi të ndryshme, pak më i vështirë është hetimi me natyrë korruptive sepse krimi kryehet nga persona që janë njohur për ligjin. Pyetja e parë është e lidhur me të dytën, si e vlerësoj punën e SPAK? Na është dashur që të punojmë pa zyra, me efektivë të mangët, pa BKH. Ajo që them unë, është kjo, 3 vitet e punës në SPAK kanë krijuar një bazë të mirë. E them këtë me fakte, ka penalizuar zyrtarë të nivelit të lartë, gjyqtarë apo prokurorë dhe anëtarë të grupeve kriminale. Kjo prokurori ka dhënë prova të qarta se mund ta bëjmë ndryshimin, sa është masa hajde ta vlerësojmë, por i ka dhënë shenjat. Pavarësisht nivelit të zyrtarit që kemi përballë. është në gjendje që ta bëjë ndryshimin, pritshmëria është e madhe, është mision dhe nëse doni një njeri më të pakënaqur për punën time dhe SPAK jam unë, se kam në mendjen timë shumë gjëra të tjera. Kemi dhe eksperiencë tani se mjafton për t'u maturuar. Kemi një bazë të mirë. Hera e dytë që konkurroj, është hera e dytë. Pavarësisht rezultatit që pata shifrat që përmenda tregojnë se nuk u dekurajova. Sot jam akoma dhe më shumë i motivuar. Më kanë nxitur prokurorët dhe hetuesit që punoj, por jo ekskluzivisht por edhe të prokurorive të tjera. Më kanë nxitur dhe më kanë inkurajuar që të bëhem pjesë e garës. Unë nuk jam vetëm dhe thjesht që kujdesem vetëm për hetimin, i trajtoj si shokë si miq, kërkoj llogari pastaj. Patjetër. Kjo krijon frymën e grupit.
Pyetje: Ne kemi problem që tek shpresa të kemi kontaktin, çfarë elemeni shikon tek vetja jote ku pas 3 vjetësh do jesh krenar dhe do dalësh para shqiptarëve për të dhënë unë e preka këtë shpresë...
Altin Dumani: Unë e thashë që është e vështirë të flasësh për veten, por kudo që kam punuar 23 vjet në çdo detyrë që më është dhënë kam treguar angazhim maksimal për të hetuar për të provuar akuzën, kam treguar një qëndrueshmëri edhe pse...Garancia ime, nëse do më jepet mundësia që të jem drejtues është pikërisht kjo që unë kam ndërtuar deri më tani si prokuror, jam përpjekur për të dhënë modest, i pacënueshëm nga asnjëlloj vesi, me një përkushtim maksimal dhe i aftë për të ndërtuar një kolektiv për të injektuar frymën e grupit. E kam bërë kudo që më është dhënë mundësia, por falë edhe punës së asaj njësie "Transparence International" ka bërë rënditjen më të madhe ndër vite. Unë kisha pjesën time patjetër, ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është garancia që unë jap.
Pyetje: Thatë që nuk ka rëndësi emri, por provat. Ma thuaj më përqindje objektive duke ditur pikat e dobëta të institucionit që pretendoni të drejtoni. Thatë edhe që qytetarët të kenë besim, marrëdhëniet me ILD- thatë që kjo marrëdhënie duhet që të jetë jo mbi bazën e një akti formal, por kur KLP njihet me dështimet që ky Këshill ta ketë në vëmendje për dështimet nevojat dhe prioritetet...
Altin Dumani: 0%, ka rëndësi emri. Për mua nuk ka rëndësi fare dhe për këtë kemi plot kolegë dhe hetues që janë dëshmitarë. Në zyrën time ka pasur një rast kur një hetues po relatonte, shprehimisht ka qenë kjo; unë pres që t'i nesër të më arrestosh në zyrë nëse më del dhe mua emri aty. Kjo është marrëveshja që kam bërë që në ditën e parë. E kam pasion dhe e dua këtë punë. Kudo kam bërë më të mirën. Ka mundësi për përmirësim. Sa i takon ndryshimit, nuk kam pasur rol mes Këshillit dhe SPAK. Kam ndjerë që keni qenë përkrahës për SPAK. Unë kam shtuar se KLP do vihet në dijeni edhe me problematikat se jo çdo gjë shkon vaj.
Pyetje: Merakun tim kam si mendoni që ta përballoni si informacion, keni bërë një përllogaritje që nga volumi i punës së tyre që do të merrem pjesë e saj që t'i trajtojnë persona të tjera. Gjithmonë përfaqësimi në gjyq. Shoh që ka rrjedhje të të dhënave nga SPAK dhe duhet të ishin konfidente në atë moment të hetimit. Ka edhe kosto shteti, ka edhe kosto mbarëvajtja. Gjeni një mekanizëm për procesin
Altin Dumani: E shoh si oportunitet, se shkon i njëjti prokuror, por për çështje problematike kam vajtur edhe unë, ma kanë kërkuar kolegët. Për të mos u dërguar çështja në personale...se ma kanë thënë edhe në sallë të gjyqit, ore nuk ka ndonjë prokuror tjetër po prapë ti...
Çfarë mendoni se do të bëni ndryshe nga kandidatët e tjerë, se janë njëri më i mirë se tjetri?
Altin Dumani: Bilanci është me çështje se të gjithë të kualifikuar jemi të tre. Bashkë ishim duke pirë kafe, se edhe vëllezërit nuk janë njësoj, jo më dy kolegë...Ne kemi një mekanizëm kontrollues, është gjykata. A mund të bëjë gjë drejtuesi, në vlerësimin tim asgjë nuk duhet që të firmosë prokurori i çështjes. Kam qenë drejtuesi i caktuar kur nuk ka qenë Kraja, e në ato raste as nuk e shoh fare. Se është akt që ka të bëjë me Gjykatën, çështjen e ka prokurori i çështjes. Ajo që të garantoj unë është kjo, do jem i ndjeshëm nëse do shoh paligjshmëri. E thashë fjalën time, autonomi, por edhe dhënie llogarie. Në çdo rast që konstatoj unë si drejtues këtë kam, vënien në dijeni të ILD. Le ta shohin ata pastaj. Këtë e jap garanci, e bëj. Jam shumë i motivuar për ta bërë. Edhe sa i takon pronave, janë mekanizma që i kontrollon gjykata. Ka ndryshime dhe ankues për mënyrën sesi është proceduar sepse është zot prokurori. Unë do vlerësoj çdo ankesë.
Kur flet Gjykata dhe GJKKO duhet mbajtur përgjegjësi?
Altin Dumani: Në momentin që Gjykata hedh poshtë akuzat, përgjegjësia bie mbi prokurorin, unë nuk di fatin e atij kallëzimit. Mund ta plotësoj përgjigjen. Këto janë i takon vendimmarrjen e Gjykatës, ne do vlerësohemi për punën tonë nga Këshilli. Unë vë në dijeni patjetër të gjithë institucionet. Por nëse kërkohen masa nuk marr dot se nuk ma lejon ligji.
TIRANË- Me 5 vota Altin Dumani do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Në favor të tij kanë votuar 5 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përkatësisht Bujar Sheshi, Zeqir Hoda Ledina Riza, Eloida Goxhi, Arta Mandro.
Ndërkohë që për kandidatin që mori 1 votë më pak në garë është Edvin Kondili. Për të kanë votuar anëtarët Alfred Balla, Tartar Bazaj, Nurihan Seiti si dhe Mirela Bogdani. Ndërsa kandidati Adnan Xholi mori vetëm votën e Sokol Stojanit.
TIRANË- Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK), duke zëvendësuar Arben Krajën në këtë post. Dumani mori pesë vota nga procesi i votimit që u zhvilluar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP). Kandidati tjetër, Edvin Kondili mori 4 vota, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm një votë.
Seanca në Këshillin e Lartë të Prokurorisë zgjati më shumë se 5 orë e 30 minuta, gjatë të cilës u morën në pyetje të tre kandidatët. E pranishme në fund të seancës ishte edhe vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi për gazetarët se të tre kandidatët që janë në garë për pozicionin drejtues në SPAK, janë të kualifikuar. Pas përfundimit të seancës dëgjimore me kandidatin e fundit, Kim tha për gazetarët se qeveria dhe opozita kanë shumë merita për progresin që është bërë në drejtësi.
Ambasadorja u zotua se do ta ndjekë më nga afër këtë proces, si dhe këshilloi që vendimi që do merret në fund të jetë objektiv.
'Ka pasur progres dhe shumë njerëz meritojnë kredite dhe meritë. Duke filluar me qeverinë e këtij vendi. Merita i shkon dhe opozitës që e mbajnë qeverinë të ndershme pasi kjo është puna e tyre. Merita i shkon te tjerëve që marrin pjesë në këtë proces. Puna e SHBA është që t'ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejetësi.
Njerëzit kërkojnë ndryshim, ky është një cast i rëndësishëm. Jemi me fat që kemi 3 kandidatë që janë të kualifikuar, kanë një vendim të vështirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv dhe ekzaminim i kritereve dhe i kualifikimeve. Nuk duhet të jetë i bazuar nga përceptime kërcënimi apo favore. Kush është zgjedhur duhet ta dijë se është zgjedhur në bazë të kritereve të përmbushjes së tyre dhe jo në bazë të favoreve apo kërcënimeve që ta pandejë vetën se i detyrohet diçka. Kushdo që zgjidhet duhet të marrë në konsideratë, nuk kam asnjë arsye tjetër se përse jam këtu, erdha tani se këtë kohë ma linte axhenda ime. Do ta ndjek nga afër këtë proces po aq sa ju.'- tha Kim.
Sot në KLP u zhvillua seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e SPAK. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani kanë shpalosur platformat e tyre para KLP ndërsa zgjedhja do të bëhet nga 10 anëtarët e KLP. Vendimi do merret po sot./Dosja.al
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se nuk shkoi sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të thënë se kush duhet votuar. Gjatë fjalës së saj për mediat, Kim u shpreh se shkoi në KLP për të treguar rëndësinë që ka procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK. Po ashtu, Kim ka shtuar se është prioritet i SHBA-ve që të Reforma në Drejtësi të zbatohet plptësisht.
"E ndjeva që shumë teori konspirative që po qarkullojnë. Po shpjegoj veten, pse kam ardhur. Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dhe për SPAK. Pse erdha ta them këtë? Për të thënë saktësisht këtë, për të theksuar që ky moment është shumë i rëndësishëm. Erdha për të thënë se ajo që ka rëndësi është intergriteti i procesit. Nuk jam këtu për t'i thënë kujt se kë duhet të votojnë apo se kë nuk duhet të votojnë. Nuk ka asnjë mesazh sekret. SHBA-të kanë qenë gjithmonë të drejtpërdrejtë me popullin shqiptar dhe ju e dini këtë. Gjithashtu e dini që unë nuk jam një person që i bën gjërat të buta. Unë them atë që nënkuptoj, nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e Shteteve të Bashkuara. Mbetet prioritet për Shtetet e Bashkuara që Reforma në Drejtësi të mund të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë kredite për këtë, mëritë, duke filluar që nga qeveria e këtij vendi. Meriton të vlerësohet. Merita gjithashtu i shton edhe opozitës e kritikëve qëë e mbajnë qeverinë të ndershme, sepse kjo është puna e tyre. Merita u shkon gjithashtu të tjerëve që marrin pjesë në këtë proces, medias e qytetarëve që e ndjekin procesin. Puna e Shteteve të Bashkuara në këtë proces është që t'ju mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi, ju duhet ta doni ndryshimin, më shumë se ne. Ka thënë një gjë shumë të urtë kohët e fundit. Njerëzit, populli duhet ta kërkojë ndryshimin, pa njerëzit, ndryshimi nuk vazhdon," tha Kim.
TIRANË- Ka përfunduar seanca dëgjimore për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani shpalosën platformat e tyre para KLP. Pas 20 minutash do vendoset se kush do jetë drejtuesi i ri i SPAK.
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Edvin Kondili tregoi se çfarë do bënte ndryshe përgjatë këtyre viteve nëse do ishte drejtues i SPAK. Ai u shpreh para të pranishmëve se do të shmangte përplasjet me Byronë Kombëtare të Hetimit. Kondili shtoi se këto përplasje nuk do të ndodhnin kurrë nëse ai do ishte në krye të SPAK.
“Ajo që do kisha bërë me mirë në drejtimin e SPAK, duke marr shkas edhe nga pyetja e kolegut, për ekzistencën e mundshme për përplasjen mes drejtuesin e prokurorisë dhe BKH nuk do ndodhte nëse do isha drejtues i SPAK. Një pikë e dobët, unë me të gjithë anëtarët kam marrëdhënie shumë të mira, të thjeshta dhe shoqërore dhe kjo mund të jetë pikë e dobët, se nëse do isha drejtues, shpesh do i kritikojë nëse do gjeja gabime, do duhet ta rikonstruktojë. Nuk ka ndikuar kurrë emri, por kam këmbëngulur për prova në emër të përgjithshëm dhe të përveçëm”, tha Kondili.
Sot në KLP po zhvillohet seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e SPAK. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani do të shpalosin platformat e tyre para KLP ndërsa zgjedhja do të bëhet nga 10 anëtarët e KLP./Dosja.al
TIRANË- Një nga tre kandidatët për kreun e SPAK,Edvin Kondili, u shpreh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë se edhe nëse zgjidhjet si drejtues i kësaj strukture, nuk do të lërë çështjet që ka nën hetim. Ai tha se të gjitha çështjet që i ka në dorë tani, nuk do lihen pas dore nëse zgjidhet në krye të SPAK.
“Ndodh që Këshilli i Lartë i Prokurorisë mua të më përzgjedhë për drejtues. Unë me shumë pastërti kërkoj nga ana juaj që nesër të verifikohet nëse unë do të lë ndonjë nga ato çështje. Do përpiqem të punoj edhe më shumë sesa mund të jem duke punuar deri tani, pavarësisht orareve të gjata”, u shpreh Kondili.
Sot në KLP po zhvillohet seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e SPAK. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani do të shpalosin platformat e tyre para KLP ndërsa zgjedhja do të bëhet nga 10 anëtarët e KLP./Dosja.al

TIRANE-Ambasadorja amerikane Yuri Kim sapo ka mbërritur në sallën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku po zhvillohet seanca dëgjimore për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK. Kim ka mbërritur në KLP për të monitoruar procesin. Ambasadorja ka mbërritur në momentin kur kandidati Ervin Kondili është duke shpalosur platformën e tij. Ambasadaorja është brenda sallës dhe është ulur në pjesën ku qëndrojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Mbërritja e Kim i habiti anëtarët e KLP që deri në atë moment ishin duke qëndruar të palëvizur në tryezë. Prania e ambasadores në këtë proces është e pazakontë dhe vjen në kulmin e përplasjeve të saj me kryeministrin Edi Rama, për emrin e ri që do të zgjedhë Prokurorinë e Posaçme.
Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK vjen pas një përplasjeje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadës amerikane, që nuk ka shpëtuar pa u lexuar në media. SHBA mbështet kandidatin Altin Dumani për të marrë drejtimin e SPAK ndërsa qeveria dhe PS kërkojnë përzgjedhjen e Ervin Kondilit. Përplasja u bë edhe më e dukshme dy ditë më parë, kur Kim dhe Rama shkëmbyen replika në distancë për pavarësinë e trupës së KLP në zgjedhjen e kreut të SPAK./Dosja.al
TIRANË- Edvin Kondili dhe Alfred Balla janë përplasur për 2 minuta. Gjatë intervistimit të tij për kreun e SPAK, Kondili tha se kronometri i jepte 2 minuta kohë dhe do i shfrytëzonte.
Alfred Balla: Dakord vizionin e kemi në mënyrë të detajuar...
Ervin Kondili: Kam edhe 2 minuta. Fakti që më ka rastisur emri me një gërmë që më rendit të tretin, por kjo nuk do të thotë që të kem më pak njerëz. Një pjesë e 2 minutëshit dhe me fjalinë që shtova u pakësua dhe më tepër.
TIRANE- Kandidati Ervin Kondili, në garën për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), deklaroi se pika e tij e fortë por njëherazi edhe e "dobët" është fakti se nuk ka drejtuar asnjëherë një institucion të akuzës. Kondili tha para trupës së KLP se për sistemin e shkuar të drejtësisë, mënyra sesi zgjidheshin drejtuesit lë për të dëshiruar dhe kjo sipas tij, tregon se është më mirë që nuk ka patur poste drejtuese asokohe.
Edvin Kondili: Nuk kam pasur pozicion drejtues prokurorie, nuk kisha qenë asnjë herë drejtues. Unë vijoj të shprehem pavarësisht kriterit të vendosur nga këshilli, mos qenia drejtues përgjatë asaj periudhe dhe pse mund të jetë konsiduar nga këshilli si pikë e dobët e konsideroj si pikë të fortë për veten time duke pasur parasysh mënyrën se si caktoheshin e promovoheshin shumica e drejtuesve në një sistem të centralizuar prokurorie, ky është vlerësimi im, ishte direkt preferenca e prokurorit të përgjithshëm sipas perceptimit tim ky, nuk flas për kolegë të ndëruar që mund të kenë ushtruar me përkushtim detyrën në atë kohë. Pas vitit 2019 e në viim me krijimi ne SPAK me frymë të re, prej muajtit qershor 2020 e aktualisht jam drejtues i seksionit kundër korrupsionit në SPAK. Uroj që Shqipëria të dalë sa më shpejt nga lista gri e pastrimit të parave. Kam pasur rol aktiv në rektrutimin e hetuesve të BKH.
Sot në KLP po zhvillohet seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e SPAK. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani do të shpalosin platformat e tyre para KLP ndërsa zgjedhja do të bëhet nga 10 anëtarët e KLP./Dosja.al
TIRANË- Kandidati për kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij gjatë intervistimit nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edvin Kondili tha se ka kryer disa operacione me metoda speciale gjatë cilave ka sekuestruar 700 kg kokainë.
"Kam ndjekur disa çështje penale të kryera kryesish me metoda speciale të hetimit, siç është blerja e kontrolluar. Vetëm në një rast sasia e kokainës së sekuestruar ka qenë 613 kg. Në rastin tjetër, ka qenë një sasi mbi 100 kg kokainë. Jam përfaqësues çështje penale në gjykim, me një numër të lartë të pandehurisht. Fillimisht kanë qenë të dërguar për gjykim 51 të pandehur, u nda më pas çështja në dy procedime. Një aktivitet që kryhej nga këta persona për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në SHBA dhe Kanada. Të gjithë personat janë shpallur fajtorë dhe kanë marrë masë dënimi. Kam përfaqësuar në gjykim çështje të tjera penale, që kanë të bëjnë me hetimet financiare dhe pasurore. Pas vitit 2020 e në vazhdim, në cilësinë e prokurorit të SPAK, ka pasur dhe sekuestrime të pasurive. Përgjatë 15 viteve të mia si prokuror, nga viti 2004 deri në vitin 2019, që përkon me kohën që kam qenë prokuror në Prokurorinë për Krimet e Rënda, për asnjë moment unë nuk kam pasur rolin e drejtuesit. Pas viti 2019 me krijimin e SPAK, prej muajit qershor 2020 unë jam zgjedhur drejtues i seksionit kundër Korrupsionit,"-tha Edvin Kondili.
TIRANË- Edvin Kondili, kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë prezantimin e tij. Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kondili nuk ka pasur më parë poste drejtuese, por ka guxim dhe vizion.
"Kjo është hera e dytë që kam aplikuar për të qenë në krye të SPAK pasi mendoj se kam guxim, vizion dhe përgatitjen profesionale për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme. Nëse do jem drejtues i SPAK do te kem angazhim maksimal që SPAK të jetë shembull i kthimit të besimit tek publiku dhe patjetër që do japim kontributin tonë për të qenë pjese e BE-së. Përgjatë 18 viteve në detyrën e prokurorit kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim një numër të madh të çështjeve penale që lidhen me të gjitha veprat që kanë patur në kompetencë si Prokuroria për Krime të Rënda dhe më pas Prokuroria e Posaçme. Natyrisht në pjesën e Prokurorisë së Posaçme, më tepër i fokusuar tek pjesa e veprave që lidhen me korrupsionin. Për të bërë një përshkrim unë shkurtimisht përmend faktin që veprat panel që kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim, në vlerësimin tim, cilësisht dhe me sukses kanë patur të bëjnë me veprat penale që lidhen me trafikimin e narkotikëve, trafikimin e armëve dhe municionit luftarak, trafikimin e lëndëve shpërthyese, rrëmbimit të personave, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, vrasjes së punonjësve të policisë, vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, kryerja e veprave penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale, përgjithësisht me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Kryerjen e vrasjeve me paramendim. Kam hetuar edhe përfaqësuar në gjykatë çështje penale me një numër të madh të pandehurish ku disa prej tyre i kalonin edhe numrin prej 35 të pandehur. Masat e dënimit që kam kërkuara dhe që janë miratuar më pas natyrisht kjo edhe për shkak të natyrës së veprave penale që kam përfaqësuar në gjykim ka qenë me raste edhe me 20 vjet burgim apo deri në burgime të përjetshme,"-tha Kondili.

Pyetje: Merakun tim kam si mendoni që ta përballoni si informacion, keni bërë një përllogaritje që nga volumi i punës së tyre që do të merrem pjesë e saj që t'i trajtojnë persona të tjera. Gjithmonë përfaqësimi në gjyq. Shoh që ka rrjedhje të të dhënave nga SPAK dhe duhet të ishin konfidente në atë moment të hetimit. Ka edhe kosto shteti, ka edhe kosto mbarëvajtja. Gjeni një mekanizëm për procesin
Altin Dumani: E shoh si oportunitet, se shkon i njëjti prokuror, por për çështje problematike kam vajtur edhe unë, ma kanë kërkuar kolegët. Për të mos u dërguar çështja në personale...se ma kanë thënë edhe në sallë të gjyqit, ore nuk ka ndonjë prokuror tjetër po prapë ti...
TIRANË- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani ka premtuar se në të gjitha çështjet që ka gjykuar nuk ka pasur asnjë rëndësi emri. Në intervistimin e tij para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Altin Dumani foli edhe për çështjet e vështira që ka pasur vetë, ose me bashkëpunëtorët e tij.
Pyetje: Thatë që nuk ka rëndësi emri, por provat. Ma thuaj më përqindje objektive duke ditur pikat e dobëta të institucionit që pretendoni të drejtoni. Thatë edhe që qytetarët të kenë besim, marrëdhëniet me ILD- thatë që kjo marrëdhënie duhet që të jetë jo mbi bazën e një akti formal, por kur KLP njihet me dështimet që ky Këshill ta ketë në vëmendje për dështimet nevojat dhe prioritetet...
Altin Dumani: 0%, ka rëndësi emri. Për mua nuk ka rëndësi fare dhe për këtë kemi plot kolegë dhe hetues që janë dëshmitarë. Në zyrën time ka pasur një rast kur një hetues po relatonte, shprehimisht ka qenë kjo; unë pres që t'i nesër të më arrestosh në zyrë nëse më del dhe mua emri aty. Kjo është marrëveshja që kam bërë që në ditën e parë. E kam pasion dhe e dua këtë punë. Kudo kam bërë më të mirën. Ka mundësi për përmirësim. Sa i takon ndryshimit, nuk kam pasur rol mes Këshillit dhe SPAK. Kam ndjerë që keni qenë përkrahës për SPAK. Unë kam shtuar se KLP do vihet në dijeni edhe me problematikat se jo çdo gjë shkon vaj.
Pyetje: Merakun tim kam si mendoni që ta përballoni si informacion, keni bërë një përllogaritje që nga volumi i punës së tyre që do të merrem pjesë e saj që t'i trajtojnë persona të tjera. Gjithmonë përfaqësimi në gjyq. Shoh që ka rrjedhje të të dhënave nga SPAK dhe duhet të ishin konfidente në atë moment të hetimit. Ka edhe kosto shteti, ka edhe kosto mbarëvajtja. Gjeni një mekanizëm për procesin
Altin Dumani: E shoh si oportunitet, se shkon i njëjti prokuror, por për çështje problematike kam vajtur edhe unë, ma kanë kërkuar kolegët. Për të mos u dërguar çështja në personale...se ma kanë thënë edhe në sallë të gjyqit, ore nuk ka ndonjë prokuror tjetër po prapë ti...
TIRANË- Altin Dumani, kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka bërë një premtim. Teksa intervistohej nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Altin Dumani tha se garancia që ai i jep SPAK është se do të vazhdojë që të punojë ashtu siç edhe ka bërë deri më tani.
Pyetje: Ne kemi problem që tek shpresa të kemi kontaktin, çfarë elemeni shikon tek vetja jote ku pas 3 vjetësh do jesh krenar dhe do dalësh para shqiptarëve për të dhënë unë e preka këtë shpresë...
Altin Dumani: Unë e thashë që është e vështirë të flasësh për veten, por kudo që kam punuar 23 vjet në çdo detyrë që më është dhënë kam treguar angazhim maksimal për të hetuar për të provuar akuzën, kam treguar një qëndrueshmëri edhe pse...Garancia ime, nëse do më jepet mundësia që të jem drejtues është pikërisht kjo që unë kam ndërtuar deri më tani si prokuror, jam përpjekur për të dhënë modest, i pacënueshëm nga asnjëlloj vesi, me një përkushtim maksimal dhe i aftë për të ndërtuar një kolektiv për të injektuar frymën e grupit. E kam bërë kudo që më është dhënë mundësia, por falë edhe punës së asaj njësie "Transparence International" ka bërë rënditjen më të madhe ndër vite. Unë kisha pjesën time patjetër, ndihmojmë njëri-tjetrin. Kjo është garancia që unë jap.
TIRANË- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani është pyetur gjatë prezantimit të platformës së tij në KLP edhe për arsyet e vendimit për të rikandiduar, ku shpreh se është nxitur edhe nga kolegët. Po ashtu theksoi në fjalën e tij gjatë marrjes në pyetje nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Altin Dumani tha se ishte mik i mirë me kolegët e tjerë, ndërsa theksoi se nëse merr drejtimin e SPAK, të gjitha dyshimet që do të ketë për paligjshmëri do i dërgojë në ILD për hetime të mëtejshme.
Çfarë mendoni se do të bëni ndryshe nga kandidatët e tjerë, se janë njëri më i mirë se tjetri?
Altin Dumani: Bilanci është me çështje se të gjithë të kualifikuar jemi të tre. Bashkë ishim duke pirë kafe, se edhe vëllezërit nuk janë njësoj, jo më dy kolegë...Ne kemi një mekanizëm kontrollues, është gjykata. A mund të bëjë gjë drejtuesi, në vlerësimin tim asgjë nuk duhet që të firmosë prokurori i çështjes. Kam qenë drejtuesi i caktuar kur nuk ka qenë Kraja, e në ato raste as nuk e shoh fare. Se është akt që ka të bëjë me Gjykatën, çështjen e ka prokurori i çështjes. Ajo që të garantoj unë është kjo, do jem i ndjeshëm nëse do shoh paligjshmëri. E thashë fjalën time, autonomi, por edhe dhënie llogarie. Në çdo rast që konstatoj unë si drejtues këtë kam, vënien në dijeni të ILD. Le ta shohin ata pastaj. Këtë e jap garanci, e bëj. Jam shumë i motivuar për ta bërë. Edhe sa i takon pronave, janë mekanizma që i kontrollon gjykata. Ka ndryshime dhe ankues për mënyrën sesi është proceduar sepse është zot prokurori. Unë do vlerësoj çdo ankesë.
Kush flet Gjykata dhe GJKKO duhet mbajtur përgjegjësi?
Altin Dumani: Në momentin që Gjykata hedh poshtë akuzat, përgjegjësia bie mbi prokurorin, unë nuk di fatin e atij kallëzimit. Mund ta plotësoj përgjigjen. Këto janë i takon vendimmarrjen e Gjykatës, ne do vlerësohemi për punën tonë nga Këshilli. Unë vë në dijeni patjetër të gjithë institucionet. Por nëse kërkohen masa nuk marr dot se nuk ma lejon ligji.
TIRANË- Kandidati për kryetar i SPAK, Altin Dumani është pyetur për punën e këtij organi këto vite. Gjatë marrjes në pyetje nga Këshilli i Lartë i Prokurirsë, Altin Dumani tha se ka bërë një punë të mirë duke ngritur dhe një bazë pune, por shtoi se ai është i pari që kritikon veten dhe punën e kolegëve të tij.
Cilën vlerësoni si pikën tuaj më të fortë? është hera e dytë që vinin para nesh për të garuar para nesh, pse sërish dhe çfarë ofroni në këtë moment. Thatë se do krijoni një frymë, ç'kuptoni me këtë?
Altin Dumani: Në atë kohë, asaj prokurorie i është dashur që të përballet me krimin e organizuar, se atë objekt pune kishte. Ishte një punë që të ngjallte dhe sodisfaksion. Për të ardhur tek SPAK, janë kolegë të nderuar dhe të motivuar nga pikëpamja profesionale shumë të mirë, sa i përket mjeteve dhe metodave të hetimit. Nëse krimet e rënda kishin vetëm krimet e rënda, ne kemi dhe korrupsionin. Kërkojnë metodologji hetimi të ndryshme, pak më i vështirë është hetimi me natyrë korruptive sepse krimi kryehet nga persona që janë njohur për ligjin. Pyetja e parë është e lidhur me të dytën, si e vlerësoj punën e SPAK? Na është dashur që të punojmë pa zyra, me efektivë të mangët, pa BKH. Ajo që them unë, është kjo, 3 vitet e punës në SPAK kanë krijuar një bazë të mirë. E them këtë me fakte, ka penalizuar zyrtarë të nivelit të lartë, gjyqtarë apo prokurorë dhe anëtarë të grupeve kriminale. Kjo prokurori ka dhënë prova të qarta se mund ta bëjmë ndryshimin, sa është masa hajde ta vlerësojmë, por i ka dhënë shenjat. Pavarësisht nivelit të zyrtarit që kemi përballë. është në gjendje që ta bëjë ndryshimin, pritshmëria është e madhe, është mision dhe nëse doni një njeri më të pakënaqur për punën time dhe SPAK jam unë, se kam në mendjen timë shumë gjëra të tjera. Kemi dhe eksperiencë tani se mjafton për t'u maturuar. Kemi një bazë të mirë. Hera e dytë që konkurroj, është hera e dytë. Pavarësisht rezultatit që pata shifrat që përmenda tregojnë se nuk u dekurajova. Sot jam akoma dhe më shumë i motivuar. Më kanë nxitur prokurorët dhe hetuesit që punoj, por jo ekskluzivisht por edhe të prokurorive të tjera. Më kanë nxitur dhe më kanë inkurajuar që të bëhem pjesë e garës. Unë nuk jam vetëm dhe thjesht që kujdesem vetëm për hetimin, i trajtoj si shokë si miq, kërkoj llogari pastaj. Patjetër. Kjo krijon frymën e grupit.
TIRANË- Altin Dumani u pyet gjatë prezantimit të platformës së tij për të drejtuar kreun e ri të SPAK, në lidhje me çështjet që ka në hetim. Në fjalën e tij gjatë garës për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani tha se do të vazhdojë që ti ndjekë vetë. Sipas Dumanit, parim për të janë provat dhe se emri nuk i bën përshtypje.
"Është e vërtetë që kam shumë dosje në hetim. E kam shprehur dhe janë dosje që kanë impakt në opinionin publik. Do vazhdoj ti ndjek vetë. E kam bërë si zv.drejtues. Nuk ka qenë e thjeshtë, kam dalë nga shtëpia në 7.15 dhe jam kthyer pas 7 të darkës. E shtuna nuk ka qenë ditë pushimi, të dielën punoj part-time. E thashë këtë sepse do vazhdoj të angazhohem, jam prokuror dhe do vazhdoj të mbetem derisa të dal në pension, për më tepër që unë e shoh si mision, jo si një vend pune. Për pyetjen e dytë, sa i takon çështjeve për krimin e organizuar, jam në dijeni se kam një dorë vetë atje, jam si pikë kontakti, kur vjen informacionoi për çështje të rëndësishme. Çfarë mund të bëj unë për çështje të rëndësishme? Nëse mund t'i ndihmoj për çështje, po vij unë, nëse duan prokurorë të tjerë patjetër. Unë nuk ngurroj, lëviz nga mëngjesi në darkë. Për më tepër për çështje të ndjeshme. Patjetër që në çdo rast do i shfrytëzoj instrumentat. Për të pastur sukses duhet frymë dhe punë në grup. Dua një grup prokurorësh të mos hezitojnë për ndjekje penale. Pas takimeve për hetuesit më ndodh që ma thonë një informacion me siklet, e unë u them këtë; emri nuk ka rëndësi, prova!,"-tha Altin Dumani.
TIRANË- I lanë vetëm 6 minuta prezantim dhe kaq, ndërpritet transmetimi i intervistës së Altin Dumanit, i cili gjithashtu garon për kreun e SPAK. Teksa po prezantonte pltaformën zëri është ndërprerë dhe më pas transmetimi me video, çka ka sjellë që përfaqësuesit ndërkombëtarë që ndjekin seancën të reagojnë. Ata kërkuan që problemi me audion të rregullohet për të mundësuar dëgjimin e platformës së Dumanit dhe më pas u rikthyen në transmetim.
TIRANË- Kandidati tjetër për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka bërë një prezantim të shkurtër të vetes. Në prezantimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Altin Dumani tha se gjatë gjithë karrierës së tij 23-vjeçare ka pasur arritje të rëndësishme, por ka edhe eksperiencë edhe si drejtues.
Altin Dumani: Unë besoj se suksesi varet nga puna në grup, atonomia e organeve të gjyqësorit dhe integriteti i institucionit. Të flasësh për veten është pak e vështirë, për mua si prokuror, ne jemi mësuar që të flasim për diçka tjetër. Ne jemi pak të kursyer kur flasim për veten, por të gjithë ata që nuk kanë informacionin e plotë për mua kam nisur që të punoj në vitin 1999, kam angazhim 23 vjet. E kam nisur në Sarandë. Nga atje kam shkuar në Tropojë, më tej në Tiranë. Nga qershori i vitit 2007, mu besua drejtimi i agjencisë së përbashkët hetimore. Kam punuar në Apelin e Tiranës për çështjet e korrupsionit dhe të hetimit të parave. U zgjodhja një nga anëtarët e SPAK, për më tej pastaj u bë 3 vjet që jam anëtar i kësaj prokurorie të Posaçme, është mision i vështirë dhe unë këtë frymë kam parë.
Kam marrë një ngarkesë të plotë në hetim dhe në gjykim, por edhe më shumë se prokurorët e tjerë. Kam ushtruar ndjekjen penale edhe pse nuk i përkas seksionit për korrupsionin. Nuk mund të lë pa përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar. Edhe me agjensitë angleze, franceze, zvicerane, se me italianet janë bërë të zakonshme hetimet. E gjitha ka krijuar një pamje të qartë për të pasur një luftë ndaj krimit të organizuar. është lufta në të gjithë territorin gjeografik. Për të ardhur më tej, kjo është...edhe vetë personalisht iu kam sjellë dokumentacionin e bollshëm. Kemi 3 vjet nga funksionimi, edhe sot nuk ka rregullore. Ka një draft të përgatitur në vitin 2019, por duhet ta kemi funksional sa më shpejt. Më është dhënë mundësia që të drejtoj kur zoti Kraja ka qenë jashtë vendit. Unë vlerësoj se edhe kjo duhet që të bëhet.
TIRANË- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adanan Xholi gjatë prezantimit të platformës për të marrë drejtimin e organit të akuzës, u pyet se cila ishte pika e tij e dobët. Në fjalën e tij, Adnan Xholi tha se pikë të dobët ka faktin që nuk e çon një çështje në Gjykatë pa gjetur edhe kreun.
Pyetje: Ne jemi njohur për një shpjegim të bërë nga ana juaj për një karrierë të gjatë 24-vjeçare, gjithë kjo përvojë e juaja edhe në SPAK, pyetja ime është kjo, çfarë pike të dobët i njihni vetes tuaj dhe Prokurorisë së Posaçme për të cilat do të punoni për t'u përmirësuar?
Adnan Xholi: Tashmë prokurorët e SPAK përfaqësojnë akuzën për të tre shkallët e gjykimit, përqafimi i akuzës duhet me hetim të suksesshëm dhe krahu i tij i djathtë janë oficerët e BKH. Pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga institucione të tjera. Por ka një diçka të veçantë që kanë vullnet për të punuar dhe dëshirë për të mësuar. Kam marrë edhe punë përsipër që të shtoj aftësitë profesionale që të shkojmë ballëhapur para Gjykatës për të mos riskojmë për pafajësi. Kam 24 vite si prokuror, jam skeptik që të shkoj para Gjykatës duke u marrë vetëm me pikën fundore, do të doja që jo vetëm të shkojë pika më e dobët e sistemit. Do të doja të gjeja udhëheqësin. Pa e mbyllur hetimin deri në fund, ndoshta edhe nuk mbyllet brenda ditës, kjo është pika e dobët. Kjo lloj Prokurorie ka të njëjtin status, nuk ka ndihmësa ligjore. Prokurori duhet të bëjë të gjithë punën përgaditore. Unë do insistoj nëse marr pëlqimin tuaj, ndihmësat ligjorë i kanë edhe Gjykata e Apelit. Ta kesh draftin paraprak duhet që të kesh analizën.
TIRANE- Një orë pasi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur 'finalja' për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaccme, Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka shkuar sot në kryeministri. Ora News raporton se Kim ka qendruar gati 1 orë në ambientet e kryeministrisë.
Nuk dihet arsyeja pse Kim shkoi sot në kryeministri, por vizita vjen në kohën kur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani janë duke shpalosur platformat e tyre për të marrë votën e trupës së KLP.
Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK vjen pas një përplasjeje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadës amerikane, që nuk ka shpëtuar pa u lexuar në media. SHBA mbështet kandidatin Altin Dumani për të marrë drejtimin e SPAK ndërsa qeveria dhe PS kërkojnë përzgjedhjen e Ervin Kondilit. Përplasja u bë edhe më e dukshme dy ditë më parë, kur Kim dhe Rama shkëmbyen replika në distancë për pavarësinë e trupës së KLP në zgjedhjen e kreut të SPAK./Dosja.al
TIRANE- Kandidati për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Adnan Xholi deklaroi sot para trupës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë se një nga pikat e tij më të forta është bashkëpunimi me trupën e prokurororëve. Bashkëpunimi sipas tij është më i madh pasi edhe koha që kalon me kolegët është më e madhe se me fëmijët e tij.
Adnan Xholi: Do të duhet të kishte një short jo të manipulueshëm. Nga ne nuk ka problem shorti manual por nuk ka patur problematikë. Bashkëpunimi me prokurorët, përveçse i kam kolegë, me ta rri pjesën më të madhe të kohës, nuk arrijmë të shohim fëmijët tanë. Kjo është një nga pikat e mia, që e kam dhënë përvojën.
Sot në KLP po zhvillohet seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e SPAK. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani do të shpalosin platformat e tyre para KLP ndërsa zgjedhja do të bëhet nga 10 anëtarët e KLP./Dosja.al
TIRANË- Kandidati në garë për postin drejtues në SPAK, Adnan Xholi deklaroi para KLP-së se nuk mund të bëhen dallime mes dy prokurorive, pasi duhet të merret shumë kohë. Më tej ai shtoi se gjatë tre viteve është mundur të dilet me rezultate të suksesshme.
'Për të bërë krahasimin mes dy prokurorive duhet të marrësh kohë. Për 3 vite u arrit të dilnin rezultate të suksesshme. Ka qënë punë e shkëlqyer e kolegëve të Prokurorisë së Posaçme. Në lidhje me kopetencat që ka pasur SPAK dhe prokuroria. Kjo e fundit ka pasur një vrull çështjesh. Një pjesë është dërguar në atë prokurori dhe u ndëshkuan. Dhe prokuroria e pasacme dhe ato që u nisën rishtazi u dënuan, zyrtarë të lartë dhe grupe kriminale.'- tha Xholi.
TIRANË- Adnan Xholi, kandidati për kreun e SPAK bëri një rezyme të të gjitha detyrave që ka pasur përgjatë eksperiencës 24 vjeçare në drejtësinë e vendit. Ai u shpreh para anëtarëve të KLP-së se ka marrë pjesë në gjykimet e ngjarjevfe të rënda kriminale në vend, duke përmendur ato të vitit 1997. Xholi tha se ambientet e Prokurorisë u rikthyen në atë kohë në Big Brother, duke pasur në ambiente të gjitha kamerat. Ai tregoi se ka marrë vlerësime nga misionet e huaja dhe autoritetet amerikane për punën që ka kryer.
'Çështje tjetër që ka marrë vëmendje të lartë është kur u vra një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit. Gjatë gjykimit në apel, u ndryshua kjo vendimarrje, me burgim të përjetshëm. Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur pas '97. Ka pasur vëmendje të lartë. Ambientët e Prokurorisë ishin kthyer si Big Brother. Nga mëngjesi në darkë i kisha kamerat atje. Në lidhje me aftësitë për drejtimin efektiv jam munduar me aq eksperiencë që kam patur dhe ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë puna si drejtues i grupit të punës. Të gjithë prokurorët ishin pjesë e grupit të punës, por si drejtues duhet të merrje hapat e duhur në lidhje me listën e zyrtarëve që i duhej dërguar institucionit përkatës. Si drejtues i marrëdhënieve me jashtë, kam miratuar EUROJUST. Imazhi publik i karrierës. Të flasës për një kriter të tillë duhet që t'i drejtohesh medias. Mendoj që kjo është parë në personin tim gjatë procesit të vlerësimit kalimtar. Nuk kam parë ndonjë vlerësim negativ. Më ra shorti të jem anëtari i KED. Nuk kam pasur asnjë kontestime dhe falenderoj median që bën pasqyrim real të personit tim. Kam marrë vlerësime jo vetëm nga pala shqiptare, por edhe nga BE dhe SHBA. Kam shkuar para autoriteve amerikane, më është dhënë një certifikatë lajmërimi. Ndërkohë që misionet e huaja më kanë falenderuar dhe më kanë dhënë mbështetjen e tyre.'- tha Xholi.
TIRANË- Adnan Xholi, kandidati për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, tha se ky institucion deri më tani ka bërë një punë të shkëlqyer. Por shtoi se me ardhjen e tij do të bëheshin investime për pajisje që të përgjojnë anëtarët e krimit të organizuar.
Cili është vizioni im për SPAK?
Adnan Xholi: Dua të përmbush disa objektiva. Interesi i ndërkombëtarëve është i shtuar lidhur me çështjet. Nuk do ndihen vetëm nëse sulmohen për shkak të detyrës dhe do të kenë mbështetjen time. Do vijojmë që të japim sinergji të re mes prokurorëve dhe OPGJ, tashmë kemi BKH por do insistoj që të vihet strukturave e hetimeve gjyqësore. Duhet të trajnohen të gjithë prokurorët. Tashmë që format e krimit po ndryshojnë, do të duhet që edhe ne t'i përshtatemi që të trajnohen të gjithë prokurorët për të ditur si funksionojnë këto lloj pajisjesh për të bërë interceptimet në aplikacionet e ndryshme.
TIRANË- Kandidati në garë për kreun e SPAK, Adnan Xholi deklaroi ditën e sotme se kur ka qënë në krye të institucioneve, ka pasur pjesë të hetimeve dhe zyrtarë të lartë. Ai u shpreh se ka qënë prokurori që ka pasur më shumë bashkëpunime me Francën në kuadër të shkatërrimit të grupeve kriminale. Më tej, Xholi shtoi se eksperiencat e kanë ndihmuar për punët dhe për hartimin e akteve që janë nxjerrë për problematikat e ndryshme.
'Si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme, kam një vit që jam pjesë e saj. E kam të pamundur që të bëj me dije çështjet sensitive, por bëj para jush se jam prokurori që më ka rastisur që të bashkëpunoj edhe më Francën në kuadër të shkatërrimit të grupeve kriminale. Kam sjellë vendimin e formës së prerë për qytetarë që vidhnin banesa të ndryshme në Francë. Eksperienca në drejtimin e një strukture. E kam nisur eksperiencën në moshë shumë të re, 24 isha zv.drejtues, 25 vjeç isha drejtues. Jam munduar që të kisha bashkëpunim të mirë jo vetëm me stafin por edhe me ndërkombëtarët. Jam munduar që të bëj një raport të barabartë në çështjet hetimore. Kam mbajtur peshën kryesore për shkak të edukimit dhe priviligjet të të qënit drejtues. Eksperienca që kam patur në hartimin e akteve, atë që munda të gjej dhe të vë në dispozicion kam parë problematike duke u konsultuar edhe me të tjerët, duke nxjerrë akte. Jam munduar për të rritur efektivitetin. Kam bërë dhjetra akte që kam qenë vetë pjesë. Çdo çështje ka interesin e saj, por ajo që të bëntë më të privilegjuar nga të tjerët ishte kur kam punuar për 9 vite tek Krimet e Rënda për shkak të çështjeve. Kam qenë drejtues i Krimeve të Rënda. Më rastisi që të jem drejtues dhe në çështjen kur ishin të akuzuar 2 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Për 17 ditë janë mbyllur hetimet, janë thirrur zyrtarët më të lartë të shtetit që nuk kishin parë ndonjëherë hetuesi, kryeministër, zv.kryeministër...etj.'- tha Xholi.
TIRANË- Kandidati në garë për kreun e SPAK, Adnan Xholi gjatë prezantimit të platformës për të marrë drejtimin e organit të akuzës, u pyet për çështje të ndryshme nga anëtarët e KLP-së. Në nisje të prezantimit të tij, Xholi tregoi se në të shkuarën ka marrë pjesë në shumë çështje, mirëpo ai veçoi Gjirokastrën. Xholi tregoi se ka mbajtur peshë të madhe në Gjirokastër gjatë hetimeve për vrasjet dhe rrëmbimet mirëpo nuk la pa përmendur dhe hetimet që ka kryer për ngjarjet e ndodhura në vitin 1997.
'Mendoj që cilësitë e mira mund të shërbejnë edhe si drejtues. Drejtuesi është i pari mes të barabartëve. Ekperienca për ndjekjen e çështjeve sensitive, që në Gjirokastër kam mbajtur peshën kryesore për vrasjet dhe rrëbimet e personave. Si Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kam qenë pjesë e hetimeve të ngjarjeve të ndodhura në '97 ose pasojat e saj. Kam hetuar dhe përfaqësuar akuzën në hetim. Diçka e veçantë me këto çështje është që kanë nisur hetimet pas 10 viteve. Janë përdorur edhe bashkëpunëtorët e parë të drejtësisë. Pjesa dërrmuese e të pandehurve kanë marrë +20 vite dënim, por 3 prej tyre kanë marrë dënim të përjetëshëm, dënim që ende e kam. Kam bashkëpununuar me të huajit sa i përket lëndëve narkotike. Janë dënuar shtetasit shqiptarë që kryenin krimet në vendet e huaja. Kam qenë prokuror që paralelisht me penalin është hetuar edhe pasurori. Vetëm në një çështje vlera monetare kap shifrën e 2.6 mln eurove.'- tha Xholi.
TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi ka nisur prezantimin i pari në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai renditi të gjithë përvojën e tij profesionale, duke theksuar se ka 24 vite eksperiencë pa shkëputje. Xholi përmendi se iu është dhënë mundësia që të luftojë dhe të forcojë bashkëpunimin me ndërkombëtarët. Xholi nuk la pa përmendur dhe eksperiencën në fushat jashtë drejtimit të institucioneve të rëndësishme, siç ishte mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës.
Ai premtoi se do marrë në mbrojtje çdo lloj prokurori që ka të drejtë dhe është nën sulm.
PJESË NGA DEKLARATA E XHOLIT:
Nuk jam në konflikt interesi me asnjë nga anëtarët. Vlerësoj se plotësoj kriteret me bindjen se kam aftësitë e duhura profesionale dhe hetimore falë sistemit të drejtësisë siç është SPAK. Kjo Prokurori është efektivë falë punës tuaj të palodhur dhe ndihmesës së ndërkombëtarëve. Trupa e SPAK është më profesionalja në Republikë. Jam krenar që punoj me ta. Por duhet luftë pa kompromis ndaj korrupsionit të niveleve të larta dhe krimit të organizuar. Por për t'u përballur me publikun duhen hetime konkrete në një kohë të shpejtë dhe duke u bazuar vetëm në prova. Vij sot këtu si kandidati që kam 24 vite eksperiencë pa shkëputje. Karriera ime ka rritje konsistente. E kam nisur nga roli bazë duke ngjitur shkallët e karrierës. Pas përfundimit të studimeve jam titulluar në Tepelenë si OPGJ. Më pas, kam qenë drejtues dhe zv.drejtues i Prokurorisë së Gjirokastrës. Kam qenë edhe drejtor i Krimeve të Rënda. Po ashtu, drejtor në disa drejtori. Më kanë dhënë munësinë që të luftoj dhe konsolidoj bashkëpunimin me ndërkombëtarët. Ju bëj me dije se krahas eksperiencës kam dhe një të pashkëputur në fushën akademike. Jam i pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës dhe i të drejtës penale në disa universitete të vendit. Nëse do kem nderin që të votohem nga ana juaj bëj me dije se qenia drejtues nuk të heq titullin e prokurorit. Do të dua që krahas menaxhimit, do të dua që drejtuesi të mbajë përgjegjësitë e tij. Do të duhet që të vëjë në eficencë mekanizmat ligjorë për të dhënë vëmendjen tek korrupsioni i zyrtarëve të lartë.
Detyra e drejtuesi që të marrë përsipër që të mbajë akuzën. Pranë Gjykatës së Lartë jepen vendime unifikiese dhe drejtuesi duhet të japë kontributin e tij. Drejtuesi ka rolin e tij që tërheq trupën në një betejë dhe të mos lërë asnjë prokuror vetëm. Çdo lloj prokurori që është në të drejtën e tij do të ketë mbrojtjen time në çdo lloj sulmi. Kjo është në pjesën hyrëse sa i përket fjalës time do të vendos në dispozivcion bagazhin tim, ekperiencën në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në skuadra të përbashkëta hetimore.
TIRANË- Nis intervistimi i 3 kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Intervistimi po bëhet në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Po ashtu gara po monitorohet nga kryeprokurori Olsian Çela dhe të dërguar nga ambasadat e Bashkimit Europian, OPDAT dhe SHBA.
Edhe këta të fundit kanë të drejtën e bërjes së pyetjeve.
TIRANË- Kreu i SPAK, Arben Kraja ka ndarë një mesazh para procesit të zgjedhjes së drejtuesit të ri. Ai ka ndarë një foto me tre kandidatët në garë, të cilët do dalin para KLP-së në orën 10:00. Kraja u uron suksese kandidatëve për drejtues. Ai kërkon dhe uron që SPAK të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet të lartë.
MESAZHI:
Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë.
Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë. pic.tëitter.com/im66JGM4D7
— Kraja Arben (@KrajaArben1) December 16, 2022
Ditën e sotme, mbahen zgjedhjet për kreun e SPAK. Tre kandidatët në garë janë Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani. Kreu i SPAK-ut do nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje.