6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga SPAK, Sali Berisha e konsideroi Prokurorin e Përgjithshëm si mashtrues.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm, duke thënë se ai ka fshehur dy dëbimet e Irena Gjokës, duke mos ia relatuar KLGJ. Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga SPAK, Sali Berisha e konsideroi Prokurorin e Përgjithshëm si mashtrues.
"Prokuroria e Përgjithshme pasi zvarriti për gati 22 muaj procedurën, sipas kërkesës së Adriana Kalasë si përfaqësuese e PD, nuk pranoi t’i jepte asaj në fund relacionin e përgatitur në lidhje me dy dëbimet dhe vendimin penal të Irena Gjokës. Arsyeja u kuptua gjatë leximit të relacionit nga KLGJ. Prokuroria e Përgjithshme shkeli ligjin dhe nuk relatoi në KLGJ dy dëbimet. Shikoni se çfarë mashtruesi është ai Olsi, që i del emri atij atje ku nuk duhet të dalë, ai Olsi i Prokuroria e Përgjithshme. Pra, dëgjojeni tani se çfarë bën, nuk ia dërgon KLGJ-së dëbimet. Nuk i dërgoi sepse ai vetë është Irena Gjoka. Sepse janë dytyrat e drejtësisë së kapur nga krimi dhe politika, që nuk kanë lidhje me ligjin e Kushtetutën.
Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese as që u shqetësuan nga çështje të tilla.
Irenat e Gjykatës Kushtetuese deklaruan se Irena është magjistrate legjitime, pavarësisht se ka dhënë vendime në kundërshtim të hapur me një ligj të votuar me tre të pestat, i cili përcakton se organi përgjegjës, kryetari dhe magjistrati, njoftojnë menjëherë këshillin për shkaqet e papajtueshmërisë që sjellin mbarimin e statusit të mandatit. Në këto raste, magjistrati ndalon së ushtruari funksionin e magjistratit, kudo, përveçse në narko-shtetin shqiptar. Më së paku gjykatat duhet të kishin pohuar detyrimin ligjor, parandalimin e funksionit. Çështja ndërkohë është referuar një këshill dhe prokuror jo nga Irena si magjistrate, por nga Fredi Beleri dhe Adriana Kalaja, por Gjykata Kushtetuese nuk zhgënjen në vete turpërimin e saj.
KLGJ-ja, avertëbrorë, pa shtyllë kurrizore, i turpshëm, me 6 vota, nuk e marrin përsipër edhe pse janë organ kompetent për këtë çështje. Nuk e ushtron këtë kompetencë për 22 muaj, në një kohë kur duhej të kthente për 15 ditë përgjigje.
Gjatë kësaj periudhe zvarrit procesin dhe në asnjë moment nuk vë në dyshim kompetencën e saj. Pas zvarritjes për 22 muaj, gjatë të cilës Irena Gjoka në kundërshtim me ligjin, nuk ndalon së ushtruari detyrën, mblidhet dhe me paturpësi thotë se nuk është organi kompetent dhe se çështja i takon ILD-së.
Dhe që të mbrojë Irenën, nuk merr vendim ta çojë çështjen në ILD. E merrni vesh apo jo? Pra, ka thënë i takon, por nuk e çon në ILD," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha denoncoi gjyqtaren Irena Gjoka për bashkëpunim me Ergys Agasin. Në një deklaratë ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi ashpër anëtarët e KLGJ-së për vendimin e tyre li...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë paeaqitjes në SPAK tha se aty brenda pa prokurorin Arben Kr...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha lexoi mesazhin që la në SPAK ditën e sotme, ku akuzon prokurorin Altin Dumani p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemkrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për ma...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një kërkesë të gjyqtarëve që sipas tij, ata duan t&e...
Ivanka Trump Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së N...
Foto Ilustruese Autoritetet në Kosovë kanë ndaluar të dielën 34 prej 43 të intervistuarve, të cilët dyshohen p&eum...
Foto ilustruse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të par...
Jeffrey Epstein dhe Atifete Jahjaga SHBA- Në dosjen e Jeffrey Epstein është përmendur dhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete J...