LIVE UPDATES
Politike

"Sinjalin e parë do ta japim në datën 22 dhjetor"/ Berisha: Ne e dimë si luftohen diktaturat dhe ne do t’i përvishemi diktaturës

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Rama dha 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve dhe 100 euro për çdo pensionist.

20 Dhjetor 2025, 13:07 Nga E.d
"Sinjalin e parë do ta japim në datën 22 dhjetor"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama qëndron mbi farsën elektorale dhe se zgjedhjet e 11 maji nuk i ka fituar ai, por opozita. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Rama dha 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve dhe 100 euro për çdo pensionist.

Lideri demokrat tha se opozita nuk e din si luftohen diktaturat, por do ti përvishet diktaturës. Berisha tha se opozita do të japë sinjalin e parë në datën 22 dhjetor, për të vazhduar deri në largimin e tij nga pushteti.

"Unë ju mirëkuptoj ju, por edhe ju duhet të më mirëkuptoni mua. Histori dhe eksperiencë kemi. E vërteta është se, në këtë start ne duhet të ndihemi më të fuqishëm dhe më të motivuar se kurrë, sepse Edi Rama qëndron mbi farsën elektorale. Zgjedhjet e 11 majit nuk i ka fituar kurrë Edi Rama, por i ka fituar opozita. Zgjedhjet e 11 majit nuk i ka fituar Edi Rama, sepse për ti marrë ato, ai dha 2 miliardë euro gjoba dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve. Dha nga taksat e shqiptarëve 100 euro për çdo pensionist, organizoi bandat në të 4 anët e vendit, për të futur në parlament 28 deputetë.

Bleu dhe korruptoi sistemin e votës në diasporë dhe shënoi rezultate të barabarta me Korenë e Veriut. Zgjedhjet i ka fituar opozita. Për çdo njeri që do të gjykojë me gjakftohtësi, ato zgjedhje nuk janë fituar kurrë nga Edi Rama.
Pse e them unë këtë tani? Kemi të drejtë të ndërmarrim çdo masë kundër tij për ta nxjerrë nga pushteti. Ai pushtet qëndron mbi farsën dhe jo votën. A do shkojmë ne drejt saj. Absolutisht po. Ne jemi në një diktaturë, ne duhet të realizojmë se jemi në një diktaturë. Isha në Kavajë para 2 ditësh, në Kavajë në 25-26 mars të vitit 1990, grupet antikomuniste të Kavajës, në dy ditë çliruan Kavajën me motivin; ja të vdesim ja të rrojmë për liri, o sot, o kurrë.

Kështu që ne dimë si luftohen diktaturat dhe ne do ti përvishemi diktaturës. Edi Rama të ardhme nuk ka. Ne japim sinjalin e parë në datën 22 për të vazhduar gjer në largimin e tij, por si njerëz të gjithë ata që janë të betuar në misionin e tyre për të larguar këtë diktaturë, duhet të përgatiten për protesta të qëndrueshme, të gjata. Siç më tha mua një qytetar, po në Kavajë, doktor, protestat duhet ti bëjmë me batanije në shpinë, sepse duhet të bëjmë gjithçka që kostoja të jetë sa më e pranueshme.

A mund të imagjinosh ti, ju lutem se nuk më vjen mirë që e them, por nëse Shqipëria do të kishte dënimin kapital, Lubi Balluku do të merrte 3 dënime kapitale për këto që vjedhje që ka bërë. Po Rama që ka të paktën 5 fishin e tyre. Po të paktën doli kjo dhe falë atyre hetimeve këto gjëra u mësuan nga shqiptarët dhe bota." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha 22 dhjetor opozita

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet