LIVE UPDATES
Politike

"Një njeri që nuk kërkon lavdi", Klea Huta mbështet publikisht Florian Binajn: Vendi ynë ka nevojë për njerëz të papolitizuar

Në mesazhin e publikuar, ajo e përshkruan Binajn si një aktor që është kthyer në frymëzim për të rinjtë dhe për këdo që ka punuar me të, duke theksuar se vendi ka nevojë për njerëz si ai; të ndershëm, të papolitizuar dhe që lënë gjurmë pozitive në shoqëri.

13 Tetor 2025, 10:22 Nga M.L
"Një njeri që nuk kërkon lavdi", Klea Huta
Klea Huta, Florian Binaj

TIRANAKëngëtarja dhe moderatorja e njohur Klea Huta ka deklaruar hapur mbështetjen e saj për kandidatin e pavarur Florian Binaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Huta ka ndarë vlerësimin e saj për Binajn, duke kujtuar bashkëpunimin e tyre gjatë periudhës në akademinë e saj artistike.

Në mesazhin e publikuar, ajo e përshkruan Binajn si një aktor që është kthyer në frymëzim për të rinjtë dhe për këdo që ka punuar me të, duke theksuar se vendi ka nevojë për njerëz si ai; të ndershëm, të papolitizuar dhe që lënë gjurmë pozitive në shoqëri.

Ndër të tjera, Huta e mbyll mesazhin duke i uruar suksese aktorit dhe me një apel simbolik: “Shpresoj që Shqipëria të zgjohet. Sepse nëse zgjohet, ka shanse të drejtohet nga njerëz si ti.”

Me këtë deklaratë, Klea Huta i bashkohet një sërë figurash publike që kanë shprehur hapur mbështetjen për Florian Binajn në garën e tij si kandidat i pavarur.

POSTIMI I PLOTË:

Para gati tre vitesh vendosëm që kursit të madh të aktrimit në Klea Huta Academy t’i bashkohej Florian Binaj. Jo për emrin, jo për famën. Por sepse ndjeva që ai mund të sillte diçka ndryshe, frymë, pasion dhe një mënyrë tjetër për t’u prekur shpirtin fëmijëve tanë. Qëllimi ynë ishte i thjeshtë: t’u mësonte si të krijonin karaktere, si të njihnin veten përmes aktrimit dhe në fund të vitit të përgatisnim bashkë një shfaqje të vogël për publikun e ngushtë.

Por ajo që ndodhi s’e kishte parashikuar askush. Nuk ishte më një kurs. U kthye në një magji. Fëmijët frymëzuan Florin për të shkruajtur veprën, Flori frymëzoi fëmijët për t’a luajtur. Prej asaj dite, shfaqja “Komshinjtë” nuk është ndalur asnjëherë.
Një ide që nisi në një klasë aktrimi me adoleshentë, u kthye në një tur teatri që udhëton nëpër gjithë Shqipërinë, duke mbushur sallat plot dhe duke prekur zemra në çdo qytet.

Unë e kam vlerësuar gjithmonë Florin. Si mik, si koleg, por mbi të gjitha si njeri. Në çdo bashkëpunim e kam parë sa i drejtë është, sa shumë e do artin dhe sa respekt ka për njerëzit. Si i ka mbijetuar sfidave të jetës reale, atë që jo të gjithë mund t’a shohin. Flori është nga ata që nuk flet shumë, por kur flet, flet me shpirt. Flori nuk e përdor humorin për të fshehur ndjenjat,
por për t’i zbutur, për t’i shëruar. Është i pastër, i ndershëm. Një njeri që nuk kërkon lavdi, por kërkon kuptim.

Kur doli kandidatura e tij për kryetar bashkie, për mua nuk ishte surprizë. Ishte diçka që ndoshta e prisja prej kohësh,
pa e ditur. Sepse gjithmonë e kam parë Florin si njeri që di të drejtojë. Nuk e shoh në politikë, e shoh në shërbim. Në frymë, në përkushtim. Për mua kjo kandidaturë është një shenjë që ky vend ende ka shpresë. Që nuk jemi mbyllur akoma mes të njëjtëve emra dhe të njëjtëve njerëz. Që dikush mund të dalë nga arti, nga jeta reale dhe të thotë: Unë dua të bëj diçka ndryshe.

Sepse ky vendi ynë ka nevojë për njerëz si ai. Njerëz si ti Flor. Të pa politizuar. Që nuk e shohin pushtetin si privilegj por si përgjegjësi. Që nuk flasin për t’u dukur por veprojnë për t’u dëgjuar nga ndërgjegjja e tyre. Dhe unë jam me të. Jo për politikë. Por për njeriun që është. Për vlerat që përfaqëson. Për shembullin që jep. Florjan Binaj është nga ata që nuk bëjnë zhurmë por lënë gjurmë. Që nuk premtuan asnjëherë shumë por dhanë gjithmonë më shumë se ç’premtuan.

Suksese miku im. Shpresoj që Shqipëria të zgjohet. Sepse nëse zgjohet, ka shanse të drejtohet nga njerëz si ti./ Dosja.al

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta)

klea huta florian binaj bashkia tirane

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht