Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qëllimi i projektligjit është rregullimi dhe garantimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së kultivimit, prodhimit, përpunimit dhe eksportit për qëllime mjekësore dhe industriale të bimës së kanabisit.

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë shqyrtoi sot, me kërkesë të deputetëve të opozitës, projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor, të miratuar së fundmi në Këshillin e Ministrave.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sqaroi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator se si do të nisë procesi për të kontrolluar kultivimin dhe përpunimin e bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.
Qëllimi i projektligjit është rregullimi dhe garantimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së kultivimit, prodhimit, përpunimit dhe eksportit për qëllime mjekësore dhe industriale të bimës së kanabisit.
Nëpërmjet këtij projektligji, Shqipëria ndjek edhe tendencat në rritje të ekonomive në zhvillim që lejojnë përdorimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Kështu rritet konkurrenca në tregjet ndërkombëtare që janë gjithmonë në rritje.
“Gjatë dekadës së fundit, përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore është legalizuar në më shumë se 35 vende dhe në Evropë janë 22 vende që kanë një legjislacion të veçantë për përdorimin e kanabisit për këtë qëllim.
Kultivimi i kanabisit dhe kulturave të tij pritet të sjellë një mundësi të madhe ekonomike për vendin. Në të gjitha vendet që kanë ndërmarrë këtë hap është vënë re një rritje e madhe e industrisë, si dhe thithje e investimeve dhe të ardhura më të mëdha nga taksat.
Izraeli është një shembull konkret i përfshirjes së barnave të reja që rrjedhin nga kanabisi dhe rritjes fitimprurëse të industrisë.
Në projektligj janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve për subjektet e interesuara. Pranë Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit do të ngrihet edhe Komisioni i Licencave që do të administrojë dhe verifikojë kërkesat që do të paraqesin subjektet. Ky komision do të vendosë edhe sanksione për ato subjekte që pajisen me leje dhe licenca por që shkelin kushtet ose dalin përtej kuadrit ligjor të përcaktuar.
Parashikohet edhe ngritja e regjistrit të posaçëm të subjekteve të licencuara dhe të lejuara, i cili do jetë i aksesueshëm nga gjithë strukturat përkatëse të shtetit, në mënyrë që ky proces të jetë i monitoruar. Licenca për çdo kompani të interesuar miratohet nga qeveria bazuar mbi disa kritere dhe procedura përzgjedhëse të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Kanabisit.
Kriteri i parë është që kompania duhet të ketë eksperiencë 3-vjeçare në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bimës së kanabisit.
Ndër kriteret për të aplikuar për licencë është vetëdeklarimi për punësimin e të paktën dhjetë personave, dorëzimi i vetëdeklarimit për punësimin e të paktën 10 personave për çdo njësi, 2 prej të cilëve duhet të jenë punonjës të kualifikuar në fushën e farmacisë dhe agroinxhinierike, me eksperiencë pune jo më pak se 3 vjet në fushën përkatëse”- shpjegoi ministrja Ogerta Manastirliu.
Sipas deputetit të opozitës, z. Titran Shehu, projektligji krijon disa paqartësi mbi efektet, mekanizmat dhe qëllimin e veprimtarisë së tij të drejtuar më së shumti në tregun e brendshëm apo për eksport.
“Projektligji nuk është në përputhje me kodin penal të Republikës së Shqipërisë. Mekanizmat, lejet, monitorimi dhe efektet e industrisë janë të paqarta dhe të pamenduara mirë. Qëllimi i veprimtarisë së industrisë për eksport apo për potencialin e tregut vendas është gjithashtu i paqartë. Në ligj nuk ka dallim mes kultivimit, prodhimit dhe përdorimit. Diferencimet në këto kategori bëhen vetëm në tre kategori të paqarta lejesh dhe licencash, sasia e T.H.C dhe sipërfaqja e mbjellë. Nuk ka kufizime në sasinë e T.H.C. Kjo do të krijojë një vakum ligjor për kultivimin e bimës për kanabisin industrial dhe shkel direktivat e BE-së – tha Shehu.
Deputeti Petrit Vasili tha se legalizimi i bimës do të rrisë nivelin e informalitetit në sektorin e bujqësisë.
“Do të rritet niveli i informalitetit në bujqësi, numri i fermerëve dhe shumë boshllëqe të mëdha që pengojnë zhvillimin e bujqësisë intensive që krijon të ardhura shumë herë më të larta se kjo industri, këto janë disa faktorë që duhen pasur parasysh – tha Vasili./MONITOR
Arben Ahmetaj, zyrtar, deputet dhe ministër socialist me disa portofole përgjatë dy dekadave të fundit, pritet të përballet me a...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka shtyrë miratimin e projektligjeve për spiunët në funksione të larta drejtu...
Arben Ahmetaj TIRANË- Nesër në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e...
Presidenca TIRANË- Ka mbërritur në Presidencë propozimi i kryeministrit Edi Rama për Taulant Ballën ministër i Brendsh&e...
Edi Rama TIRANË- Kampi socialist nuk gjen qetësi. 'Dosja.al' raportoi pak orë më parë se kryeministri Edi Rama kishte anuluar taki...
Gazment Bardhi TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi anëtar i Këshillit të Mandateve, i ka kërkuar Kryetare...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit A...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaron se emërimi i Taul...
PS TIRANË- Në mbledhjen e sotme të grupit të Partisë Socialiste është diskutuar edhe kërkesa e SPAK për arrest...
Lulzim Basha TIRANË- Lulzim Basha është zëri i radhës që ka reaguar pas kërkesës së SPAK, të depozituar d...