Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
Ai e konideroi shqetësuese faktin që politika nuk po reflekton ndaj shqetësimeve serioze që paraqet protesta, duke thelluar hendekun me popullin.
TIRANA- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shprehet se përvetësimi politik dhe financimi me paratë e qytetarëve, zbulon një model të vjetëruar qeverisës. Ai e konideroi shqetësuese faktin që politika nuk po reflekton ndaj shqetësimeve serioze që paraqet protesta, duke thelluar hendekun me popullin.
Ish-ministri i Jashtëm thekson se protesta i kanë dhënë Shqipërisë një imazh ndërkombëtar që nuk ka para e koncert që e krijon. Në këtë pikë ai shtron pyetjen: “Pse duhen shpenzuar paratë publike për argëtim, ndërsa vendi përballet me probleme më të mprehta ekonomike e sociale?”.
Në fund, ai tha se shqiptarët nuk kanë pse t’i japin miliona euro një kompanie private dhe një një artisti që nuk kontribuon në zhvillimin kulturor të vendit.
Reagimi i Bushatit:
SHQIPTARËT VENDIMMARRËS, JO SPEKTATORË
Në një shoqëri demokratike njerëzit janë të lirë të bëjnë zgjedhjen që mendojnë se është më e mira për ta. Debati i stisur mes protestës dhe koncertit është përçarës dhe joproduktiv. Shqiëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte.
Dritat dhe hareja e një koncerti zgjasin pak, krahasuar me protestat disa javore që i kanë dhënë Shqipërisë një imazh ndërkombëtar që nuk ka para e koncert që e krijon. Një imazh, që pasqyron shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë e lufton me dinjitet për vendin e vet.
Shqetësues është fakti që politika nuk po reflekton ndaj shqetësimeve serioze që paraqet protesta, duke thelluar hendekun me popullin. Protesta që filloi si zemërim për aksesin në tokë e plazh dhe ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët natyrore është shndërruar në një frymë më të madhe që ka të bëjë me thelbin e demokracisë. Në atë se kush e si duhet të vendoset për të ardhmen e Shqipërisë.
Pyetjet nuk duhet të shtrohen nëse je me koncertin apo me protestën, pasi janë dy anë dhe jo dy pole, siç duan t’i trajtojnë brigadat digjitale.
Pyetjet që kërkojnë përgjigje kanë lidhje me thelbin e sistemit qeverisës që duam të ndërtojmë: Pse duhen shpenzuar paratë publike për argëtim, ndërsa vendi përballet me probleme më të mprehta ekonomike e sociale? Pse shqiptarët duhet t’i japin miliona euro një kompanie private dhe një një artisti që nuk kontribuon në zhvillimin kulturor të vendit? Edhe sa kohë do ta trajtojmë kulturën si spektakël?
Në këto kushte, përvetësimi politik dhe financimi me paratë tona i koncertit merr rëndësi përtej koncertit dhe emrit të artistit. Pasi zbulon një model të vjetëruar qeverisës./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANA- Protetat masive që kanë përfshirë vendin prej 43 ditësh tashmë kanë marrë jehonë komb&e...
Foto ilustruse TIRANA- Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas deklaratës së këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa e...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli edhe për protestat masive që kanë përfshirë vendin prej 43 ditësh, përmes s&...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi se 4 milionë eurot e dhënë nga qeveria për të mbështetur koncertin e kën...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur për koncertin e Kanye West i cili u zhvillua në Tiranë ditën e djeshme...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye We...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të ministres s&eu...
Edi Ramaub TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga koncerti i artistit të famshëm amerikan, Kanye West, zhvilluar mbr&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Dy ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 8 qershorit, kryeministri në de...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamjet nga koncerti i këngëtarit me famë botërore Kanye West, i cili...