27 Maj 2024, 12:10
Nga B.Z
Jorida Tabaku
TIRANË - Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka deklaruar këtë të hënë se shqiptarët paguajnë më shumë taksa, ndonëse marrin shërbimet më pak shërbime. Në një positm në rrjete sociale, Tabaku shprehet se ndonëse shqiptarët paguajnë taksat më të larta, ata nuk kanë pensione më të larta apo shëndetësi falas. Ajo shton se edhe fondet që janë mbledhur në buxhetin e shtetit sipas saj nuk shpenzohen sepse shkojnë për PPP, për koncesionet dhe nuk fokusohen tek projektet reale që mund të jenë në shërbim dhe dobi të turizmit.
Reagimi i plotë:
Është fakt tashmë që çdo shqiptar paguan më shumë taksa, tarifa lokale, paguan më shumë për shërbime dhe veçanërisht shtresa e mesme ka pasur një rritje të jashtëzakonshme taksash. Buxheti i shtetit vitin e shkuar mblodhi pothuajse 264 mln euro më shumë. Ndërsa viti u mbyll me një sufiçit e shtesë prej 150 mln eurosh. Po çfarë po ndodh me buxhetin e shtetit? A po i merrni këto taksa mbrapsht? A po merrni çmime më të ulëta? A keni më shumë shërbime? Pensione më të larta? Shëndetësi falas? Më shumë rrugë? Ndërsa flasim 11% janë shpenzimet e fondeve për investime publike. Projekte të shtrimit të rugëve, ujësjellës kanalizime, infrastruktura lokale…11%. Po çfarë po ndodh? Është kjo vlerë si rezultat i arrogancës? I korrupsionit apo i paaftësisë për të shpenzuar para? Ndërsa ia marrin qytetarëve me çdo formë të mundshme; tek dyqani i lagjes me çmimet e larta, tek fshatari me më shumë taksa, tek supermarketi me taksa të rritura nuk ia kthejnë pas me shërbime. Edhe fondet që janë mbledhur në buxhetin e shtetit nuk shpenzohen sepse shkojnë për PPP, për koncesionet dhe nuk fokusohen tek projektet reale që mund të jenë në shërbim dhe dobi të turizmit.
jorida tabaku
Politike
27 Maj 2024, 11:59
B.Z
Foto nga mbledhja
TIRANË - Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku pritet të përcaktohet...
Politike
27 Maj 2024, 11:46
B.Z
Gjykata Kushtetuese
TIRANË - Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë këtë të hënë (27 Maj) ankimimin e opozitë...
Politike
27 Maj 2024, 10:40
B.Z
Fredi Beleri
TIRANË - Është shtyrë sërish seanca në Apelin e GJKKO-së për kryebashkiakun e zgjedhur të Himar&e...
Politike
27 Maj 2024, 09:27
B.Z
Alfred Balla
TIRANË - Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet paraditen e kësaj të hëne për të p&eu...
Politike
27 Maj 2024, 08:42
M.B
Edi Rama
MILANO- Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga momentet në takimin me emigrantët shqiptarë...
Politike
26 Maj 2024, 22:12
N.F
Rama
GREQI- Takimi i radhës i kryeministrit, Edi Ram në Milano me shqiptarët e diasporës në Itali mesa duket nuk ka kaluar pa t&...
Politike
26 Maj 2024, 21:06
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit ka k...
Politike
26 Maj 2024, 20:51
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështëtësve poshtë pal...
Politike
26 Maj 2024, 20:39
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit ka k...
Politike
26 Maj 2024, 20:12
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Milano me shqipta...