LIVE UPDATES
Politike

Shqipëria nuk ka një datë për rikthimin e fondeve IPARD

Autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje për të plotësuar kërkesat dhe kushtet që duhet të plotësojnë në mënyrë që vendi të rifitojë fondet e ndërprera për bujqësinë nga Komisioni Evropian, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

13 Maj 2024, 16:32 Nga r.ll
Shqipëria nuk ka një datë për rikthimin e fondeve IPARD
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Evropian i pezulloi Shqipërisë miliona euro grante për bujqësinë nga programi IPARD në korrik 2023, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Shqipëria nuk ka ende një datë për riçeljen e fondeve, por zëvendësministri i bujqësisë Dhimitër Kote pretendon të kundërtën. Në një dalje televizive, Kote tha se fondet do të rikthehen në 2025-ën. Deklarata u përgënjeshtrua nga Komisioni Evropian për Faktoje.

Autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje për të plotësuar kërkesat dhe kushtet që duhet të plotësojnë në mënyrë që vendi të rifitojë fondet e ndërprera për bujqësinë nga Komisioni Evropian, për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Mirëpo, teksa Shqipëria nuk e ka ende një afat konkret për rikthimin e fondeve IPARD, zëvendës ministri i bujqësisë Dhimitër Kote pretendon të kundërtën. Gjatë një interviste televizive, Kote deklaroi se programi IPARD III do të jetë funksional vitin e ardhshëm – vit i cili përkon me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Majde, zëvendësministri lë të kuptohet se procesi i vlerësimit për hapjen apo jo të IPARD III-shit, është normal dhe nuk ka të bëjë me hetimet për korrupsion.

 “…Për vitin 2025 ajo skemë do të jetë funksionale. Çdo proces ka kohën e vet, sepse ne përthithëm dy masa IPARD I dhe II. Bëhet analiza e tyre dhe pastaj shpallet për 2025-ën IPARD III,”- deklaroi zëvendës ministri i bujqësisë Dhimitër Kote.

Verifikim

Nisur nga kjo deklaratë, Faktoje ju drejtua me një kërkesë për informacion Komisionit Evropian.

Vetëm pak orë më vonë, zëdhënësi për tregtinë dhe bujqësinë pranë Komisionit Evropian, Olof Gill i bëri të qartë Faktojes se Shqipëria ende nuk ka një datë për çeljen e fondeve.

“Duke qenë se procedura është ende në vazhdim, për momentin nuk mund të jepet më shumë informacion. Si masë paraprake, ndërprerja e rimbursimeve nga Komisioni Evropian për autoritetet shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD 2014-2020 do të mbetet në fuqi deri në një njoftim tjetër.” – KE për Faktoje

Gill theksoi se fillimi i zbatimit të programit IPARD në Shqipëri varet nga rezultati i procesit hetimor që është në vazhdim.

Deklaratën e zëvendësministrit u detyrua ta përgënjeshtronte edhe Ministria e Bujqësisë. Në një përgjigje zyrtare për Faktoje ky institucion bën të ditur se rikthimi i programit IPARD III në Shqipëri varet nga disa kushte.

“Programi IPARD III përpara fillimit të zbatimit të tij, duhet të plotësojë kushtet sipas nenit 13 të Marrëveshjes Financiare në Kuadër të Partneritetit, miratuar me ligjin 65/2022.” – Ministria e Bujqësisë.

Qeveria shqiptare duhet të vërtetojë ndër të tjera se respekton parimet e menaxhimit të qëndrueshëm financiar, transparencës dhe mosdiskriminimit, si dhe të garantojë mbrojtje të interesave financiare të BE-së, duke zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare që mundësojnë parandalimin, identifikimin, raportimin dhe korrigjimin e parregullsive për mashtrim.

Prapavijë

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian.

Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, që u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, vendi ynë përfitoi mbi 71 milionë euro.

Por verën e shkuar, Komisioni Evropian i ndrepreu Shqipërisë pagesat për IPARD II dhe njëkohësisht ‘ngriu’ fondet për programin IPARD III- i cili parshikonte 146 milionë euro mbështetje financiare për bujqësinë shqiptare.

Pas këtij skandali, autoritetet shqiptare u vunë në lëvizje.

Institucioneve përgjegjëse iu deshën 5 muaj kohë për t’i dorëzuar raportin “llogaridhënës” KE-së. Infromacioni i detajuar në raportin që u dorëzua në muajin dhjetor 2023 është ende duke u analizuar nga Komisioni Evropian. Në bazë të analizës KE do të vendosë mbi hapat e metëjshëm.

Nga ana tjetër, abuzimet me fondet IPARD në Shqipëri janë pjesë e një hetimi penal që po kryen SPAK.

Përfundim

Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e zëvendësministrit të bujqësisë Dhimitër Kote për rikthimin e programit IPARD III në 2025 e kategorizojmë të pavërtetë.

Marrë nga Faktoje.al.

fondet e ipard komisioni evropian

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet