Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai shton se janë pikërisht kullat e ndërtuara në kryeqytet që sipas tij kanë vendosur çmimet stratosferike në ndërtim në Shqipëri. Sipas Berishës studimi i INSTAT-it tregon se 51 përqind e të rinjve shqiptarë jetojnë në varfëri dhe rrezik varfërie, dhe sipas tij ky studim fshihet nga kryeministri Rama.
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha është ndaluar këtë të shtunë te rritja e çmimeve në vend dhe sektori i ndërtimit. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha shprehet se Shqipëria është e para në Europë për indeksin e ndërtimeve. Ai shton se janë pikërisht kullat e ndërtuara në kryeqytet që sipas tij kanë vendosur çmimet stratosferike në ndërtim në Shqipëri. Sipas Berishës studimi i INSTAT-it tregon se 51 përqind e të rinjve shqiptarë jetojnë në varfëri dhe rrezik varfërie, dhe sipas tij ky studim fshihet nga kryeministri Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi, por jo vetëm treguesi i prodhimit vjetor për frymë është më i ulëti në Europë. Por mjerisht edhe treguesi i konsumit vjetor për frymë është më i ulëti në të gjithë Europën. Më i ulët disa shkallë se sa ç’e lamë ne në vitin 2013. Ju garantoj se me këto ritme, Shqipëria rrokulliset në vendet më të varfra të planetit. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, analistëve, gazetarëve, opinionistëve, të mos u verbojnë shkëlqim i kullave, veturat luksoze, vilat dhe resortet se ato janë pasuri të ndaluara për kombin tonë. A e dini ju se studimi i INSTAT-it që fsheh Edi Rama tregon se 51 përqind e të rinjve shqiptarë jetojnë në varfëri dhe rrezik varfërie. Se mbi 50 përqind e shqiptarëve i kanë mollë të ndaluara pushimet verore. U kthyen kohërat kur shqiptarët nuk bënin dot një javë pushim.
Hidhni sytë pak, kulla, kulla në të katër anët. Qeveritarët rrahin gjokset se mbushin valixhet nga kullat e drogës. Shqipëria renditet e para në Europë për indeksin e ndërtimeve. Po sa përkthehet, si përkthehet ky indeks në të ardhura për shqiptarët. Si përkthehet ky tregues, këto ndërtime, në mirësi për shqiptarët? Jo, miq jo, ato janë fatkeqësi për shqiptarët. Kullat e drogës, monumente korrupsioni, kanë vendosur tiraninë e çmimeve stratosferike në ndërtim në Shqipëri. Ato nuk preken, aty nuk blihet, aty është tregu i trafikantëve që blejnë kate të tëra, kurse qytetarët as me dylbi nuk i shohin dot.
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur mbrëmjen e sotme se Shqipëria sot është vendi me t...
Mimi Kodheli TIRANË - Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka folur këtë të shtunë mbi çështjen Beleri. ...
Porti i Durrësit TIRANË - Ka përfunduar trajnimi i personelit të Autoritetit Portual Durrës, të cilët në bashkë...
Elda Hoti TIRANË- Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës s&eu...
Basha TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral një v...
Takimi TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral një vit p...
Rama TIRANË- Kryeministri kërkon ndihmën e Inteligjencës Artificiale për ... një fëmijë të lumtur në Shko...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian këmbëngulin në nevojën e gji...
Shehaj TIRANË- Agron Shehaj ditën e sotme ka mbledhur konventën themeluese të Partisë Mundësia në Pallatin e Kongreseve....
Takimi TIRANË- Agron Shehaj ditën e sotme ka mbledhur konventën themeluese të Partisë Mundësia në Pallatin e Kongreseve....