26 Janar 2023, 20:55
Nga F.M
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thirri sot djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, si deklarues për “Çështjen Gërdeci”, ku nga shpërthimi në repartin e çmontimit të municioneve ushtarake, humbën jetën 26 persona afro 15 vjet më parë.
“Mendoj se dijeni nuk i ka dhënë asnjë ndihmë hetimit në fjalë, pasi nuk kam asnjë lidhje me këtë gjë. Kam përsëritur të gjitha ato që kam thënë publikisht. Kam ardhur në respektim të ligjit si çdo qytetar. Por më bën përshtypje fakti që e njëjta prokurori, të njëjtët prokurorë dhe me të njëjtën çështje para 15 vjetësh ka deklaruar se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time”, tha Shkëlzen Berisha.
Ai deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen, me të cilën e bashkon një dokument i ministrisë së drejtësisë, ku është shënuar emri i tij. Ish ministrat Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediu janë pyetur po ashtu nga SPAK-u dhe e kanë quajtur atë një shkresë të falsifikuar.
SPAK-u rihapi çështjen e Gërdecit 9 muaj më parë dhe i konfirmoi këto ditë ish ministrit të mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzat e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim.
Më 15 mars të vitit 2008, nga shpërthimi në repartin e çmontimit të municioneve në fshatin Gërdec humbën jetën 26 persona, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën.
Prokuroria e Posaçme u vu në lëvizje, pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit.
Zoti Mediu i hodhi poshtë akuzat e komunikuara dy javë më parë nga SPAK-u, duke theksuar se nuk i është ofruar mundësia për një proces të drejtë ligjor. Ai nuk u gjykua në procesin e hapur vite më parë, sepse rifitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e radhës, dhe prokuroria, e cila duhej të kërkonte sërish autorizimin e parlamentit, nuk bëri më një kërkesë të tillë.
Marrë nga VOA
shkelzen berisha ne spak shkëlzen berisha
Politike
26 Janar 2023, 19:45
F.M
Yuri Kim dhe Sali Berisha
TIRANË- Paratë ruse janë të papranueshme në çdo formë në Shqipëri, por ‘nd&e...
Politike
26 Janar 2023, 18:47
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgatitur demokratët për atë që e ka cilësuar si betejën fi...
Politike
26 Janar 2023, 18:37
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një dekl...
Politike
26 Janar 2023, 18:05
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një thirrje për Prokurorinë e Posaçme kun...
Politike
26 Janar 2023, 16:41
F.M
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se ish-ministri Fatmir Mediu do të dorëzohet në duart e policisë në di...
Politike
26 Janar 2023, 16:07
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka marrë në bazë sugjerimet e dhëna nga FMN për rritjen e rolit të ministrisë ...
Politike
26 Janar 2023, 15:34
I.A
Kellici me qytetaret
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në vijim t&e...
Politike
26 Janar 2023, 14:39
I.A
Edi Paloka
TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka deklaron se nga akuza për ish-zyrtarin e lartë të ...
Politike
26 Janar 2023, 13:46
I.A
Lindta Nikolla
TIRANË- Grupi i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeaj ka kërkuar shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Lindita...
Politike
26 Janar 2023, 12:49
k.m.
Gazment Bardhi në Kuvend
TIRANË- Mungesa e kryeministrit Edi Rama ka 'acaruar' shumë deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. ...