LIVE UPDATES
Politike

Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha prezanton kandidaturën në Primaret për Vorën

Pas largimit të Agim Subashit nga gara, kandidaturën e tij e ka shpallur sekretari për Diasporën, Indrit Hoxha.

19 Nëntor 2022, 10:34 Nga DOSJA
Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha prezanton
Indrit Hoxha

TIRANË- Indrit Hoxha do të jetë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për Bashkinë Vorë. Pas largimit të Agim Subashit nga gara, kandidaturën e tij e ka shpallur sekretari për Diasporën, Indrit Hoxha.

Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha prezanton

DEKLARATA E PLOTË:

Me përgjegjshmëri të lartë dhe duke vlerësuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale si një proces kyç, madhor dhe i patjetërsueshëm për kthimin e besimit të shqiptarëve tek vota e lirë, unë Indrit Fatmir Hoxha, si Sekretar për Diasporën paraqes kandidaturën time për Bashkinë e Vorës. Këtë akt e kryej në vazhdën e figurave të rëndësishme politike të Partisë Demokratike  që zgjodhën të përballen në bashkitë më të vështira duke hequr dorë nga mandatet, apo duke i dhënë peshën e duhur politike garës.  Unë besoj se rëndësia e këtyre zgjedhjeve përligj një impenjim në terren të drejtuesve më të lartë të PD. Unë jam veçse një kontribuues modest në këtë drejtim, por kam energjinë dhe motivimin për ta fituar këtë garë. Bashkia e Vorës, një bashki tradicionalisht e djathtë sot është e uzurpuar padrejtësisht  nga socialistët të cilët po i privojnë elektoratit të saj real  dhe qytetarëve shërbimet, vendimmarrjern një  qeverisje vendore të denjë. Vora është një zonë jo vetëm me tradita por me rëndësi të madhe ekonomike dhe strategjike në aksin Tiranë-Durrës. Ndaj, duke shpallur kandidaturën time për primaret e kësaj bashkie, unë afirmoj rëndësinë që i kushton Partia Demokratike çdo bashkie, çdo njësie të qeverisjes vendore në këto zgjedhje. Duke kërkuar votën e anëtareve dhe simpatizantëve në këtë zonë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit nga mafia, ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka. Së bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje! Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të  jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë. Ky kandidim është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët dhe votuesit tanë. Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën.

Procesi i primareve do të mbyllet me datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.

indrit hoxha primaret ne pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet