LIVE UPDATES
Politike

U bë meme në rrjet pas ndryshimit drastik fizik, Sara Mila: Trupi nuk është arenë gjykimi, mos lejoni askënd t’ju bëjë të ndiheni...

Deputetja u bën thirrje të gjitha vajzave dhe grave me apo pa kilogram shtesë, të mos lejojnë askënd që t'i bëjnë të ndihen më pak për trupin e tyre, apo për rrugën që kanë zgjedhur.

19 Mars 2026, 23:04 Nga E. D
U bë meme në rrjet pas ndryshimit drastik fizik, Sara Mila: Trupi nuk
Sara Mile

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar për herë pas komenteve të shumta që i janë bërë lidhur me pamjen e saj fizike. Me anë të postimi në rrjetet sociale, Mile ka theksuar se ndryshimi i saj nuk ka të bëjë vetëm me pamjen e jashtme, por edhe me një vendim personal për të përmirësuar shëndetin dhe forcën.

Ajo shprehet se edhe kur shëndoshen njerëzit thonë që e ke nga pushteti, por edhe kur dobësohesh prapë nga pushteti. Deputetja u bën thirrje të gjitha vajzave dhe grave me apo pa kilogram shtesë, të mos lejojnë askënd që t'i bëjnë të ndihen më pak për trupin e tyre, apo për rrugën që kanë zgjedhur. Ajo thekson se trupi juaj nuk është arenë gjykimi dhe mbi të gjitha askush nuk i detyrohet askujt për asnjë shpjegim për trupin e tyre.


Reagimi i Sara Milës:

Në këto 24 orë nuk kam parë thjesht postime, pashë edhe njëherë sa lehtë mund të zhveshësh një grua nga dinjiteti i saj publik, duke e kthyer trupin e saj në një lajm dhe luftën e saj të heshtur në tallje.

Po unë jam në ato foto, si isha edhe si jam, po kam qenë edhe shumë e lumtur për çdo kilogram të humbur këto kohë. Kjo për mua nuk ka qenë thjesht një estetikë, ishte shëndet, ishte forcë, ishte një vendim për mos ta lënë veten pas. Por sot diçka tjetër më dhemb më shumë që një pjesë e shoqërisë tonë është ende kaq e varfër në mendje sa mendon se sa pesha e një gruaje është armë politike.

Disa, sidomos disa burra injorantë gjasme edhe me peshë publike, mendojnë se mund të të ulin duke komentuar trupin tënd, se mund të të heshtin duke të bërë objekt tallje, madje disa me këtë mendojnë se po bëjnë opozitë. Kam kuptuar që rezistenca ndaj inkluzionit trajtohet, unë po e bëj, por rezistenca ndaj njerëzillëkut, kjo është pandemija jonë e vërtetë.

Kur shëndoshen thonë që e ke nga pushteti, kur dobësohesh prapë nga pushteti, sepse në të vërtetë për disa njerëz problemi nuk është kurrë pesha. Problemi është se je një grua që kërkon falje dhe merr leje për hapësirën që zë.

Unë nuk kam për të kërkuar falje, as për trupin tim, as për rrugën time dhe as për forcën time. Edhe për të gjithë ata që e kuptojnë gjënë pa e gjykuar, po shëndeti është mbi gjithçka, mbi politikën e ulët, mbi gjuhën e helmit. Vlera e një gruaje nuk matet me kilogramë. Vajza edhe gra që më ndiqni, përditë, me apo pa kilogram shtesë, mos lejoni askënd t’ju bëjë të ndiheni më pak për trupin tuaj, për zërin tuaj, apo për rrugën që keni zgjedhur.

Trupi juaj nuk është arenë gjykimi, është historia juaj, është forca juaj, është jeta juaj, por mbi të gjitha nuk i detyrohesh askujt asnjë shpjegim për trupin tuaj. Deri atëherë, paçi fat me viktimën e radhës për ta kryqëzuar në jetë, unë jam rezistente ndaj baltës më shumë sesa jam sot ndaj inkluzionit, ndërkohë që punoj, por edhe po pres që ligji të marrë në dorë këtë çmenduri online që përdor vajzat si top për të marrë klikime më shumë./Dosja.al

sara mile

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet