LIVE UPDATES
Politike

“Rrezik i lartë për cënimin e konkurrencës së ndershme”/ Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër “Paqes Fiskale”: Pasoja serioze ekonomike

AmCham thekson se nisma paraqet problematika serioze juridike, ekonomike dhe të qeverisjes fiskale, duke krijuar trajtim të pabarabartë mes bizneseve.

11 Dhjetor 2025, 11:04 Nga I.A
“Rrezik i lartë për cënimin e konkurrencës së
Dhoma Amerikane e Tregtisë

TIRANË- Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka shprehur kundërshtinë për 'Paqen Fiskale', vetëm disa orë para se të votohet në Kuvend. Përmes një deklarate për mediat, Dhoma Amerikane thotë se ky draft rrezikon të cënojë konkurrencën e ndershme në vend.

AmCham thekson se nisma paraqet problematika serioze juridike, ekonomike dhe të qeverisjes fiskale, duke krijuar trajtim të pabarabartë mes bizneseve. Më tej në deklaratë theksohet se ligji penalizon subjektet që kanë deklaruar rregullisht fitimet, ndërsa favorizon ato që kanë shmangur detyrimet tatimore.

Dhoma ngre gjithashtu dyshime për rideklarimin e pasqyrave financiare të pesë viteve të fundit me normë tatimi vetëm 5%, pa kërkesë për dokumentacion mbështetës apo verifikim të origjinës së fondeve.

Deklarata e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), si një partner konstruktiv në dialogun publik, ka reflektuar gjithmonë ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë ndaj reformave që ndikojnë në klimën e biznesit, zhvillimin ekonomik dhe integritetin e tregut. Si një organizatë që përfaqëson interesat e komunitetit të investitorëve amerikanë dhe shqiptarë, AmCham i kushton rëndësi thelbësore transparencës, standardeve të barabarta të konkurrencës dhe politikave të qëndrueshme afatmesme dhe afatgjata.

Në këtë kuadër, AmCham shpreh shqetësimin e saj për projektligjin “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, i cili ndodhet aktualisht për shqyrtim në Kuvend dhe pritet të miratohet në seancën e datës 11 dhjetor 2025. Vlerësimi ynë profesional evidenton një sërë problematikash me ndikim të gjerë juridik, ekonomik dhe të qeverisjes fiskale.

Rrezik i lartë për cënimin e konkurrencës së ndershme

Projektligji propozon një skemë në të cilën bizneset që kanë deklaruar me korrektësi fitimet ndër vite vendosen në një pozicion të pafavorshëm, ndërsa subjektet që kanë shmangur detyrimet tatimore përfitojnë drejtpërdrejt.

Parashikimi i një rritjeje të detyrueshme prej 18% të fitimit të vitit paraardhës, pavarësisht sektorit apo performancës reale të tatimpaguesit, zëvendëson procesin e vetëdeklarimit me një formulë arbitrare që nuk reflekton performancën reale financiare të subjektit dhe krijon një barrë të padrejtë për tatimpaguesit e rregullt.

Në të kundërt, bizneset me deklarime fitimesh historikisht të ulëta përfitojnë nga baza e ulët e llogaritjes, duke shkaktuar shtrembërim të ndjeshëm të konkurrencës. Kjo situatë dëmton bizneset serioze dhe bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë para ligjit.

Mundësi reale për legalizimin e kapitalit me origjinë të dyshimtë

Projektligji lejon rideklarimin e pasqyrave financiare të pesë viteve të fundit, përfshirë deklarimin e mjeteve monetare të paraportuara më parë, fshirjen e detyrimeve apo deklarimin e aktiveve të tjera të paregjistruara, pa qenë e nevojshme të justifikohen si gabime kontabël/tatimore apo mosdeklarime të qëllimshme. Në çdo rast, diferencat tatohen me një normë të reduktuar prej vetëm 5%. Ky ndryshim i pasqyrave financiare historike lejohet pa dokumentacion mbështetës ose justifikime të qarta, duke rrezikuar kështu edhe parimet themelore të Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit që kërkojnë qëndrueshmëri dhe besueshmëri të informacionit financiar.

Mungesa e detyrimit për të verifikuar origjinën e fondeve krijon rrezikun që përmes kësaj skeme të legalizohen kapitalet me burim të paqartë ose potencialisht kriminal.

Mospërfshirja e mekanizmave të fortë të kontrollit në përputhje me legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe përjashtimi i audituesve nga përgjegjësitë për diferencat e krijuara e shtojnë rrezikun që kjo nismë të perceptohet si një formë e tërthortë e amnistisë fiskale.

Një zhvillim i tillë cënon besimin e tatimpaguesve në sistemin fiskal dhe dëmton reputacionin ndërkombëtar të vendit, veçanërisht në kuadër të vlerësimeve nga BE dhe Moneyval.

Gjithashtu, projektligji mund të rrezikojë përpjekjet e vendit për të përmbushur rekomandimet e task-forcës BEPS (Base Erosion and Profit Shifting) të OECD-së, të cilat synojnë luftën kundër evazionit fiskal ndërkombëtar.

Ulje e cilësisë së administrimit tatimor

Projektligji kufizon ndjeshëm kontrollin tatimor mbi tatimin mbi të ardhurat gjatë periudhës së marrëveshjes, duke u bazuar vetëm në verifikime administrative “nga zyra”. Kjo qasje dobëson aftësinë e administratës tatimore për të identifikuar shmangiet dhe krijon një terren të favorshëm për abuzime.

Projektligji nuk ofron kritere të qarta dhe objektive për përzgjedhjen e tatimpaguesve që mund të përfitojnë nga marrëveshja e paqes fiskale (siç mund të ishin vlerësimi i riskut tatimor, performanca historike e deklarimeve etj., për të shmangur përfshirjen e tatimpaguesve, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë shmangur taksat). Gjithashtu, projektligji nuk përmban afate të detyrueshme brenda të cilave administrata tatimore duhet të shqyrtojë kërkesën e tatimpaguesit dhe të hartojë e dërgojë propozimin e marrëveshjes.

Për më tepër, mundësia për rinovimin e marrëveshjes deri në dy vite të tjera krijon një varësi midis administratës dhe tatimpaguesve, duke e kthyer këtë instrument në një mekanizëm potencial presioni apo favorizimi me rrezik të lartë për korrupsion.

Pasoja serioze ekonomike dhe fiskale

Një normë tatimore prej vetëm 5% do të aplikohet në rastin kur fitimi i realizuar rritet mbi 18%, si dhe në rastin e rideklarimit të zërave të tjerë financiarë. Kjo krijon një hendek të konsiderueshëm ndërmjet normave tatimore të rregullta (15% për të ardhurat e korporatave dhe 23% për kategori të caktuara biznesesh) dhe normës preferenciale të skemës.

Ky dallim i madh nuk ka justifikim ekonomik dhe krijon një nxitje të fortë për të gjitha bizneset të lëvizin drejt skemës së “paqes fiskale”, duke reduktuar ndjeshëm të ardhurat potenciale të buxhetit të shtetit. Në një periudhë ku kërkohet stabilitet fiskal dhe parashikueshmëri, kjo skemë nxit shmangien tatimore dhe tkurr bazën ekzistuese tatimore.

Për më tepër, duke pasur parasysh se mbi 90% e tatimpaguesve aktualisht përfitojnë përjashtime tatimore, baza tatimore ngushtohet edhe më tej, duke rritur pabarazinë dhe duke ulur efikasitetin fiskal.

Probleme ligjore dhe cënim i parimeve themelore të taksimit

Projektligji prek disa parime bazë të së drejtës tatimore dhe kushtetuese, duke përfshirë:

parimin e barazisë para ligjit;

parimin e trajtimit të barabartë të tatimpaguesve.

Projektligji nuk shoqërohet me aktet nënligjore që do të mundësonin zbatimin e tij, ndërkohë që parashikohet që këto akte të miratohen tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit – një afat që krijon pasiguri të lartë ligjore dhe operacionale.

Projektligji dërgon një mesazh të gabuar për komunitetin e biznesit, duke krijuar perceptimin se përputhshmëria vullnetare me ligjet tatimore nuk shpërblehet, ndërsa shmangiet tatimore mund të përfitojnë nga mekanizma të përkohshëm amnistie. Studimet ndërkombëtare kanë treguar qartë se skemat e tilla dëmtojnë rëndë kulturën e përputhshmërisë tatimore në periudhën afatgjatë.

Mungesë transparence dhe konsultimi publik të pamjaftueshëm

AmCham shpreh shqetësim për mungesën e transparencës dhe konsultimit të gjerë publik gjatë hartimit të këtij projektligji (dhe nismave të tjera të paketës fiskale 2026). Afati i kufizuar për shqyrtimin dhe dhënia e sugjerimeve të një nisme me ndikim kaq të rëndësishëm fiskal, ekonomik dhe juridik nuk përputhet me praktikat e mira të legjislacionit.

Procesi i përshpejtuar kufizon aftësinë e bizneseve dhe ekspertëve për të dhënë komente cilësore, duke minuar besimin në procesin ligjvënës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë dhe legjitimitetin e kësaj reforme.

Në frymën e dialogut konstruktiv dhe mbështetjes së reformave të qëndrueshme, AmCham kërkon rishikimin e plotë të projektligjit. Shqipëria ka nevojë për politika fiskale që:

nxisin formalizimin dhe sjelljen e ndershme fiskale;

garantojnë konkurrencë të drejtë;

forcojnë integritetin e administratës tatimore;

ruajnë besimin e biznesit dhe reputacionin ndërkombëtar të vendit.

Reformat fiskale duhet të mbështeten në parime të qarta të transparencës, barazisë dhe sundimit të ligjit, standarde që ky projektligj, në formën aktuale, nuk i përmbush plotësisht.

dhoma amerikane e tregtisë paqja fiskale

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht