Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ministri Salla shkruan se ka tokë bujqësore nën ujë në Mamurras, si dhe disa zona të banuara në Thumanë e Dukagjin.
TIRANË- Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka përditësuar të dhënat për situatën e krijuar në vend pas reshjeve intensive të dy ditëve të fundit. Ministri Salla shkruan se ka tokë bujqësore nën ujë në Mamurras, si dhe disa zona të banuara në Thumanë e Dukagjin.
Po ashtu Salla njofton se nivelet e ujit në lumenjtë Drin (Lezhë) dhe Mat janë ulur me rreth 50 cm, ndërkohë rritje e niveleve në lumenjtë Shkumbin, Seman, Vjosë, Shushicë, Drinos, Pavlla e Madhe, Pavlla e Vogël, Bistrica e Madhe dhe Bistrica e Vogël.
Postimi i Plotë:
NJOFTIM MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA RESHJET E SHIUT
Gjatë natës kanë vijuar reshjet intensive të shiut, kryesisht në ultësirën perëndimore, duke shkaktuar rritje të niveleve të ujit në lumenj dhe kanalet kulluese. Strukturat përgjegjëse janë në terren dhe po ndjekin nga afër çdo zhvillim.
* Në njësinë administrative Mamurras, për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Droje dhe dëmtimit të një segmenti të argjinaturës, janë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe disa zonave të banuara përgjatë të dy brigjeve, veçanërisht në Thumanë dhe Dukagjin.
* Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës ka dislokuar dy mjete të rënda (ekskavatorë) pranë segmentit të dëmtuar, por ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të niveleve të larta të ujit.
* Në zonën e Lezhës, megjithëse kemi nivele të larta të ujit në kanalet kulluese, kanalet e ujërave të larta Zadrimë dhe Zejmen si dhe në hidrovore, situata paraqitet e qëndrueshme, me përmbytje të lokalizuara, kryesisht në zonat depresive.
* Hidrovoret në Kurbin dhe Lezhë vijojnë punën normalisht.
* Nivelet e ujit në lumenjtë Drin (Lezhë) dhe Mat janë ulur me rreth 50 cm.
* Situata mbetet e ndërlikuar, sidomos në zonën e Hamallajt.
* Ka një ulje të nivelit të ujit me rreth 50 cm në Hamallaj dhe në kanalin e ujërave të larta “Tone”.
???? Vijimi i prurjeve në lumenj
* Është konstatuar rritje e niveleve në lumenjtë: Shkumbin, Seman, Vjosë, Shushicë, Drinos, Pavlla e Madhe, Pavlla e Vogël, Bistrica e Madhe dhe Bistrica e Vogël.
* Aktualisht rrjedhat janë brenda shtratit, me përjashtim të lumit të Kalasës, i cili mbi urën e Gajdarit ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar përmbytje, duke bllokuar segmentin rrugor kombëtar Sarandë–Delvinë.
* Të gjitha hidrovoret në ultësirën perëndimore, Shkodër, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Lushnje, Divjakë, Fier, Vlorë dhe Sarandë, janë në funksion të plotë dhe po punojnë për shkarkimin maksimal të ujërave
Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi TIRANË- Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedh...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se shqiptarët presin rritje reale pensionesh dhe nuk presin...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Kryeministri Edi Rama u paraqit në Kuvend si avokat...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaoi se Shqipëria është vlerësuar me notat më pozitive në Bruksel. Duke folur ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot se përmes paqes fiskale do të ketë një falje të madhe p&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama iu ka thënë deputetëve demokratë 'me faqe për muri ju pafsha gjith...
Sali berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se se nuk është dhënë asnjë urdhër për t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar sot 450 mln euro të inceneratorëve nuk ekzistojnë. Gjatë fjalës...
Foto ilustruse TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk është dhënë asnjë urdhër për t&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se në protestën e 21 janarit nuk është që...