Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Replikë me Berishën, Spiropalin e kap keq kolla: Të zë mallkimi i tij, Gazi shiko Lulin, mua më vjen prapë zëri
Pasi mori një shishe ujë për të kaluar problemin, Spiropali tha duke qeshur se e kishte zënë mallkimi i Berishës.
14 Korrik 2022, 14:38Nga k.m.
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja e Qeverisë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka rrezikuar të “mbytet” ndërsa po i përgjigjej kryedemokratit Sali Berisha. Pasi mori një shishe ujë për të kaluar problemin, Spiropali tha duke qeshur se e kishte zënë mallkimi i Berishës.
"Epo të zë mallkimi i tij, mua më vjen prapë zëri Gazi, por shiko Lulin se atij nuk i vjen më,"-tha Elisa Spiropali.
Ndërkohë nga salla deputetët e tjerë, si Gazment Bardhi dhe Saimir Korreshi nuk mundën t’i mbanin dot të qeshurat, duke mos i kursyer dhe batatuat me Spiropalin. Kjo e fundit ia la fjalën ministrit Ulsi Manja, pasi vetë e kishte të pamundur.