LIVE UPDATES
Politike

Replikat në Kuvend/ Krifca: Platformë online për fermerët, Braçe: Bujku po falimenton, s'vij në ministri

Frida Krifca tha se skema e grumbulluesve e denoncuar nga Braçe si abuzuese është promovuar nga ky i fundit kur ishte zv-kryeministër. Ndërsa nga ana tjetër socialsti, që në fillim të seancës tha se bujku sot po shtrydhet nga tregtari.

14 Korrik 2022, 13:19 Nga k.m.
Replikat në Kuvend/ Krifca: Platformë online për fermerët,
Frida Krifca dhe Erion Braçe

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca në interpelancë me deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe kanë pasur përplasje. Krifca prezantoi edhe platformën e re për fermerët, ndërsa i sugjeroi Braçes që duhet të vinte më parë ne zyrën e kësaj të fundit që të diskutonte mbi situatën e parashtruar nga deputeti socialist. Krifca tha se skema e grumbulluesve e denoncuar nga Braçe si abuzuese është promovuar nga ky i fundit kur ishte zv-kryeministër. Ndërsa nga ana tjetër socialsti, që në fillim të seancës tha se bujku sot po shtrydhet nga tregtari. Ai theksoi është akuzuar si populist, dhe shtoi me nota ironike se me qëndrimet e tij mërziti dhe kolegët socialist Pandeli Majko dhe Antoneta Dhima, pasi kishte ndarë njerëzit e zakonshëm nga elita e bujqësisë.

PËRPLASJA NË KUVEND: 

Erion Braçe: Kam bërë populistin kaq kohë kam mërzitur edhe Netën edhe Pandin, keq kam bërë. Vajta ndava njerëzit e zakonshëm nga elita, nxita mos besim ndaj tyre, ngrita popullin nga kokëulur në fushë lart, dhe bëra më shumë kur nxita mosbesim dhe rregullave të lojës që nuk janë, e solla në një platforme që ndan bujqin nga prodhuesi nga një grup tregtarët kartel, kaq kam bërë, pra një person, deputeti që pranon situatën. Fillon me “jemi mirë”, edhe pse gjithë bota ka 2 vite të mira që vetëm në ushqime nuk kufizohet, rritja ekonomike e 3 mujorit të parë për bujqësinë na e konfirmoi, 0.01%, edhe pse krahasimi ishte i padrejtë se u bë krahasimi me 3 mujorin e vitit të kaluar, jo 3 mujorin e fundit, 3% jemi rritur më shumë krahasim me atë të shërbimit, por kjo është e jashtëzakonshme, që jemi rritur, por është sa gjysma e inflacionit, u rrit kostoja e fidanëve, prej TVSH, kostoja e vaditjes, u rrit kostoja e plastmasit, e tubave për vaditje, kostoja e ushqimit të kafshëve, kjo është popullit, lopët kundër elitës që i numëron, i matrikullon, i subvencionin, i numëron prap, ato janë rritur, janë vetëm pa shoqet, hanë më shumë dhe shtrenjtë, tani kanë edhe status, lopët janë shtuar me frymë, po çmimet janë rritur, te bujku jot, te tregtari, qytetari, tregtari po merr shumë, madje 2-3 se bujku kur është në kosto, ose 5 herë më shumë kur është nën kosto, tregtari kapitalisit, bujku është populli, bujku nuk ka për ta kuptuar kurrë se sa shitet produkti I tij, paratë e tij i merr prodhuesi, grumbulluesi, kjo është bujqësia që po vjen, e përqendruar te 200 sipërmarrës të mëdhenj që japin rroga minimale te bujku. Biden një vit më parë nxori një urdhër në 9 korrik 2021, fermerët po shtrydhen nga tregtarët, si rezultat përfitimi I fermerëve ka rënë, Joe Biden është populist, unë sapo u bëra realist.

Frida Krifca: Po merrem me interpelancën se deklaratën e deputetit nuk di nga ta kap. Është pak e vështirë të flas për kontratat që është thirrur kjo interpelancë. Po i qëndroj atyre. Biem dakord që menaxhimi i mirë i tokës mund të bëhet ndërmjet një intervarizimi dhe duke dhënë sa më shumë transparencë te qytetarët. Për rritjen e efektivitet i tokës bujqësore kemi ngritur programin e menaxhimit të qendrën e tokës. Program që do ti japë fermerëve informacion online, falas për sipërmarrësit rreth kulturave të përshtatshme rreth kulturave të tyre.Brenda vjeshtës do të bëjmë publike një platformë të re me një informacion të parcelave të saktë të verifikuar në terren. Nuk do jenë më në exel por në nj hartë digjitale. Klikohet në nivelin e parcelës dhe merret i gjithë informacioni. Po prezantoj punën që po bëjmë të përqafuar me teknologjinë. Që me marrjen e detyrës jam informuar me problematikat e qirave. Sa i përket tokave të dhëna me qira në Lushnjë - Divjakë, në total janë 10 kontrata. ... Bujku është populli, bujku nuk ka për ta kuptuar kurrë se sa shitet produkti i tij, paratë e tij i merr prodhuesi, grumbulluesi, kjo është bujqësia që po vjen, e përqendruar te 200 sipërmarrës të mëdhenj që japin rroga minimale te bujku... Një ministër nuk mund të dijë gjithçka por një ministri duhet të dijë çdo gjë, territorin zhvillimet në të së pari dhe çdo detaj të kontratës së dyti. Një ministri që nuk kontrollon territorin dhe kontratën për të ose është e mbushur me njerëz të painteresuar për punën, pa asnjë qëllim, pa asnjë ambicie, ose është e mbushur me dembelë. Unë dembelët nuk i kuptoj, nuk përshtatem dot me ta, me të thënë të drejtën nuk i duroj dot fare.

Erion Braçe: Ministre, po e citoj më ngadalë vendimin e Biden, meqë më parë e lexova shpejt. “Fermerët po shtrydhen”. Unë mendoj që është shumë mirë ta kapim nga këtej, ndërkohë që unë di nga ta kap. Do ta kap nga kontrata, por në dallim nga ju, do i referohem letrave qartësisht. Juve ju duket e habitur, por i kam dërguar një shkresë Ministrisë së Bujqësisë, ku kam marrë përgjigje nga Sekretari i Përgjithshëm dhe kam këtu përgjigjen, që ka diferencë nga ato që thoni ju. Do ua lexoj unë, se ka diferencë. Tani do rikthehem të bëj populistin prapë. E patë, u mundova shumë të rrija në realizëm, por nuk të lënë. Një ministër nuk mund të dijë çdo gjë përmendësh, pro një ministri po. Një ministri që nuk kontrollon territorin, kontratën, ose është e mbushur me njerëz të painteresuar për punën, pa ambicie, ose është e mbushur me dembelë. Unë dembelët nuk i kuptoj, nuk përshtatem dot me ta, madje nuk i duroj dot fare. Ministre, kontrata që iu referuat ju, nuk është në Lushnje siç thoni ju, por është në Divjakë. Nuk keni bërë asnjë takim, zero, për zgjidhjen e problematikave në Bashkinë Lushnjë. I keni marrë banorëve 40 mijë hektarë, por ajo tokë iu takon banorëve dhe pikë. Ja fotot e bëra dje, e nderuar ministre, kjo është toka, e papërdorshme për të paktën 3-4 vite. Një i fortë, kryetari i PD së zonës në Gradisht, ka mbjellur plepa, zonja ministre në një tokë buke. Të paktën, zv.ministrin tuaj e kam dërguar unë atje ta shikojë, kur isha zv.kryeministër. Ky është problemi në kontratën tuaj të Ministrisë së Bujqësisë. Kontrata me Agro fish hotin ka dështuar, jo prej Covidit, por prej kontraktuesit tuaj. Agro Fish Hoti nuk është më zonja ministre.

Frida Krifca: Nuk kam asnjë kontratë të lidhur as nën tavolinë dhe as poshtë tavoline. Çdo kontratë është marrëdhënie juridike që përcakton detyrime ligjore për të zgjidhur problematikat. Nuk mund të zgjidhet me një vendim të thjeshtë për prishjen e kontratave. Ne duhet të bëjmë vendime të matura. Do i kisha mirëpritur nëse problemet me kontratat t’i kishit adresuar në zyrën time. Do kisha qenë më eficente për gjetjen e zgjidhjes. Marrëdhënia grumbullues, tregtar dhe fermer është një marrëdhënie e shenjtë. Ju keni qenë zv/kryeministër dhe e keni promovuar këtë politikë me vendimet tuaja, Patjetër ka nevojë për shumë transparencë, por ne kemi në dispozicion vetëm instrumentet e tregut të lirë me përgjegjësinë për të ndihmuar konkurrencë të lirë në treg. Nuk mund të shkojmë kundra kësaj politike sot. Mund të punojmë bashkarisht për ta përmirësuar aty ku ka vend. Për të nxitur më shumë transparencë. Por nga hiçi nuk i kthehemi dot kundër. Sepse ajo ka sjellë rezultatet që ne sot krenohemi. Nuk ndodh mrekullia nga hiçi. Por nga puna dhe nga ky zinxhir i krijuar bashkarisht.

Erion Braçe: Ju kujtoj që unë nuk punoj në ministri, punoj në Parlament. Unë që të jeni e qetë, nuk do punoj asnjëherë në atë ministri. Patjetër që ndërtimi i rrjetit të grumbulluesve është një e mirë, por duhet të ishte e mirë publike dhe jo e drejtë private. Çmimi i shalqirit sot është më pak se një vit më parë. Bujqit i shihni në një varësi deri diku shkon në skllavëri. Karteli i grumbulluesve po I bën gjëmën bujqve. Tani duhet të rishikojmë kontratat me ta. Megjithë përmirësimet dixhitale që lajmëruat këtu, jemi në kushte primitive. Nuk shitet shalqiri me telefon. Mos i bëni këto me mesazhe, se ato vijnë te unë.

frida krifca erion braçe seance plenare 14 korrik 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet