Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
As Policia e as Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ende nuk kanë njoftuar rreth kësaj çështjeje, që besohet se ka të bëjë me korrupsion.
TIRANA- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë nga zyra e tij dhe është dërguar në stacionin e Policisë së kryeqytetit të hënën, thanë burimet për Radion Evropa e Lirë. As Policia e as Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ende nuk kanë njoftuar rreth kësaj çështjeje, që besohet se ka të bëjë me korrupsion. Sipas burimeve, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar që Veliaj të dërgohet në paraburgim, ndërsa bashkëshortja e tij të mbahet në arrest shtëpiak.
Ai u ndalua bazuar në një hetim të nisur vitin e kaluar në lidhje me dyshimet për veprën penale, “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, pas një referimi të dorëzuar në SPAK më 8 shkurt të 2024. Në fund të dhjetorit, Veliaj ishte thirrur në Posaçme kundër Korrupsionit. Ai u tha gazetarëve se ishte denoncua në mënyrë anonime nga një person i quajtur Nesti Angoni.
"Ky person nuk ekziston, e dimë çfarë emri dhe kulture linçuese përfaqëson ky stil. Është një kurth i sajuar. Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer pas te praktika e letrave anonim", tha Veliaj asokohe.
Ai pati theksuar më 26 dhjetor pasi u thirr në SPAK se "do të ishte shqetësuese nëse nuk do të paraqitej para Prokurorisë së Posaçme se nuk bënte pjesë te ata politikanë që e sulmojnë SPAK-un kur i heton”. I pyetur për këtë çështje, kryeministri Edi Rama pati deklaruar gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët se ndaj Veliajt po bëhej gjyq publik, dhe se ai do të mbante qëndrim në kohën e duhur.
Reagimi i parë pas shoqërimit të Veliajt të hënën erdhi nga Lulzim Basha, i cili më herët ka drejtuar bashkinë e Tiranës dhe Partinë Demokratike. Ai tha se “Veliaj me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama e ktheu bashkinë e Tiranës në vatër korrupsioni”.
"Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, që shkatërron mirëqenien e familjeve shqiptare", tha Basha./ REL
Erion Veliaj TIRANA- Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tranës, Erion Veliaj u arrestua pasditen e sotme me urdhër të P...
Çifti Veliaj TIRANA- Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme është firmosur masë sigurie "arrest me...
Bardh Spahia TIRANË - Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia është paraqitur në Prokurorinë e Posaç...
velia, berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tira...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, ...
shoqerimi i veliajt TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas arrestimit është dërguar tek "Blloku i Sigurisë" tek r...
TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin se ku ndodhej Veliaj në të vertëtë, ndërkohë që mediat e p...
Erion veliaj TIRANË- Teksa kryebashkiaku Erion Veliaj është vënë në pranga ditën e sotme, televizionet n&eu...
rama, veliaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimin e planifikuar për ditën e sotme në Shkodër. Kreu i qeverisë &eu...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Ajola Xoxën, bashk&e...