Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në një njoftim për media, SPAK tha se Veliaj dyshohet për për "korrupsion pasiv" në 9 raste.
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar të hënën në dyshimin për korrupsion dhe shpëlarje parash, njoftoi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK). Në një njoftim për media, SPAK tha se Veliaj dyshohet për për "korrupsion pasiv" në 9 raste. Ndërkohë, gjykata ka urdhëruar që bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, të mbahet në arrest shtëpiak si e dyshuar për "korrupsion pasiv" në 9 raste, për shpëlarje parash dhe për mosdeklarim të të ardhurash.
Gjykata e Posaçme ka urdhëruar që Veliaj të dërgohet në paraburgim. SPKA tha se hetimet kanë gjetur se Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë “ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme”. Prokuroria e akuzon Veliajn se ka shpërndarë paranë publike dhe ka dhënë leje ndërtimi tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të.
“Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetasja A. X., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh”, tha SPAK.
Po ashtu, SPAK njoftoi se për pesë persona të tjerë është dhënë masa "detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore". Në fund të dhjetorit, Veliaj ishte thirrur në Posaçme kundër Korrupsionit. Ai u tha gazetarëve asokohe se ishte denoncua në mënyrë anonime nga një person i quajtur Nesti Angoni.
"Ky person nuk ekziston, e dimë çfarë emri dhe kulture linçuese përfaqëson ky stil. Është një kurth i sajuar. Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer pas te praktika e letrave anonim", tha Veliaj asokohe.
Ai pati theksuar më 26 dhjetor pasi u thirr në SPAK se "do të ishte shqetësuese nëse nuk do të paraqitej para Prokurorisë së Posaçme se nuk bënte pjesë te ata politikanë që e sulmojnë SPAK-un kur i heton”. I pyetur për këtë çështje, kryeministri Edi Rama pati deklaruar gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët se ndaj Veliajt po bëhej gjyq publik, dhe se ai do të mbante qëndrim në kohën e duhur.
Reagimi i parë pas shoqërimit të Veliajt të hënën erdhi nga Lulzim Basha, i cili më herët ka drejtuar bashkinë e Tiranës dhe Partinë Demokratike. Ai tha se “Veliaj me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama e ktheu Bashkinë e Tiranës në vatër korrupsioni”.
"Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, që shkatërron mirëqenien e familjeve shqiptare", tha Basha./ REL
Socialistët TIRANA- Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë komentuar për mediat lidhur me arrestimin e kryetarit të bas...
Tedi Blushi TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reguar pas arrestimit të Kryebashkiak...
Foto ilustruese TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvillon mbledhje urgjente pak orë pas arrestimit të kryebashkiakut t&eu...
Ajola Xoxa TIRANË - Prokuroria e Posaçme SPAK ka komunikuar sot zyrtarisht akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj d...
Erion Veliaj TIRANA- Në njoftimin zyrtar të SPAK janë përshkruar dhe masat e tjera të firmosura nga GJKKO e që lidhen me...
Elman Abule TIRANË- Pas arrestimit të kryebashiakut Erion Veliaj në pranga është vënë edhe biznesmeni i njohur Elma...
Klotilda Bushka TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka deklaruar sot se deputetja socialiste Klotilda Bushka ndodhet nën akuzë për...
Ajola Xoxa, Erion Veliaj TIRANË - Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me arrestimin e Kryetarit t...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar ditën e sotme në Bashkinë e Tiranës....
Erion Veliaj TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Velia...