LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi politik në Kosovë, REL: Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?

Ata janë në pritje të një vlerësimi të ri të Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i saj i 26 qershorit nuk arriti të sqaronte në mënyrë të prerë rrugën për konstituimin e Kuvendit.

31 Korrik 2025, 12:59 Nga N.F
Ngërçi politik në Kosovë, REL: Çfarë pritet
Foto

KOSOVË- Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë me terma të prerë mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe të tregojë se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nuk është konsumuar.

Kështu vlerëson Zahir Çerkini, profesori i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ai pret që Gjykata Kushtetuese ta ritheksojë se zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur të deputetëve.

“Kështu edhe e tha Gjykata (më 26 qershor), por e tha me terma më kushtetues. Pres të jetë më e hapur, më e artikuluar në drejtim të obligimit që institucionet të ulen dhe të votojnë në mënyrë të hapur për konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, thekson Çerkini për Radion Evropa e Lirë.

Për t'i sqaruar çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, Gjykatës Kushtetuese i janë drejtuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ata janë në pritje të një vlerësimi të ri të Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi i saj i 26 qershorit nuk arriti të sqaronte në mënyrë të prerë rrugën për konstituimin e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese, më 26 qershor, u dha 30 ditë afat deputetëve të Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit.

Por, pas 52 përpjekjeve, ata nuk arritën ta përmbyllin këtë proces. Presidentja e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese sqarimin e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh. Kërkesa është regjistruar si lëndë e veçantë nga ana e gjykatës.

Çerkini shpreh mendimin se Gjykata Kushtetuese duhet ta konfirmojë se ky afat duhet të rikthehet në pikën e rrjedhjes, aty ku rendi i ditës së seancës ka devijuar.

“Pres nga Gjykata Kushtetuese që të tregojë se afati 30 ditësh nuk është konsumuar ende, për faktin se nuk është shkuar në atë që ka thënë Gjykata, pra që të shkohet në votim për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, pra për konstituimin e Kuvendit, por vazhdimisht është tentuar që të votohet Komisioni (për votim të fshehtë)”, thotë Çerkini.

Sipas tij, kjo nënkupton që afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, të rikthehet në proces e sipër, në ditën kur kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka ndryshuar rendin e ditës, duke kërkuar votimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Idenë e Komisionit për votim të fshehtë, Dehari e propozoi më 1 maj, duke u kërkuar partive politike nga një anëtar për komisionin për votimin e fshehtë.

Deri atëherë, në vazhdimet e seancës konstituive të Kuvendit, e cila nisi më 15 prill, e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, disa herë nuk arriti t'i marrë 61 votat e nevojshme të deputetëve për këtë post, përmes votimit të hapur.

Partitë tjera kryesore, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në vazhdimësi kanë refuzuar votimin e fshehtë dhe propozimin e anëtarëve për Komisionin për votim të fshehtë.

Më 24 korrik, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme, që nënkupton se nga 27 korriku deri më 8 gusht deputetët nuk duhet të veprojnë për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Në fillim të korrikut, PDK-ja i është drejtuar për vlerësim Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për propozime për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë; hedhjen në votim të këtij komisioni; vetë votimin e komisionit; si dhe ndërprerjen e seancës pas mosmiratimit të komisionit.

Po ashtu, LDK-ja i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës, në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive nga 29 qershori, pas aktgjykimit të 26 qershorit. Kjo parti beson se vazhdimet e fundit të seancës konstituive janë bërë “në kundërshtim të plotë” me Kushtetutën e Kosovës, si dhe me konstatimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershori.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se nga Gjykata Kushtetuese pritet që të vlerësojë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e veprimit të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit.

“Duhet sqaruar në mënyrë të prerë edhe veprimet e zotit Dehari, në cilësinë e kryesuesit të seancës së Kuvendit, për të përcaktuar dhe elaboruar shkeljet e bëra nga ana e tij deri më tani”, thekson Shala.

Ai shton se Gjykata Kushtetuese duhet ta elaborojë çështjen e të drejtës së propozimit të mandatarit për kryetar të Kuvendit, përkatësisht nëse Lëvizja Vetëvendosje, si parti me më së shumti vota, ka keqpërdorur këtë të drejtë duke propozuar në vazhdimësi të njëjtin emër, pavarësisht se nuk i ka siguruar votat e nevojshme për miratim.

“Gjykata Kushtetuese e ka theksuar se në këto raste kërkohet që të ketë kompromis për të vazhduar tutje dhe thjesht, Gjykata tash duhet të tregojë se si duhet proceduar tutje nëse nuk ka kompromis”, thekson Shala.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesor Çerkini, i cili thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të përcaktojë qartë se çfarë ndodh në rast se kandidati i njëjtë për kryetar të Kuvendit nuk i merr votat në disa tentime radhazi.

“Për të dalë nga kjo situatë, është mirë që Gjykata Kushtetuese mbase të tregojë edhe me enumeracion pozitiv (përshkrim konkret, me fakte dhe hollësi të numëruara njëra pas tjetrës) se sa herë një kandidat mund të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit... të tregohet një numër i caktuar se sa herë, brenda sa ditësh, një emër mund të vendoset në kandidaturë”, thekson Çerkini.

Ai shtoi se sqarimi i tillë nuk nënkupton humbjen e të drejtës së partisë së parë fituese për ta propozuar kryetarin e Kuvendit.

Në pamundësi për të siguruar votat për kryetare të Kuvendit, deputetja e Lëvizjes vetëvendosje, Albulena Haxhiu, qysh në muajin qershor hodhi idenë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale, më vonë këtë vit.

Kjo ide u përsërit edhe nga kolegia e saj partiake, Mimoza Kusari-Lila, e cila duke potencuar hezitimin e partive të caktuara për bashkëqeverisje, ka thënë se zgjidhje mund të jenë zgjedhjet e parakohshme.

Ajo, gjithashtu, e ka përmendur mundësinë e marrjes së mandatit të deputetëve të Kuvendit, si pasojë e pamundësisë që ta konstituojnë Kuvendin. Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të bllokimit të konstituimit të Kuvendit, ëshët parë si opsion i mundshëm edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Por, lideri i saj Memli Krasniq, ka përjashtuar mundësinë që ato të mbahen bashkë me ato lokale këtë vit.

LDK-ja nuk e ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ndërkaq AAK-ja ka thënë se nuk i kërkon ato, por është e gatshme, nëse zgjedhjet mbahen. Profesor Çerkini thekson se Gjykata Kushtetuese nuk duhet fare të merret me këtë ide.

“Idenë se a mund t’iu merret mandati deputetëve nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke e dërguar vendin në zgjedhje... unë mendoj se Gjykata nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë. Nuk i takon Gjykatës Kushtetuese që të ndërhyjë në pushtetin politik për të dërguar vendin në zgjedhje”, thotë Çerkini.

Me këtë pikëpamje pajtohet edhe Shala nga IKD-ja. Sipas tij, moskonstituimi i Kuvendit nuk është rrethanë e paraparë në Kushtetutën e Kosovës, e cila do të përcaktonte marrjen e mandateve të deputetëve.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se cili do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Shala thotë se praktikat nga vendimmarrjet e kaluara të kësaj Gjykate tregojnë se nuk mund të ketë zgjedhje të reja përmes aktgjykimeve të saj.

“Vetë Gjykata Kushtetuese, më 2014, ka thënë se askund në Kushtetutë nuk thuhet se moszgjedhja e kryetarit të Kuvendit e çon vendin në zgjedhje. Mirëpo, nuk e dimë nëse Gjykata Kushtetuese do ta ndërrojë praktikën”, thekson Shala.

Të dy njohësit e çështjeve juridike – kushtetuese vlerësojnë se mbetet e pasigurt se kur Gjykata Kushtetuese mund të dalë me sqarime lidhur me kërkesat e parashtruara në adresë të saj nga PDK-ja dhe LDK-ja, si dhe nga presidentja Osmani.

Megjithtatë, marrë parasysh që më 8 gusht skadon afati i masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, e cila ndalon veprimin e deputetëve në drejtim të konstituimit të Kuvendit, ata presin që një vendimi i kësaj gjykate mund të shpallet para kësaj date./ REL

gjykata kushtetuese kosove

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë