Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në mbledhjen e bërë në Prokuriorinë e Përgjithshme, Dumani ka theksuar se këto rekomandime po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqerohen me të dhëna statistikore.
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në mbledhjen e bërë në Prokuriorinë e Përgjithshme, Dumani ka theksuar se këto rekomandime po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqerohen me të dhëna statistikore. Gjatë fjalës së tij, Dumani ka shtuar se disa rekomandime janë të mikëpritura por paraqesin vështirësi sesi do gjejnë zbatim konkret.
"Pasi jemi njohur me rekomandimet nuk mund të rri pa thënë disa elementë, disa gjetje tonat. Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje. Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike.
Rekomandimet tek një pjesë e tyre përdorin terma të përgjithshëm si hetimet proaktive, forcimi i qasjes strategjike, por nuk ofrojnë asnjë përkufizim operacional. Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese.
Një rekomandim tjetër që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja “nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit”. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit. SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike.
Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave.
Kështu që patjetër në tërësinë e tyre rekomandimet janë të mirëpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion që këto rekomandime të jenë në prioritetin e punës së institucionit, por nga ana tjetër disa prej tyre nga mënyra se si janë formuluar apo si janë konceptuar nga pikëpamja praktike paraqesin vështirësi për tu zbatuar. Dhe unë që tani konstatoj vështirësi se si do të raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve," tha Dumani.
Foto ilustruese KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për mediat pas dështimit të konstituimit të Kuvendit t&eum...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar ditën e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme rekom...
Foto ilustruese KOSOVË- Për të 18-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbë...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se gjatë fushatës elektorale ka dorëzuar 15 padi për krime elektoral...
Ajola Xoxa TIRANË- Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka mbërritur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike në deklaratën për mediat jashtë SPAK u pyet lidhur me incidentin që ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar mos futjen e doktor Ilir Alimehmetit në Kuvend. Gjatë fjalës për...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është pyëtur nga gazetarët sot nëse ka pasur komunikim me drejtuesin politik...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është pyetur nëse do e drejtojë ai seancën e parë...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për mëdiat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaç...