LIVE UPDATES
Politike

Raportimi i drejtësisë në Kuvend! Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin Dumani, dje kapitulluan pa kushte para shqiptarëve

Gjatë një konference për media, Berisha u shpreh se gjatë raportimit të drejtësisë në kuvend mazhoranca shkeli ligjet dhe Kushtetutën.

28 Tetor 2025, 12:53 Nga E.d
Raportimi i drejtësisë në Kuvend! Berisha: Pseudomazhoranca e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se mazhoranca dhe Kreu i SPAK, Altin Dumani, kapitulluan dje pa kushte para shqipatarëve. Gjatë një konference për media, Berisha u shpreh se gjatë raportimit të drejtësisë në kuvend mazhoranca shkeli ligjet dhe Kushtetutën.

Ai deklaroi se Kreu i SPAK, refuzoi të merrte pyetje me gojë nga deputetët e opozitës. Kryedemokrati tha se dorëzimi i pyetjeve me shkrim është një akt i pashembull, pasi i mundëson zyrtarit të përgatisë përgjigjiet. Sipas Berishës, gjatë përgjigjieve të pyetjeve të bëra nga deputetët, Altin Dumani fliste si "i kapur".

"Dita e djeshme regjistrohet në analet e parlamentit shqiptar si dita e kapitullimit pa kushte të pseudomazhorancës së krimit dhe jo vetëm asaj, por para shqiptarëve dhe mbarë botës, mercenarit të Edi Ramës, Altin Troplini. Të dashur qytetare dhe qytetarë, ju dje në një teatër tragjikomik patë se si pseudomazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligje, të shkel. Kushtetutën e vendit vetëm nën diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë direkt nga deputetët. Akt i pashembullt! Në të gjitha parlamentet e botës, pyetjet bëhen me shkrim dhe me gojë. Dorëzohen me shkrim, në mënyrë që zyrtari që pyetet t’i jepet mundësia të përgatisë përgjigjet, lexohen nga autori i pyetjeve dhe ky është një standard. Deputeti Tritan Shehu ndodhej dje me miqtë në parlamentin e Italisë dhe ai merrte në telefon, këtu kjo është gjëja më absurde.

Por, i keqpërdoruri dhe i keqshfrytëzuari në ekstrem nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta. U bë një kompromis, dhe ai kompromis u bë pas një përpjekje shumë të madhe të opozitës, e cila donte që shqiptarët të mësonin të vërtetat e këtij sistemi të falimentuar. Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve të tij, autori i pyetjeve të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. Dhe kjo funksionoi, mendoj unë, shumë mirë. Funksionoi shumë mirë, ndonëse ju e patë vetë pozitën mjerane në të cilën u ndodhën palët tona kundërshtare. Ai, siç do thoshte një eksperte e shquar e gjuhës së turpit, fliste si i kapur. Për të gjithë ata që njohin gjuhën e trupit, kjo ishte e vërteta e tij, sepse ai është i kapur. Kurse ata, të cilët shkelmuan Kushtetutën vetëm se ai kishte frikë nga pyetjet, nuk duronte dot pyetjet direkte se i dukeshin si shigjeta, e lëshuan në rënie të lirë. E lëshuan në rënie të lirë sepse kishin frikë nga opozita do ua nxirrnim dosjet në parlament, që i fshihte Troplini. Nuk kisha parë ndonjëherë në eksperiencën time të gjatë 32-vjeçare një ditë ku përpjekja për të vërtetat triumfoi aq bukur. Dhe ku kompromisi i krimit midis mercenar-Dumanit dhe pengjeve të tij në narkomazhorancë prodhoi ato skena të papërsëritshme." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd altin dumani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet