LIVE UPDATES
Politike

Raporti i PE/ Berisha: Edi Rama ka kërcënuar misionin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet

Gjatë një konference për gazetarët, Berisha ka deklaruar se ka qenë Ministri i Jashtëm Igli Hasani, që i ka thirrur në zyrë dhe u ka kërkuar llogari për frazat që kanë thënë. 

12 Qershor 2025, 12:52 Nga I.A
Raporti i PE/ Berisha: Edi Rama ka kërcënuar misionin e OSBE-ODIHR
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ritheksuar denoncimin e tij se Edi Rama ka kërcënuar misionin e OSBE/ ODIHR për raportin e tij paraprak për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha ka deklaruar se ka qenë Ministri i Jashtëm Igli Hasani, që i ka thirrur në zyrë dhe u ka kërkuar llogari për frazat që kanë thënë.

Berisha më tej ka vazhduar duke thënë se Rama ka përdorur bandat më të rrezikshme këto zgjedhje. Ndërkohë që më tej ka theksuar se banditët si Dritan Gjika i kanë rrënjët te Ergys Agasi dhe Edi Rama. 

"Në mënyrë konkrete, presion antiligjor, antidemokratik është bërë ndaj ekipit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe unë këto i kam denoncuar në të gjitha instancat ndërkombëtare dhe publikisht. Dhe në këtë fushatë presioni është i implikuar, vetë personalisht Edi Rama dhe ministri i tij i Jashtëm, Igli Hasani. Unë kam informuar se, ky i fundit ka thirrur në zyrë përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve, pasi ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe u ka kërkuar llogari për frazat, se këta janë ai sekt që besojnë gënjeshtrat e tyre. Këta besojnë gënjeshtrat e tyre, këta jetojnë me një realitet që nuk ekziston. Ai përdor 500 mln euro prokurorime, në periudhën që nuk lejon ligji.
Ai shpërndan 76 mln euro në periudhën që nuk e lejon ligji.

Ai fal gjobat 200 mln në periudhën që nuk e lejon ligji. Ai punëson mbi 10 mijë persona në periudhën që nuk e lejon ligji. Ai ka firmosur me dhjetëra mijëra leje legalizimi, certefikata pronësie dhe leje ndërtimi, në periudhën që nuk e lejon ligji. Që të gjitha për vota. Ai ka dhënë licenca për një sipërfaqe 140 herë më të madhe për mbledhje kanabisi, në kundërshtim flagrant me ligjin. Janë përdorur të gjitha. Do vij unë këtu para jush, se këtu po bëhet gjyqi ndërkombëtar i një farse elektorale. Ai ka përdorur dhjetëra mijëra punonjës të administratës, me fuqinë e postit të tyre duke mikluar dhe kërcënuar qytetarët për votë.

Por ai siç e dini, ka përdorur bandat më të rrezikshme të cilat tashmë, janë bërë famëzeza edhe në atentate politike ndërkombëtare, siç ishte vrasja e kandidatët të opozitës në Kolumbi. Mos harroni se Dritan Gjikat i kanë fijet tek Gys Agasi dhe Edi Rama. Tek Pojat, tek Çelët. Para 1 jave u godit kandidati për president në Kolumbi dhe presidenti tha, mafia shqiptare, tregoi dhe emrin e personit. Njerëzit e lidhur me Edi Ramën janë rrezik ndërkombëtar sot. Kështu që nuk mundet më, iku kjo kohë. Por këta, kur nuk ke turp, bëhet çdo gjë dhe thuhet çdo gjë. Në këtë raport e vetmja që e përmend është ajo, të tjerët se përmendin dot. Të tjerët mbetën dy javë duke cituar z. Andreas Schieder. Ai është një europarlamentar, një socialist, nuk përfaqëson raportin ai. Mendimet e tij i ka në raport. I ka votuar. Këto që po lexoj unë ju, kanë votën e tyre, janë unanime. Popullor dhe socialist janë të votuara. Sidomos z. Andreas Schieder, që është edhe reporteri për Shqipërinë," tha Berisha.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet