LIVE UPDATES
Politike

Raporti i OSBE/ODIHR/ Bujar Leskaj paralajmëron lënien e mandatit: Duhet ta marrin deputetët e listave të hapura

Me anë të një postimi në Facebook, Leksaj shkruan se raporti i OSBE/ODIHR përbën një dokument të qartë, që dëshmon për devijime thelbësore nga standardet demokratike të vendit. 

3 Nëntor 2025, 10:35 Nga I.A
Raporti i OSBE/ODIHR/ Bujar Leskaj paralajmëron lënien e mandatit:
Bujar Leskaj

TIRANË- Deputeti demokrat Bujar Leskaj ka paralajmëruar lënien e mandatit përgjysëm. Me anë të një postimi në Facebook, Leksaj shkruan se raporti i OSBE/ODIHR përbën një dokument të qartë, që dëshmon për devijime thelbësore nga standardet demokratike të vendit. 

Leskaj tha se tashmë PD është përballë një faze historike, që kërkon një analizë të thellë dhe një proces të domosdoshëm reformimi. Në fund, Leksaj shkruan se një hap i nevojshëm në këtë drejtim është dhe që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës.

"Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisjt si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen," shkruan Leskaj. 

Shkrimi i Plotë:

Raporti përfundimtar i misionit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 përbën një dokument të qartë, të detajuar dhe profesional, që dëshmon për devijime thelbësore nga standardet demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë, duke e përshkruar procesin zgjedhor si një garë të pabarabartë, të manipuluar dhe të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga partia në pushtet. Ky raport realist, i paanshëm dhe shterues në analizën e tij, konfirmon se zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë e mirëfilltë elektorale, një proces i zhveshur nga fryma e votës së lirë dhe ndarjes së qartë mes shtetit dhe partisë në pushtet.

Mbas publikimit të këtij raporti, Partia Demokratike e Shqipërisë është përballë një faze historike, që kërkon një analizë të thellë dhe një proces të domosdoshëm reformimi. Ky është një çast vendimtar për të rifreskuar dhe sinergjizuar partinë, duke ndërtuar një lidership të konsoliduar dhe një strukturë që ndjek parimet themelore të saj. Këto parime dhe qasje të reja duhet të jenë të orientuara në dy drejtime kryesore: forcimi i marrëdhënieve me qytetarët, me bazën/terrenin dhe forcimi i strukturave/aparatit të brendshëm të partisë.
Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër.
I. Rëndësia e Analizës dhe Reformimit
Në mënyrë që PD të rikthehet si një forcë politike e besueshme, ajo duhet të kalojë në një analizë të detajuar dhe të gjithanshme të situatës aktuale. Kjo analizë është thelbësore për të identifikuar pikat e dobëta dhe për të krijuar një bazë solide për të ardhmen. Siç e kam sugjeruar më parë ( në mbledhjet e Këshillit Kombëtar), një analizë SëOT (forcat, dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet) është një mjet i nevojshëm për të kuptuar më mirë se ku qëndron aktualisht Partia Demokratike dhe cilat janë hapat që duhet të ndiqen.
PD duhet të fillojë një analizë të thellë të brendshme për humbjen e zgjedhjeve, për të kuptuar pse dhe ku gabuam të gjithë ne, drejtuesit politik, drejtuesit e PDSH-së dhe drejtuesit e degëve të saj, kandidatët për deputet dhe çfarë duhet të bëjm për të konsoliduar besimin tek qytetarët.
Duhet një reflektim i sinqertë dhe një planifikim i qartë për të korrigjuar gabimet e bëra.
Një hap i nevojshëm në këtë drejtim është që deputetët e listave të mbyllura të lënë gjysmën e mandatit për deputetët e listave të hapura/apo deputetët pasardhës. Kjo është një mënyrë për të hapur Partinë Demokratike, ashtu siç ishin principet e Rithemelimit. Personalisht, pas dy vitesh, do të lë mandatin tim të deputetit tek kandidati pasardhës në listë, për të inkurajuar deputetët e rinj, nxitur rinovimin dhe për të sjellë një frymë të re të të bërit politik. Ky është një proces që duhet të ndiqet nga të gjithë deputetët aktual; të cilët më vonë si ish-deputetët duhet të vazhdojnë të kontribuojnë maksimalisjt si të ishin deputet, me veprimtari. Kjo formulë në optikën time e bën më të shëndetshme Partinë Demokratike, duke e bërë më të fortë, më te hapur dhe më të sigurt për të ardhmen.
II. Kthimi te Parimet dhe Rritja e Pjesëmarrjes Demokratike:
Një nga aspektet më të rëndësishme të riorganizimit të PD-së është rikthimi te parimet dhe principet me të cilat nisi rithemelimi i saj në vitet 2021-2022 dhe Foltorja. Përshtatja e strukturave dhe politikave të partisë duhet të bazohet në vlerat e llogaridhënies dhe transparencës, duke përfshirë gjithmonë votën e bazës së partisë në zgjedhjen e organeve dhe posteve të rëndësishme brenda strukturës së PD-së. Ky angazhim është i domosdoshëm për të forcuar besimin e qytetarëve dhe simpatizuesve, duke përfshirë dhe ata që kanë ndarë mendime të ndryshme në të kaluarën.
Për të rivendosur besimin te qytetarët, PD duhet të jetë më afër njerëzve. Deputetët e saj duhet të jenë të pranishëm në terren, duke dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e qytetarëve, në mënyrë që të ofrojnë zgjidhje konkrete për problemet e përditshme që ata hasin. Ky angazhim duhet të bëhet nëpërmjet lidhjes së hapur me qytetarët, duke nxitur biseda dhe debate të drejtpërdrejta dhe duke krijuar mundësi që ata të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes së drejtpërdrejtë brenda Partisë Demokratike. Të kthehemi drejt parimeve të Rithemelimit , të cilat për fat të keq i harruam këtë vit.
III. Përfshirja e Shoqërisë Civile dhe ish të Përndjekurve Politikë:
Një aspekt tjetër që nuk mund të anashkalohet është bashkëpunimi i ngushtë me shoqërinë civile dhe forcimin e institucionit/forumit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe Studentëve të Dhjetorit ‘90.Studentët e Dhjetorit dhe ish-të Përndjekurit Politik, ashtu si dhe Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas, duhet të kenë një rol aktiv dhe partneritet në proceset që do të zhvillohen brenda Partisë Demokratike. Roli i tyre është i rëndësishëm, pasi ky angazhim do të jetë thelbësor dhe partneritet koseguent, i institucionalizuar. Ky është një hap që duhet të ndihmojë në rinovimin e PD-së, duke u siguruar që ajo të ketë një lidhje të ngushtë me ish-të Përndjekurit politik dhe Studentët e dhjetorit ‘90,të cilët mbeten shtylla kurrizore e PD.
Vazhdimi i punës, bashkëpunimeve, veprimtarive dhe aksioneve me anëtarë të shoqërisë civile, intelektualé e personalitete, si dhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar”, që PD e nisi shumë mirë gjatë Rithemelimit duhet të konsolidohen gjatë kësaj periudhe.Kjo është një shtysë e fortë për të rigjallëruar energjitë e PD dhe për të tërhequr intelektualët, që janë thelbësorë për zhvillimin e një partie moderne dhe të fortë.
IV. Nevoja për Riorganizim e PD-së:
Për të ndërtuar një PD më të fortë, është e domosdoshme që partia të fillojë një proces të thellë riorganizimi, i cili duhet të përfshijë çdo nivel të saj. Kjo do të thotë që të krijohen struktura që mund të adresojnë në mënyrë më efektive nevojat e qytetarëve dhe të angazhojnë forca të reja.
Një pikë tjetër ka të bëjë dhe me rolin e institucionit të Drejtuesit Politik. Ky ndryshim nuk duhet parë si një akt formal, por si një proces i thellë rinovimi, që sjell progres për partinë dhe shoqërinë.
Analiza e zgjedhjeve, mbas denoncinit të farsës zgjedhore dhe raportit të OSBE/ODIHR, duhet të fillojë nga drejtuesit politikë që humbën në zgjedhjet e 11 majit në qarqet e tyre, pavarësisht farsës dhe manipulimit të zgjedhjeve. Këta drejtues duhet ose të japin dorëheqje (personalisht, menjëherë pas zgjedhjeve, në maj 2025, i paraqita Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berishës dorëheqjen time, si drejtues politik i qarkut Vlorë) dhe/ose të zëvendësohen me të rinj, nga kandidatët e PD-së në listat e hapura që fituan ose morën mbështetje të gjerë nga elektorati.
V. Reforma Zgjedhore dhe Territoriale:
Një tjetër hap i rëndësishëm është reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, siç është theksuar edhe në raportin e OSBE/ODIHR, që i ka rekomanduar Shqipërisë një përmirësim të mëtejshëm të sistemit zgjedhor dhe reformës territoriale për të rritur përfaqësimin dhe për të garantuar një konkurrencë të drejtë.
Objektivi i Partisë Demokratike duhet të mbetet zgjedhjet e parakohshme, por pa Edi Ramën si kryeministër. Kjo është një kërkesë e domosdoshme për të rikthyer besimin te sistemi politik dhe për të dhënë mundësinë për një ndryshim real në qeverisje.
Zgjedhjet e parakohshme duhet të fillojnë nga një reformë e thellë e sistemit zgjedhor, i cili duhet të kthehet në një sistem më të drejtë dhe më të hapur. Koalicionet parazgjedhore, të cilat Rama i hoqi me ndryshimet që bëri në ligjin zgjedhor, janë të rëndësishme për një konkurrencë të barabartë dhe për të siguruar që të gjitha partitë të kenë mundësi të barabarta në zgjedhje. Nuk mund të ketë zhvillim të vërtetë demokratik nëse nuk ka një sistem zgjedhor të konsoliduar, me fokus në lirinë e zgjedhjes, koalicionet parazgjedhore dhe lista 100% të hapura. Ky është një parim themelor për të siguruar që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtë dhe të qartë.
Partia Demokratike nuk mund të bëhet pjesë e një konsensusi të ngushtë për reformën zgjedhore pa këtë objektiv të rëndësishëm. Kjo është e domosdoshme për të ndërtuar një sistem zgjedhor që të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë dhe që të sigurojë se qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin në mënyrë direkte përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Për këtë arsye, çdo përpjekje për të reformuar sistemin zgjedhor duhet të ketë këtë objektiv në qendër, dhe të sigurojë që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të drejtpërdrejtë me anën e listave 100% të hapura.
Gjithashtu, jam kundër idesë së parlamentit me dy dhoma. Kam shumë argumenta për këtë, të cilat do t’i trajtoj në një shkrim tjetër, pasi besoj se një parlament me dy dhoma do të krijonte më shumë pengesa dhe do të shtonte kompleksitetin e sistemit politik shqiptar, duke e bërë atë më të vështirë për qytetarët, për t’u përfaqësuar ashtu siç duhet.
Reforma zgjedhore është një hap i rëndësishëm për të siguruar zhvillimin e një demokracie të shëndetshme në formë dhe përmbajtje, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse ka një angazhim të sinqertë dhe të plotë nga të gjitha partitë politike, për të ndërtuar një sistem zgjedhor që reflekton vullnetin e vërtetë të popullit.
VI. Alternativa dhe Denoncimi i Keqqeverisjes:
Në këtë periudhë, Partia Demokratike duhet të denoncojë vazhdimisht keqqeverisjen e Edi Ramës dhe abuzimet me fondet publike, pronat dhe pasuritë kombëtare. Ky është një hap i domosdoshëm për të zhvilluar një alternativë konkrete dhe të besueshme për qytetarët. Korrupsioni dhe abuzimet e regjimit të tanishëm kanë shkatërruar besimin e qytetarëve në institucione dhe kanë krijuar një hendek të madh mes popullit dhe qeverisë. Për të krijuar një mundësi për ndryshim, PD duhet të ofrojë një alternativë të qartë dhe të mbështetur nga projekte konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve, duke u shpërfaqur përpara shqiptarëve si parti e alternativës.
Partia Demokratike duhet të veprojë me urgjencë për të zbatuar këto reforma dhe për të krijuar një model të ri që do të shpërblejë angazhimin dhe përkushtimin e qytetarëve dhe mbështetësve të saj. Vetëm përmes një procesi të thellë riorganizimi dhe angazhimi të vazhdueshëm me qytetarët, PD mund të rigjejë besimin dhe të ndihmojë në konsolidimin e demokracisë dhe shtetformimit. Ky është një moment historik, më i rëndësishmi në këto 35 vite për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete dhe për të shndërruar vizionin e PD në realitet.

bujar leskaj raporti i osbe/odihr

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet