LIVE UPDATES
Politike

“Rama urdhëron hakerimin e dosjeve të SPAK“/ Berisha: Hakeruesi i thotë kolegut të tij se këto do t'ia nisë menjëherë Edi Ramës

Berisha tha se qytetarët nuk e kanë të qartë, se nga 67 miliardë euro që janë paguar nga ta është vjedhur në masën 90%.

16 Janar 2026, 17:36 Nga E.d
“Rama urdhëron hakerimin e dosjeve të SPAK“/ Berisha:
Foto ilustruse

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Rama  ka urdhëruar hakerimin e dosjeve të SPAK. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të vendit, Berisha u shpreh se hakeruesi i ka thënë kolegut të tij se këto do t'ia nisë menjëherë Edi Ramës.

Berisha tha se qytetarët nuk e kanë të qartë, se nga 67 miliardë euro që janë paguar nga ta është vjedhur në masën 90%. Lideri i opozitës tha se në 12 vite rrugët janë  ndërtuar me çmime të dhjetëfishta, krahasuar me çmimet në Greqi, në Kroaci, apo në vende të tjera.

”Ju jeni dëshmitarë të disa zhvillimeve të fundit, të cilat i hoqën çdo maskë atij. I hoqën çdo maskë. Njeriu që shëtiste nga samiti në samit, nga studio televizive në studio televizive, duke u mburrur për reformën e tij model të drejtësisë që s'e ka parë Evropa ndonjëherë, që s'e ka parë bota ndonjëherë.

Njeriu që me këtë flamur do të dilte në çdo takim dhe çdo samit, del tani njeriu që s'ka asnjë normë, asnjë parim, asnjë princip. Dhe se, që në momentin kur një dosje, në të cilën në tre rrjeshta, dy janë për të, dhe një për Lubi Ballukun, ai përdor të gjithë pushtetin e krimit të tij, përdor 83 mandate të krimit për t'i mbyllur rrugën drejtësisë, për të bërë grusht shteti me parlament, për të asgjësuar pushtetin e drejtësisë.

Dhe këto që ju keni dëgjuar, janë, ju garantoj se janë maja e ajsbergut. Sot unë paraqita para shqiptarëve një rast unik që mund të ketë ndodhur ndonjëherë. Kryeministri që urdhëron hakerimin e dosjeve të prokurorisë speciale. Dhe hakeruesi kriminel që i fut duart e zeza në dosje, i thotë kolegut të tij se këto do t'ia nisë menjëherë Edi Ramës.

Pra, në çdo lloj, në çdo lloj varianti që ta kthesh, ai del një bandit mbi bandit, ai del një padrino i një organizate kriminale që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kushtetutë. Ky është njeriu që kemi përpara. Të nderuar drejtues të degëve të Partisë Demokratike, zhvillimet kanë treguar se rrethi i tij më i ngushtë është një rreth hajdutësh profesionistë, që s'kanë asnjë kufi në përvetësimin, vjedhjen, e miliarda, miliarda euro taksa të qytetarëve shqiptarë. Është tragjike. Një fakt është tragjik.

Qytetarët nuk e kanë të qartë se nga 67 miliardë euro që ata kanë paguar nga mundi e djersa e tyre taksa, një shumë mbi dy herë më e madhe se ajo e tetë viteve 2005-2013, në masën 90%, gjer në 100% është vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur. Janë ndërtuar në 12 vite të marra së bashku, nga 11.000 km rrugë, as 1.000 km rrugë dhe që të gjitha, siç e shihni, shemben sikur të ishin kartoni njëra pas tjetrës.

Janë ndërtuar me çmime të dhjetëfishta, janë ndërtuar me çmime të tetëfishta, të 15-fishta, krahasuar me çmimet në Greqi, në Kroaci, apo në vende të tjera. Pra, proporcionet e vjedhjes së buxhetit dhe pasurive publike kanë kufij vetëm qiellin. Dhe këto që flasim janë thjesht paratë e buxhetit, por shumë herë më tepër janë pasuritë publike. Ka rrëmbyer portin, portin e Durrësit, të paktën e aferë 4 miliardë euro dhe ka gjobitur me të paktën 1 miliardë euro taksapaguesit shqiptarë për ndërtimin e portit të ri. Krenari e madhe AKSHI, thoshte ai. Shikoni se çfarë ndodh tek AKSHI.

Në AKSH, kunati i tij, me emra të ndryshëm, ka marrë dhe ka përfituar me kontrata sekrete qindra tendera, ndër të cilat me fitim 98%. Si 98%? Në mënyrë absolute, pa asnjë blerje, pa asnjë shitje, përveçse transferim paresh nga buxheti i shtetit në kontën bankare të kompanisë së tij. Dhe dy-tre rroga të paguara në atë kompani. Nuk ka ndodhur vjedhje kurrë në botë.” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet