Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Lideri opozitar e cilësoi Ramën si një njeri të plagosur dhe të pashpresë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Rama është sot turp qeveritar në sytë e botës. Gjatë një takimi me qytetarët në zonën e Astirit, Berisha tha se opozita e çoi atë në kilometrin e fundit dhe i dha ndëshkimin e duhur.
Lideri opozitar e cilësoi Ramën si një njeri të plagosur dhe të pashpresë. Berisha dhe se qindra qytetarë mbështetën Partinë Demokratike me besim të plotë, pasi sipas tij PD është parti e vlerave dhe e idealeve demokratike të qytetarëve.
Sali Berisha: Ku është sot hajduti që ju thoshte se kam mbjellë 1 milion pemë, pasi kishte vjedhur fondet e 1 milion fidanëve? Ku është sot ky hajdut? Atje ku e meriton! Ju qëndruat në betejë të vështirë, të lodhur, të dëshpëruar, por nuk u dorëzuat. Jo. Qëndresa në opozitë është mision. Nuk ka mision më fisnik për njeriun. Se çdo njeri mund të thotë, tani jam tërhequr, tani s'po merrem më. Po ju nuk e thatë. Demokratët nuk e thanë këtë. Jo, jo. Ndaj dhe ne arritëm, arritëm shumë. Arritëm në kilometrin e fundit. Dhe në këtë kilometër pa diskutim kemi vështirësi. Po arritëm në këtë kilometër, pasi kemi plagosur bishën për vdekje. Pasi kemi damkosur Edi Ramën njëherë e përgjithmonë si kryehajdut i kombit.
Arritëm! Pasi i dhamë atij atë ndëshkim, atë plagë, atë damkë nga e cila ai nuk shërohet më kurrë. Ju e patë. Ju e patë se si, se si 8 rezoluta të të gjitha forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë në botë damkosën Edi Ramën si narkodiktator. Damkosën Edi Ramën si armik të votës së lirë. Damkosën Edi Ramën si hajdut të papërmbajtur dhe mbështetën Partinë Demokratike, si një forcë politike që mbron interesat tuaja, si një forcë politike që ka një program shpëtimtar për Shqipërinë, që ka një program për qytetarët, mëkëmbjen e tyre, rrogave, pensioneve, shërbimeve të tyre, që ka një program për luftën me zero tolerancë kundër korrupsionit, për shtypjen me të gjithë forcën e ligjit të krimit.
Mbështetën Partinë Demokratike me besim të plotë, se ajo është parti e vlerave, e idealeve demokratike të qytetarëve. Miq, po të kthehemi jo shumë larg, po dhe dy vite më parë Edi Rama, i cili zëvendësoi vlerat, moralin e vlerave dhe të ligjeve të drejta, me moralin kriminal të familjes së tij. Mbahej me lavdata falë korrupsionit që bënte dhe lobimeve korruptive të tij. Shpallej shembull e të tjerë e të tjerë. Çfarë është sot Edi Rama në sytë e botës? Është, dijeni mirë, një turp qeveritar.
Është një njeri i plagosur dhe i pashpresë. Me cilindo që bisedoj, duhet t'ju rrëfej këtu një të vërtetë. Në mënyrë absolute, çdo njeri i çdo funksioni që është, në mënyrë të çuditshme, në fund të bisedës më thotë: Zoti Berisha, këto gjëra janë gjëra nga të pabesueshmet që mund të ndodhin. Janë gjërat më të paimagjinueshme që mund të ndodhin. Dhe ne persistuam. Ne me vendosmëri, duke mbrojtur interesat tuaja, duke mbrojtur përpjekjet tuaja, duke mbrojtur qëndresën tuaj, ne e zhveshëm atë lakuriq, siç është, faqezinj. Ne i treguam botës se ç'përfaqëson njeriu që sillet me atlete të bardha për të tërhequr vëmendjen dhe për të harruar se kush është. Dhe sot, cilido që lexon raportin, cilido nga ju që lexon raportin e sotshëm të Komisionit Europian, të votuar në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit, gjeni veten tuaj, gjeni fjalët tuaja, gjeni qëllimet tuaja.
Dhe kjo është merita juaj. Është meritë e jashtëzakonshme. Nuk u mposhtët, po qëndruat. Nuk u dorëzuat, po qëndruat të pamposhtur. Në rreshtat e para, raporti thotë se në Shqipëri, institucionet shtetërore në zgjedhje u shkrinë me strukturat e partisë së krimit, Partisë së Edi Ramës, se zgjedhjet u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet. Pra, nuk ishin zgjedhje. Ky raport përmban gjithçka ju keni denoncuar. Është dëshmi pra, është një dokument i qëndrimeve tona të drejta. Në këtë raport, Edi Rama akuzohet se mbrojti me mandate krimi Lubi Ballukun, de facto veten e tij. Në raport akuzohet z.Sadiku, Edi Rama akuzohet për investitorë strategjikë. Vjedhjes me investitorë strategjikë. Në raport denoncohet me forcën më të madhe, nisma antishqiptare e Ballkanit të Hapur, që e shkatërroi bujqësinë e vendit. Po ne qëndruam. Ne së bashku mbushëm bulevardin. Por ai do sillte Vuçiç e Zaevin. Pra, miqtë e mi, e kemi një kushtrim. Vërtet s'kemi realizuar maksimalen që meritojmë, por kauza jonë është bërë kauzë botërore. Zëri ynë është bërë zëri i ndërgjegjes së shqiptarëve. Kemi sakrifikuar, keni sakrifikuar, por keni qenë avokatë, avoketër, të interesit kombëtar, të interesit të shqiptarëve./Dosja.al
VLORË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot dëgjesën e radhës me qytetarët...
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani KOSOVA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka rënë dakord me...
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama është takuar sot me nipin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, gjat&eu...
Tedi Blushi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje GJKKO-s&...
Ervin Salianji TIRANË- Ervin Salianji ka falenderuar çdo demokrat që iu bashkua lëvizjes së tij në këto 5 muaj në...
Pamje nga takimi GJIROKASTRA- Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedimi me të rinjtë në qyteti...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes nj&eum...
Jorgo Goro TIRANË- Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili kë...
Fatmir Mediu TIRANË- Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu pretendon se ai është ngarkuar nga SPAK për gjëra që s’kan&...
Selia PD TIRANË- Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partia Demokratike e Shqipërisë ka hyrë në një fazë...