LIVE UPDATES
Politike

Rama prezanton programin elektoral të PS-së/ Nga pagat, punësimi, arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe mbrojtja, ja pikat kryesore

Thelbi i programit socialist mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian. Rama tha se më 11 maj shqiptarët t'u japin mandatin por njëkohësisht do t'u japin një mesazh shumë të fortë të gjitha vendeve të BE-së duke votuar, sipas tij, masivisht për anëtarësimin dhe për pasaportën europiane.

29 Mars 2025, 12:42 Nga M.B
Rama prezanton programin elektoral të PS-së/ Nga pagat, punësimi,
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste, prezantoi sot programin e forcës së tij politke për "Shqipërinë 2030" me të cilën u kërkon votën e shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit. Thelbi i programit socialist mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Rama tha se më 11 maj shqiptarët t'u japin mandatin por njëkohësisht do t'u japin një mesazh shumë të fortë të gjitha vendeve të BE-së duke votuar, sipas tij, masivisht për anëtarësimin dhe për pasaportën europiane.

Pragrami i Partisë Socialiste i shpalosur sot nga Rama u detajua gjatë prezantimit të tij në pika të tilla si pagat dhe ekonomia, punësimi dhe pensionet, biznesi dhe taksat, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, energjia, uji, kadastra dhe turizmi.

PROGRAMI I PARTISË SOCIALISTE:

Paga

Të ardhurat për frymë do të pesëfishohen deri në vitin 2030 (nga 3324 euro në 10342 euro dhe më pas në 15,000 euro).

Paga mesatare në sektorin publik është rritur nga 372 euro në 1000 euro dhe do të arrijë 1200 euro deri në vitin 2030.

Paga minimale ka kaluar nga 157 euro në 400 euro dhe do të rritet në 500 euro deri në janar 2026.

Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur nga 9.6 miliardë euro në 25 miliardë euro, me synim 35 miliardë euro deri në vitin 2030.

Punësimi dhe Pensionet

Në vitin 2030, papunësia do të arrijë nivelin e mesëm të BE-së (6%).

Pensioni mesatar do të arrijë 400 euro në vitin 2030.

Janë nënshkruar marrëveshje për njohjen e pensioneve me shtete të tjera, përfshirë Italinë. Brenda mandatit të katërt, të mbyllin marrëveshjen me Greqinë.

Do të vazhdojë regjimi me taksë 0% për bizneset e vogla dhe taksë 15% për bizneset e mëdha.

Propozohet një "Paqe Fiskale" për biznesin, ku tatimi mbi fitimin do të lidhet me rritjen ekonomike dhe kontrolli për bizneset do të ndalet.

Eksportet do të mbështeten me kredi dhe garanci shtetërore për bizneset.

Arsimi

Paga mesatare e mësuesve do të arrijë 1250 euro në vitin 2030.

Plan për 200 shkolla të tjera deri në fund të mandatit.

Laboratorët inteligjentë do të arrijnë 1000 deri në fund të mandatit të katërt.

Programi i ushqimit në shkolla dhe transport falas për nxënës nga shtëpia në shkollë.

Do të dyfishohet numri i nxënësve në arsimin profesional dhe do të investohen 60 milionë euro në shkolla profesionale.

Shëndetësia

Buxheti për shëndetësinë do të arrijë 1 miliardë euro deri në vitin 2025.

Janë rindërtuar 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, dhe do të përfundojnë të gjitha deri në vitin 2030.

Programi i shëndetësisë përfshin mbështetje për rinovimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Mbrojtja Sociale

40 shërbime të reja sipas nevojave në territor.

Do të rrisin aksesin në programin aktiv të punësimit, duke krijuar 20 ndërmarrje të reja sociale, ku do të punësojnë dhe mbështesin kategoritë në nevojë.

Bujqësia

Do ta çojnë në afro 500 milionë vlerën totale të investimeve në bujqësi dhe synojnë të arrijnë objektivin e 1 miliardë euro eksporteve.

‘Paketa e Maleve’, 500 sipërmarrësit e parë zero taksë e TVSH

Infrastruktura

Brenda mandatit të katërt 700 km të reja rrugë.

Rruga e bregut, Dhërmi-Sarandë, do të vazhdojë atë nga tuneli i ri i Llogarasë, deri në Dhërmi.

Tiranë-Krujë, rruga Berat-Çorovodë do të jetë një rrugë e parametrave dhe standardeve europiane.

Ura e Leklit Përmet- Çarshovë, pra do të jenë të lidhura bashkë të gjitha. Ersekë- Leskoviku, Rrëshen Burrelit, Vau i Dejës- Pukë- Fushë Arrëz, Rruga e Vjetër Tepelenë-Vlorë, Ura mbi lumin Vjosë-Selenicë.

Skrapar- Gramsh, Skrapar- Përmet, Gjirokastër- Libohovë, Poliçan- Zagori, pra, siç shihet, ose kryqëzimi i llixhave Elbasan - Gramsh të gjitha këto segmente janë segmente që tani më nuk bëjnë lidhjen nga pika A tek pika B, por janë A-B-C-D dhe krijohen arterie të brendshme që lehtësojnë shumë lidhjen midis qyteteve tona turistike dhe kur shkohet në Korçë, do mund të shkohet në Përmet e në Gjirokastër pa pasur nevojë që të kthehesh dhe t'i biesh prapë nga Tirana.

Brenda 2026 përfundon faza e parë dhe e dytë e superstradës Tiranë-Durrës. Përfundon edhe Kombinat- Ndroq – Plepa. Maqellarë- Peshkopia përfundon këto ditë, Qukës- Qafë Plloçë, Berat - Ballaban përfundon po këtë vit.

Brenda vitit 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut.

Porti i ri tregtar në Durrës do ketë krahun ushtarak të NATO-s.

Pagëzimi i pistës së aeroportit të Vlorës.

Energjia

Në mandatin e katërt, Shqipëria do të bëhet e pavarur energjetikisht dhe do të mund të eksportojë energji.

10% e prodhimit është fotovoltaik, dhe pritet që deri në vitin 2030 kjo të arrijë në 30%

Uji

Brenda mandatit të katërt 90% do të ketë ujë 24 orë, për zonat e largëta malore që përbëjnë 10% të rasteve e pamundur zgjidhja 

Turizmi e mjedisi

Deri në 2030 shkojmë në 20 mln turistë, kemi mbi 50 kontrata me hotele me pesë yje. Iinteresimi nga brendet ndërkombëtare për të investuar është rritur.

22% e territorit të Shqipërisë është tani zonë e mbrojtur dhe është zhvilluar një legjislacion i ri evropian për menaxhimin e këtyre zonave.

Kadastra

Deri në vitin 2026, do të përfundojë plotësisht digjitalizimi i kadastrës

Regjistrimi fillestar i të gjitha pasurive do të përfundojë brenda vitit 2028

Brenda 2028 do tw mbyllet i gjithë procesi i legalizimit

Mbrojtja

Do të kemi kampusin modern të Akademisë së Forcave të Armatosura në Tiranë, ku ka filluar ndërtimi, një pjesë edhe e kemi treguar për publikun.

Flota detare e Republikës së Shqipërisë do të bëhet me tre anije luftarake të reja.

Flota ajrore duke filluar nga kjo verë, janë bërë marrëveshjet dy avionë zjarrfikës në dispozicion në gatishmëri për ne, papritur që të vijë nga një vend apo nga një vend tjetër.

Rendi

Brenda vitit 2026 do të pajisin çdo shtetas shqiptar, edhe me kartën e identitetit digjital, e cila do të jetë në të njëjtën kohë, me përgatitjet që po bën edhe Bashkimi Europian për Kartën Europiane të Identitetit Dixhital

Brenda vitit 2026, 12 qytetet qendër qarku do të jenë të futura në programin e monitorimit me kamera inteligjente që do ta ngrenë rrjetin e integruar të sigurisë në një nivel krejt tjetër, si asnjëherë më parë, duke shpeshtuar parandalimin, duke shpejtuar kohën e reagimit ndaj keqbërësve dhe identifikimin e tyre.

edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet