“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama i ka ftuar një grup prej tyre si përfaqësues, në dialog për këtë çështje.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikua një video nga protesta e të hënës para zyrës së tij, ku një grup protestuesish dëgjohen teksa e ofendojnë. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama i ka ftuar një grup prej tyre si përfaqësues, në dialog për këtë çështje.
Sharjeve që u thanë në kor ndaj tij, Rama u është përgjigjur duke thënë se, "Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë”.
Postimi i Ramës:
"Çuna. Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua - ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës - dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.
Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik.
Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo?
Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni.
Nëse doni, natyrisht.
Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara:
ju në kor me robt e shtëpisë time,
unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.", shkruan Rama./Dosja.al
SHBA- Ivanka Trump, vajza e Presidentit Donald Trump dhe gruaja e investitorit Jared Kushner, ka ndarë detaje të reja rreth planit në ishu...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi sot rekomandimet E 2026 para Prokurorit të Përgjithshëm, drejtues...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sistemin e ADS, kryeministri Rama po krijon ligjërisht minier...
Antonio Costa TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa deklaroi se në procesin e anëtarësimit pritet q&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se populli flet ditën e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se shprehjet vulgare nuk f...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur sërish për projektin në Zvërnec të Vlorës, ndërsa theksoi...
Antonio Costa TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa tha se i ka marrë parasysh sygjerimet e kryeministrit ...
Antonio Costa dhe Edi Rama TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa tha se zgjerimi është një domos...
Antonio Costa dhe Edi Rama TIRANË- Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa theksoi se Shqipëria duhet të pë...
Antonio Costa dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është vetëm në rru...