LIVE UPDATES
Politike

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Kryeministri deklaroi se investitorët janë zotëruesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar dhe duke ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa theksoi se janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm.

2 Qershor 2026, 12:58 Nga E.d
Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur sërish për projektin në Zvërnec të Vlorës, ndërsa theksoi se  investimi nuk ndalon sa kohë të jetë ai në krye të qeverisë. Gjatë një konference të përbashkët me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, Rama komentoi hetimet e SPAK-ut lidhur me çështjen e Zvërnecit.

Sipas tij, nisja e këtij hetimi ndahet në dy pjesë. Ai tha se pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Ndërsa, pjesa e shëmtuar sipas tij, është ajo e "zëvendësve të vetëofruar" që ndajnë gjysmë të vërteta.

Kryeministri deklaroi se investitorët janë zotëruesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar dhe duke ndjekur të gjitha procedurat, ndërsa theksoi se janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm.

"Pavarësisht se është pak larg temës, megjithatë unë nuk do t'i shmangem dhe do ta nis nga fundi, sepse kjo e SPAK-ut ka dy pjesë. Ka pjesën pozitive që i takon SPAK-ut, ka pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetë ofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur, me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë, por i ngritur dhe pastaj i shumë përfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur për sa i takon subjektit, është shumë pozitive që SPAK ta hetojë origjinën e kësaj prone, është e mirëseardhur dhe unë e nxis këtë hetim. Nga ana tjetër, pjesa e shëmtuar është ajo e zëdhënësve të vetëofruar, të cilët ndajnë me opinionin publik gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.

Pasi investitorët, të cilët sot janë zotëruesit e pronës bazuar në legjislacionin shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat që parashikon legjislacioni shqiptar, janë investitorë me një reputacion të padiskutueshëm, burimet financiarëve të të cilëve për të përcjellë pagesën tek zotëruesit e pronës, se nuk është një, janë disa zotërues të pronës sipas titujve të pronësisë, se atyre i referohemi, janë investiguar si të gjithë rastet e tjera, por në këtë rast edhe më imtësisht nga Agjencia jonë e Pastrimit të Parave që nuk është një agjenci që vepron si një ishull, por është një agjenci që vepron në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe kanë rezultuar totalisht, totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global. Kështu që, kjo çështje siç është me dy pamje duhet ndarë në dy pjesë.

Investitorët janë tërësisht në të drejtën e tyre, bllokimi i transaksionit nga ana e tyre është tërësisht arbitrar dhe negativ, ndërkohë që pastaj bllokimi i kalimit të parave tek pronari për të cilin ka dyshime, është një çështje absolutisht në të drejtën e organit hetimor. Madje, madje unë e konsideroj këtë pozitive dhe për një aspekt tjetër, sepse në këtë rast investimi vazhdon me pronarët e vet të rinj dhe të ligjshëm dhe në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë apo që e kanë të drejtën e asaj prone, fare mirë mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura, përveç palës që ka mashtruar, në rast se ka mashtruar, po këtë e tregon hetimi.

Kështu që, do t'i bëja thirrje edhe njëherë zëdhënësve të vetëofruar që të mendohen disa herë përpara se të shkruajnë gjysmë të vërteta, sepse në këtë rast nuk cenojnë thjesht disa investitorë, cenojnë Shqipërinë. Cenojnë Shqipërinë pasi dihet se kush janë investitorët, të cilët janë njerëz me reputacion dhe mbi të gjitha njëri prej tyre është një njeri që për arsye krejt të tjera shikohet nga gjysma e mediave në vendin e tij dhe në vende të tjera si armik i palës tjetër. Kështu që është shumë e rëndësishme që ne të jemi mikpritës, ne të jemi të drejtë dhe ne të mos marrim në asnjë mënyrë damkën e një vendi, ku investitorët priten me këmbët e para, kjo është njëra anë.

Ana tjetër është që nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë do jem këtu dhe ndërkohë unë jam absolutisht i hapur siç kam qenë edhe në rastet e tjera për të diskutuar me këdo që ka pretendime, por mbi të gjitha duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet sepse nëse pretendimi është për pronën, siç folëm çështja e pronës, falë ndërhyrjes së SPAK-ut është një çështje që ka rrugën e vet dhe fare mirë mund të çojë në një zgjidhje ideale për faktin se ato para mund të shërbejnë për të dëmshpërblyer pronarët. Ndërkohë që, të tjerët janë pronarë sot dhe janë pronarë bazuar në letrat e shtetit shqiptar, letra të cilat i përkasin viteve ’90 nga Komisioni i Kthimit Pronave, e të tjerë, e të tjerë,” tha Rama./Dosja.al

edi rama spak antonio costa

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!