LIVE UPDATES
Politike

"Rama po shkel çdo ditë ligjin zgjedhor"/ Berisha denoncon skandalin 90 mln euro: Hakmarrja për Drejtësi është nonkontraktorja e hekurudhës

Berisha thotë se ligji u dërgua sot në Parlament që të votohej një kredi 40 e ca milionë të BERZH-it, dhe çmimi i përfundimit të hekurudhës, e cila duhej të kishte përfunduar me kohë dhe nuk është kurrkund, të dyfishohet.

30 Janar 2025, 20:18 Nga B.Z
"Rama po shkel çdo ditë ligjin zgjedhor"/ Berisha denoncon
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin e mbajtur në PD me drejtuesit politik, koordinatorët dhe kryetarët e degëve, denoncoi projekligjin e sjellë sot në parlament, për një kredi në lidhje me ndërtimin e hekurudhës.

Sipas Berishës, ‘ligji ishte për një hua të re prej 90 milionë nga BERZH-i për hekurudhën, e cila ka për nënkontraktor Orik Shytin dhe Leart Shytin. Berisha thotë se ligji u dërgua sot në Parlament që të votohej një kredi 40 e ca milionë të BERZH-it, dhe çmimi i përfundimit të hekurudhës, e cila duhej të kishte përfunduar me kohë dhe nuk është kurrkund, të dyfishohet.

Lidhur me këtë Berisha ka ngritur akuza kundrejt kryeministrit Rama se ky i fundit në kundërshtim flagrant me ligjin vazhdojnë prokurimet publike të pandërprera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama po shkel çdo ditë ligjin zgjedhor.
Në kundërshtim flagrant me ligjin vazhdojnë prokurimet publike të pandërprera.
U dorëzohen dhjetëra e qindra milionë bandave që t’i ndajnë me qeverinë.
Sot kishin sjellë ligjin në parlament.
Çfarë ishte ligji?
Ligji ishte për një hua të re prej 90 milionë nga BERZH-i për hekurudhën, e cila ka për nënkontraktor Orik Shytin dhe Leart Shytin.
Ka Hakmarrjen për Drejtësi.
Në pamje është një italian, një kompani italiane, nënkontraktor është Hakmarrja për Drejtësi.
Është banda e Edi Ramës, direkt.
Është banda e Xibrakës.
Dhe parlamentit i sjellin sot ligjin që të votojnë një kredi 40 e ca milionë të BERZH-it dhe çmimi i përfundimit të hekurudhës, e cila duhej të kishte përfunduar me kohë dhe nuk është kurrkund, të dyfishohet. Të ndajë Edi Rama paratë me bandën.
Siç e dëgjuat për tunelin e Llogarasë.
Arben Ahmetaj ka bërë një dëshmi jashtëzakonisht të çmuar për çdo shqiptar.
Ishte në Turqi, me Edi Ramën, kur i kërkuan kompanisë turke ta merrte me 180 milionë euro, tunelin për të cilin oferta nga kompanitë ishte 130 milionë euro. Të fusin në xhep 50 milionë euro.
Dhe ai vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë, vazhdon me moton, sa më shumë vjedhim, aq më shumë vota marrim.

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet