LIVE UPDATES
Politike

Rama: Po punohet për një reformë të re pensionesh, bonusi i pranverës i përvitshëm

Rama u shpreh se qeverisja e mëparshme e shkatërroi sistemin demokratik të pensioneve, pasi sipas tij sabotoi të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore. 

30 Dhjetor 2024, 12:19 Nga r.ll
Rama: Po punohet për një reformë të re pensionesh, bonusi i
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e sotme edhe për çështjen e pensioneve. Rama u shpreh se bonusi i pranverës do të jetë i përvitshëm, ndërsa njoftoi se po punohet për një reformë të re pensionesh.

Rama u shpreh se qeverisja e mëparshme e shkatërroi sistemin demokratik të pensioneve, pasi sipas tij sabotoi të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore. 

Kreu i qeverisë në fjalën e tij tha se "padrejtësia" e bërë vitet e mëparshme me pensionet është e ngjashme me atë që është bërë me "skemën e piramidave".

"Jemi në kushte kur për shkak të rritjes kemi vendosur një volum financimi të pensionistet për fundvitin që do ishte i pamendueshëm vetëm disa vite më parë. Diskutimi është shumë, është pak, është diskutim tjetër. Nuk është asnjëherë shumë për askënd që futet në kategoritë për të cilat flasim, për pensionistët jo e jo. 100 mln euro bonus i fundvitit është një shumë që sot e kemi mundësinë duke u lehtësuar nga një barrë e madhe e viteve të rritjes ekonomike, që pensionistët nuk i kemi përfshirë dot në këtë rritje. Kjo është shenjë e kësaj dhe nga ana tjetër, fakti që kemi mundësinë të vendosim bonus të pranverës që do ta mbajmë në të gjitha vitet si një pasqyrë që do të reflektojë  çdo rritje mbi parashikimin, është shumë domethënës. Përtej kësaj, jemi në një proces pune me partnerë dhe ekspertë për një reformë të re pensionesh. Jemi në kushtet kur kemi, sot dhe kushdo më pyeste, lëri të gjitha dhe gjej vetëm një pasqyrë ku të shoh çka qenë, ç’është dhe ç’mund të bëhet me qeverisjen e Shqipërisë. Do ti jepja pensionistët. Do ti jepja, jo një dy e tre, por një grup të cilët dalin në pension pas vitit të reformës në 2014 dhe grupin para 2014 dhe do ti tregoja pensionin për të njëjtën punë dhe të njëjtat vite pune. Mjek me 40 vite pune i dalë në pension para 2014 dhe pas 2014, me dy pensione të ndryshme i pari një pension afër të ulëtit, i dyti afër një pension rreth 600 euro.

Kush e ka qeverisur Shqipërinë me parë e shkatërroi me themel të gjithë sistemin demokratik të pensioneve, nuk e ngriti fare, shkatërroi të ardhmen duke e trajtuar pensionin si lëmoshë dhe duke sabotuar të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore me një pension tavan 240 mijë lekë që të hidheshe përpjetë nuk ngjiteshe mbi atë tavan. Dhe mbi një numër pensionistësh të nxjerrë në pension që 40 e 45 vjeç kur u shkatërrua komplet struktura  e vjetër e sistemit të kaluar dhe nuk u bë asgjë për të krijuar një sistem të ri. Sot i kërkohet me të drejtë qeverisë, se pse ka një disbalancë mes pensioneve të të njëjtës kategori për të njëjtat vite pune, ndërkohë që përgjigja është e thjeshtë por shumë e rëndë.

Nëse qeveria do ti trajtojë pensionet si një detyrim që financohet nga taksat, ajo që ka bërë Sudja, Xhaferri dhe Saliu nuk do jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë. Ata që vuajnë atë shëmti politike në kurriz të tyre, duhet të mos ia falin minimumi kurrë shkaktarëve. Nëse duan adresën e shkaktarëve jam i gatshëm t’ua jap, por besoj e dinë. Reforma që do konceptojmë do duhet të zbusë këtë padrejtësi historike. Ajo që është bërë me pensionistët, nga pikëpamja e padrejtësisë, pabesisë, brutalitetit është shumë e ngjashme me atë që është bërë më piramidat por me efekt në kohë dhe në formën e stresit me të gjithë ata që janë viktimë e asaj. Të thuash që ju keni 11 vjet qeveri dhe akoma do thoni ata, patjetër do themi ata se sistemet e pensioneve ngrihen me shekuj dhe sistemet e pensioneve të ngritura së prapthi në çerekshekulli nuk mund të korrigjohen dhe kthehen së mbari për të gjithë në një dekadë. Bonuset janë një mundësi që pa prishur skemën, pa u hyrë në hak fëmijëve dhe pa u hapur të gjithë shqiptarëve një gropë të padukshme si ajo e Sudes, të mund t’i kompensojmë pensionistët", tha Rama. 

edi rama pensionet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet