LIVE UPDATES
Politike

"Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”"/ DW: Sa realiste është një ekonomi digjitale?

Në mesin e muajit korrik ai njoftoi një tjetër plan madhor, sipas tij të realizueshëm brenda së njëjtës periudhë kohore. "Kemi një ambicie: deri në fundin e kësaj dekade, Shqipëria do të jetë shoqëri që nuk përdor pará "cash”, çka do të thotë se të gjitha veprimet dhe transaksionet financiare do të jenë plotësisht digjitale” – deklaroi Rama para përfaqësuesve të start-up dhe sektorit teknologjik dhe inovativ, gjatë një takimi të quajtur "Shqipëria 2030 – vizioni drejt integrimit europian”.

2 Shtator 2025, 12:47 Nga E. D
"Rama njoftoi planin për heqjen e parasë
foo ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e fitoi mandatin e katërt qeverisës në majin e këtij viti, duke u premtuar qytetarëve se do ta anëtarësonte vendin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Në mesin e muajit korrik ai njoftoi një tjetër plan madhor, sipas tij të realizueshëm brenda së njëjtës periudhë kohore. "Kemi një ambicie: deri në fundin e kësaj dekade, Shqipëria do të jetë shoqëri që nuk përdor pará "cash”, çka do të thotë se të gjitha veprimet dhe transaksionet financiare do të jenë plotësisht digjitale” – deklaroi Rama para përfaqësuesve të start-up dhe sektorit teknologjik dhe inovativ, gjatë një takimi të quajtur "Shqipëria 2030 – vizioni drejt integrimit europian”.

"Ajo që na nevojitet është më shumë kualifikim” – vijoi Rama, duke theksuar se mjetet e nevojshme për një Shqipëri digjitale, aktualisht ekzistojnë. "Besoj se nëse ne menaxhojmë siç duhet rrugën drejt kësaj ambicieje, qëllimi është tërësisht i arritshëm dhe do ta lehtësojë vendin nga një barrë e rëndë praktikash të vjetëruara dhe mungese efikasiteti që rëndon në jetën e përditshme” – tha ai.

E gjitha kjo tingëllon shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë. Por, sa realiste është?

"Preferoj të paguaj me pará në dorë”: Në jetën e përditshme, Mimoza A., një 62-vjeçare nga Tirana, thotë se të vetmet raste kur ajo përdor kartën e bankës, është kur tërheq rrogën nga bankomati pranë shtëpisë.

"Nuk është e zakonshme për njerëzit e moshës sime që të paguajnë me kartë kur blejnë ushqime ose tek parukierja. Unë preferoj të paguaj me pará në dorë dhe kështu do të veproj gjithmonë” – i tha ajo Deutsche Welle-s.

Mimoza nuk është e vetmja që mendon kështu. Si ajo, mendojnë shumica e qytetarëve shqiptarë.

Ambicie ëndërrimtare?

Kur Shqipëria "hoqi prangat” e regjimit diktatorial 35 vite më parë, vendit i mungonte një sistem bankar dhe financiar modern. Progresi gjatë tranzicionit ishte i ngadalshëm dhe për herë të parë bankomatet u përdorën në vitin 2004.

Arben Malaj, i cili shërbeu si ministër i Financave dhe Ekonomisë nga viti 1997 deri në vitin 2005, tashmë ekspert i lartë i financave dhe pedagog, mendon se ambicia e Ramës për një ekonomi digjitale, është populizëm.

Malaj thotë, se ekzistojnë një sërë faktorësh që e bëjnë të vështirë një reformë pa "cash” në pesë vitet e ardhshme.

"Shkalla e lartë e informalitetit, veçanërisht në sektorin bujqësor që përbën një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, është shumë më e lartë se në çdo vend tjetër të rajonit. Një pjesë e madhe e popullsisë jeton në zonat rurale. Gjithashtu, pjesa më e madhe e parave që vijnë nga emigrantët – miliarda dollarë në vit – dërgohen jashtë kanaleve zyrtare të pagesave. Dhe partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë - Turqia, Greqia dhe Italia - kanë gjithashtu përqindje të larta të informalitetit” – thotë Malaj për DW.

Ai paralajmëron, se çdo përparim në kufizimin e parasë në dorë kërkon investime të mëdha në sigurinë kibernetike.

"Ambicie e rrezikshme”

Eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, e konsideron planin e kryeministrit Rama jo vetëm jorealist, por edhe "të rrezikshëm”.

Semanaj risjell në vëmendje sulmet kibernetike masive ndaj institucioneve qeveritare gjatë viteve të fundit. Në shenjestër të tyre ishte e-Albania, faqet zyrtare të Kuvendit dhe Institutit të Statistikave.

Sipas ekspertit Semanaj, këto sulme, ndër më të mëdhatë në rajon, tregojnë qartazi se "Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj këtyre kërcënimeve dhe nuk ka ende një arkitekturë të fortë rezistence për të mbrojtur infrastrukturën kritike”.

"Edhe vendet më të zhvilluara në Europë, si Suedia apo Norvegjia, po rivlerësojnë nevojën për të mbajtur një minimum cash-i në qarkullim, pikërisht për arsye sigurie dhe gatishmërie në raste emergjencash ose sulmesh kibernetike” – i tha ai DW-së.

"Pra, ndërkohë që kombet më të digjitalizuara po ruajnë "parashikime offline”, Shqipëria deklaron se do të bëhet 100% digjitale në më pak se dhjetë vjet, pa ndërtuar më parë kapacitetet bazë të mbrojtjes kibernetike. Një ekonomi e varur totalisht nga sistemet digjitale, pa alternativë, është një ekonomi e pambrojtur dhe e ekspozuar ndaj paralizimit total nga një virus apo blackout” – argumenton Semanaj.

"Bizneset e vogla dhe të mesme do të vuajnë”

Hazis I. ka punuar në sektorin e turizmit për rreth 40 vite. Sot ai menaxhon një nga hotelet më të njohura të Tiranës, i cili frekuentohet nga turistë nga e gjithë bota.

Kryesisht, turistët e huaj preferojnë të përdorin kartat bankare për llogaritë e tyre. Ky është kontrast i fortë me klientët shqiptarë, të cilët paguajnë thuajse gjithmonë me pará në dorë. Kjo nënkupton kosto më të larta për hotelin, pasi bizneseve u duhet të paguajnë komision bankar për çdo transaksion me kartë.

Hazis I. nuk është shumë entuziast rreth planeve të kryeministrit për një shoqëri pa "cash”.

"Jam kundër këtij objektivi, sepse mund ta pranojmë që turistët duan të paguajnë me kartë edhe për një kafe që kushton 1.50 euro. Por si duhet të veproj me furnizuesit e perimeve apo djathit?” – thotë ai.

"Gjatë sezonit të verës, për shembull, unë blej rregullisht shalqinj nga një tregtar i vogël që shet këtu në qoshe. Ai nuk i ka përdorur kurrë pagesat digjitale dhe jam i bindur që s'do t'i përdorë kurrë as në të ardhmen. Ky plan do t'i nxjerrë jashtë loje tregtarët e vegjël. Madje dhe ne do të vuajmë shumë” – tha ai për DW.

Mungesë e objektivave konkrete

Për ekspertin e financave Arben Malaj, objektivi për një ekonomi digjitale është i pasaktësuar e për pasojë, as i matshëm. Ai thotë se qeveria mund të vendosë objektiva konkrete dhe afate të detyrueshme, vetëm pas një studimi të thelluar nga institucionet përgjegjëse, grupet e interesit dhe qarqet akademike.

"Aktualisht nuk ka asnjë ekonomi në botë me zero "cash”. Dhe në vendet me kulturë të dobët shtetformuese, me edukim minimal financiar, me nivele të ulëta të njohurive digjitale, në vendet ku qeverisja është e dobët, ku cilësia e shërbimeve thelbësore publike - arsimi, shëndetësia, kohezioni dhe solidariteti social- janë të ulëta dhe ku perceptimi për korrupsionin është i lartë, është e pamundur të arrihen suksese të mëdha dhe të qëndrueshme në kohë të shkurtër” – thotë Malaj.

Banka e Shqipërisë ka vërejtur rritje të pagesave elektronike gjatë dhjetë viteve të fundit.

"Publiku ka përfituar nga ulja e kostove, përshtatja e produkteve sipas nevojave dhe rritja e aksesit në shërbimet e pagesave, çka është reflektuar në një rritje me ritme dyshifrore të përdorimit të pagesave elektronike, duke arritur në 21 pagesa elektronike për frymë, nga vetëm dy pagesa në vitin 2015” – deklaroi guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një dalje publike vitin e kaluar.

Rrugë e gjatë përpara?

Për Semanaj, rritja e këtyre numrave mbetet gjithsesi shumë larg standardeve të BE-së, ku vendet anëtare arrijnë mbi 300 transaksione për frymë në vit.

"E-commerce në Shqipëri është shumë e kufizuar. Platforma ndërkombëtare si ‘Stripe' nuk operojnë fare në Shqipëri dhe tregtarët e vegjël apo bizneset e mesme varen nga disa banka vendase që ofrojnë gateway-t e tyre të mbyllura dhe shpesh të shtrenjta për integrim. PayPal ekziston si mundësi për individët, por nuk është një zgjidhje e integruar për bizneset shqiptare. Kjo do të thotë se tregtia online është praktikisht e kufizuar dhe pengon hyrjen e Shqipërisë në tregtinë globale digjitale” – thotë ai.

Pra, pavarësisht se kryeministri Rama dëshiron që të kapë sa më shpejt ritmin europian dhe që vendi të anëtarësohet në BE sa më shpejt që të jetë e mundur, duket se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara për t'u bërë një shoqëri që nuk përdor "cash” dhe do t'i duhet më shumë se një dekadë për t'u përshtatur më këtë kulturë të re financiare./DW

shqipëri edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet