14 Tetor 2022, 23:09
Nga k.m.
Edi Rama në Berlin
BERLIN- Kriza energjetike ka qenë në fokus të diskutimit të kryeministrit Edi Rama sot në Berlin. Sipas gazetarit Ermal Qori, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të mos përsëritet e njëjta situate si me rastin e vaksinave në kohën e pandemisë. Në mbrëmjen e sotme, duket se kryeministri Rama ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Europian, duke përmendur edhe ndihmën që vendi mori nga presidenti turk, Recep Tajip Erdogan.
“Kemi patur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rend që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë i cili nuk është i njëjtë më pandeminë por është i ngjashëm. ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë,"-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij.
E po ashtu u ndalua edhe largimi i të rinjve jashtë vendit.
“Ka gjera që janë te tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur por po shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk kanë të njëjtin akses si sistemi arsimor të lartë europian. Por shohim edhe ata që braktisin Shqipërinë për të punuar si doktor dhe infermier në Gjermani,"-shtoi numri një i qeverisë.
Sot në Berlin të Gjermanisë po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste, ndërsa mbledhja do të vijojë edhe ditën e nesërme. Partia e Socialistëve Evropianë (PES) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta.
edi rama në berlin edi rama
Politike
14 Tetor 2022, 23:01
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se e dinte 5 muaj para se të shpallej non grata. I ftuar në emi...
Politike
14 Tetor 2022, 22:43
k.m.
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin. Por duket se është lodhur pak nga festa dh...
Politike
14 Tetor 2022, 22:37
k.m.
Haki Abazi
PRISHTINË- Haki Abazi, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme për Lëvizjen VetëVendosje, ka komentuar ...
Politike
14 Tetor 2022, 22:34
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se me e lehtë është bashkimi i gjithë s...
Politike
14 Tetor 2022, 22:29
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka në plan që të kandidojë p&eum...
Politike
14 Tetor 2022, 22:26
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se asnjë nuk dëshiron të garojë përball&eu...
Politike
14 Tetor 2022, 22:26
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar përplasjen e tij me aktivist...
Politike
14 Tetor 2022, 21:41
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se vendimin për ndryshimin e emmrit të LSI-së...
Politike
14 Tetor 2022, 21:40
k.m.
Ervin Bushati
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka vazhduar me kundërshtinë e tij kundër rikandidimit t&eu...
Politike
14 Tetor 2022, 21:01
k.m.
Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi iu përgjigj komentit që...