Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Sipas kryeministrit udhëheqjet e popujve të Ballkanit në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorurin dhe e shfrytëzojnë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e fondacionit "Arbën Xhaferri" për përkujtimin e veprës së tij. Rama u shpreh se ëndrra e Xhaferit, ishte integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se popujt e Ballkanit vuajnë nga strabizmi, ndërsa fajtor për këtë sipas tij, janë udhëheqësit e këtyre popujve. Kjo sepse sipas kryeministrit këto udhëheqje në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorurin dhe e shfrytëzojnë.
"Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje dhe duke mos dashur që të negocioj me çunat e fondacionit mosdaljen time, që mund të interpretohet në të gjitha intepretimet, por jo për mos arsyen e vërtetë të mos ndjerit i përgatitur vërtetë. Desha të ndaj disa fjalë të Arbën Xhaferrit, dhe që sot e gjithë ditën sipas meje janë një pasqyrë që në rastin më të mirë nuk do ti bënte të ndiheshin vëretetë mirë shumë prej atyre që e kalojnë jetën e përditshme në foltore dhe në ekrane. Arbën Xhaferri pyetet se cila është ëndrra e tij më e madhe dhe ai përgjigjet ‘integrimi i popullit shqiptar në sistemin e lerave perëndimore, politike, etike, kulturore’ dhe vazhdon, një fjali të thjeshtë përbërë me fjalë që tashmë janë të banalizuara, por që kanë një domethënie shumë të thellë dhe shumë vështirë për tu kuptuar në tërësi.
Besoj që sot e gjithë ditën kjo është frikshëm e vërtetë sepse nuk besoj të këtë ndonjë vend tjetër, as në lindje as në perëndim, ku të përfliten më shumë vlerat perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e perëndimit si vlera politike etike e kulturore dhe nuk besoj se ndonjë vend tjetër që e ka përshkruar më parë rrugën e bashkimit me familjen evropiane pas daljes nga periudha e gjatë e regjimit të totalitarizmave sovjetike, ta ketë përdorur më shumë fjalën integrim. Nuk besoj po ashtu që më pak se sa këtu në këtë vend, të gjitha këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize të madhe inflacioni, ku vetëm printohen-printohen, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre në tërësi.
Popujt e Ballkanit vijnë nga një strabizëm etnopoltik që i bën të shohin shtrembër njëri tjetrin dhe duke u përpjekur të shtoj diçka që do e gjente Arbrën Xhaferrin dakord në ditë e sotme, problemi nuk janë popujt në vetvete, problemi janë udhëheqjet që në vend se ta kurojnë këtë strabizëm etnopoltik, në fakt e përdorin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri tjetrin ta spostojnë nga qendra dhe ta devijojnë aty ku shikon syri etnostrabik.", u shpreh Rama.
Vuçiç dhe Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ditën e sotme ka mbajtur një konference për media së bashku me ...
ina zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mbështet qëndrimin publik të Konventës së Bernës ndaj ...
Bislimi KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një postim në "Facebook" ka bërë me dij...
elisa spiropali TIRANË- Pasi investoi për tre muaj Komisionin e Venecias në një opinion ligjor mbi të drejtën ose jo të...
Riho Terras KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka vizituar ditwn e sotme kanalin e Ibër-Lepencit ...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti ditën e sotme në takim ministrin hungarez për &Cc...
oerd bylykbashi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dhënë një deklaratë pë...
gazment bardhi, elisa spiropali TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar reagimin e kryetares së Kuvendi...
elisa spiropali TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të opinionit të Komisionit të Venecias pë...
Edi Rama VLORA- Në rrjetet sociale po qarkullon një mesazh për të cilin thuhet se drejtoreshat e shkollave në Vlorë po u...