LIVE UPDATES
Politike

"Rama ia ka vendosur kufirin SPAK-ut", Hoxha: Veliajt ia vuri qivurin politik, bashkë me epitafin e përcolli si trimat!

Sipas gazetarit Hoxha, mesazhet që ka dhënë Rama për SPAK, për telefonin e tij që të mos ia sekuestrojnë, janë për konsum publik, por shqetësuese për të është fakti se kryeministri ka kërcënuar Strukturën e Posaçme me ndërprerjen e burimeve njerëzore dhe ekonomike, duke i vënë sipas tij ‘kufirin te thana’.

20 Shkurt 2025, 21:35 Nga N.F
"Rama ia ka vendosur kufirin SPAK-ut", Hoxha: Veliajt ia vuri qivurin
Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha u shpreh se Rama me mbledhjen që bëri këtë të enjte me punonjësit e administratës së Bashkisë së Tiranës, i vuri kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, qivurin poltik, madje duke shtuar se deri këtu munda të të mbroja. Hoxha i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, tha se Rama nuk mund të bënte lëshim më të madh se Erion Veliaj, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, pavarësisht mbrojtjes që i bëri në dosjet e tjera të copëzuara tashmë, ajo e incineratorit të Tiranës dhe 5D.

Sipas gazetarit Hoxha, mesazhet që ka dhënë Rama për SPAK, për telefonin e tij që të mos ia sekuestrojnë, janë për konsum publik, por shqetësuese për të është fakti se kryeministri ka kërcënuar Strukturën e Posaçme me ndërprerjen e burimeve njerëzore dhe ekonomike, duke i vënë sipas tij ‘kufirin te thana’. Për të hetuar Ramën, sipas gazetarit Hoxha, mjafton të hapen bisedat në telefonatat e përgjuara në zgjedhjet e 2021.

"Rama na bëri një nder me paraqitjen sot, tregoi se ishte skenografi. Ne do e shohim në vijimësi që do i shkelë ligjet. Para 34 vitesh, busti ka qenë nga krahu i Bankës së Shqipërisë, sot kishim një Skëndërbe përballë dhe Skëndërbeu tjetër është mbuluar… M’u duk sipari, vendosi epitafin, qivurin politik të Erion Veliajt, e përcolli si trimat. Me këtë rast Rama s’mund të bëntë lëshim më të madh se Veliaj. Veliaj korri atë që kishte mbjellë, sepse s’kishte mundësi më ku ta mbronte. Rama e mbrojti tek incineratorët, e copëzuan dosjen.

Ne nuk pamë shkresë të Tamës tek inicineratori. Bllako iku në Kosovë u arratis, e prenë në besë se do rish në burg një muaj i thanë, ai po mban faturën e të gjithëve aty. Te 5D u mbrojt, Veliaj shkoi për gjënë më të vogël që mund të bëntë. Po hetohej vëllai i Veliajt, s’është vëllai në dosje, është gjëja e tij, nuk implikohen të tjerët.

Tek ajo protesta spontane… arrestimi u bë të hënën, dhe për 24 orë Rama s’foli fare, asnjë nga PS, dhe të martën në ‘sy m’sy’ bëri një agresion si kurrë më parë, dhe ditën pas të gjithë punonjësit e bashkisë, e kanë rrethuar nga mëngjesi e deri në mesnatë dhe si ansjëherë tjetër…mendosni se kanë shkuar me dëshirë para kamerave e SPAK, GJKKO? Harrojeni këtë gjë. Vetëm një urdhër t’u shkonte ‘shpërndahuni’ e ata do e bënin. Ajo që tha sot Rama: ‘të mbrojta deri këtu sa kisha takat’, tani e mbylli kapakun e veliajt si investim kryesor në politikë. Sot Rama e mbylli kapitullin dhe ai e ka ndjerë që bashkia ka marrë një goditje, pasi në Tiranë Veliaj e kishte zhdukur strukturën e PS, s’ka më PS në Tiranë. Veliaj është korruptuesi nr.1 i mediave, sulm më barbar, dilte vetë e sulmonte.

Rama s’ka nr2. Secili mundohet të krijojë lobingun politik e ekonomik në sytë e Ramës për shkak të asaj që ai përfaqëson. Rama s’harroi të thoshtë një gjë për biznesmenët, po fliste si kryetar bashkie: Ju do ta ndani e pastroni Lanën, nëse doni të merrni leje ndërtimi? Meritën e parkut Rinia e Lana, e ka marrë Rama. Se kalojnë te 20%. Qysh më 2004 kanë nisur lidhjet e Ramës me biznesmenët dhe krimin, që kanë marrë lejet në zonat më të mira në Tiranë. Rama gjatë kësaj jave ka këmbëngulur, SPAK s’ezkistonte pa këtë ‘kockën’ këtu, ua ka bërë të qartë që çdo gjë që ka SPAK, mjete, burimet njerëzore dhe ekonomike, pa mua ju do të asgjësoheni. SPAK-ut i ka vënë kufirin te thana…S’është nevoja t’i marrësh telefonin Ramës, sepse i ka të gjitha te zgjedhjet e 2021," tha Hoxha.

rama velaij hoxha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet