LIVE UPDATES
Politike

Rama e bëri shembull! Kush është mësuesja e ‘përndjekur’ nga PS, Omeri: Luftë për kafshatën

Rama bashkë me ministren Evis Kushi ishin bërë bashkë e i kishin ndërtuar ‘biografinë’ mësuese Nereidës, duke e etiketuar si ‘viktimë të politikës’.

13 Shtator 2022, 13:54 Nga F.M
Rama e bëri shembull! Kush është mësuesja e
Mësuese Nereida Omeri dhe Edi Rama

TIRANË- Mësuese Nereida Omeri, me titullin “Doktor Shkencash” edhe pse i shërbeu për 20 vite sistemit arsimor, këtë vit u gjend jashtë dyerve të shkollës. Prezenca e saj në takimet e organizuara nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, me temë ‘Shqipëria në rrezik’ dhe kritikat e adresuara qeverisë e kryeministrit Edi Rama kishin rënë në veshin e këtij të fundit. Dhe kryeministri nuk e kishte lënë më kaq. Fjalët e tij para akademikëve e kolegëve të Omerit në Kongrsin e Arsimit treguan se Rama bashkë me ministren Evis Kushi ishin bërë bashkë e i kishin ndërtuar ‘biografinë’ mësuese Nereidës, duke e etiketuar si ‘viktimë të politikës’. Kreu i qeverisë tha se mësuesja në fjalë, pa i përmendur emrin ka tashmë një kotratë të përhershme, por që në kohën e lirë mund të vijojë me ndjekjen e takimeve të organizuara nga PD.

“Përpara pak ditësh më bëri përshtypje një kronikë, e cila ishte përhapur në gjithë rrjetet sociale e një mësueseje, që ishte një nënë me dy fëmijë dhe me kontratë të përkohshme, e cila ankohej për situatën ku gjendej e shtyrë dhe nga pasiguria që të jep kontrata e përkohshme, e një fluks i tërë komentatorësh e mbështesnin si viktimë të politikës. U interesova dhe arsyeja pse e konsideronin viktimë të politkës, ishte se kjo mësuese ishte shumë aktive në takimet që organizon grupi Shqipëria në Rrezik. Por në të njëjtën kohë mora vesh sot, duke ardhur, sepse e kam ndjekur këtë gjë me Evisin dhe prandaj po e ndaj këtu me ju, që përtej faktit që ajo mësuese shprehte gjithë shqetësimin, sekëlldinë, pasigurinë e saj e mbase dhe inatin e saj ndaj qeverisë, ndryshe nga të tjerë, i kishte bërë detyrat e veta duke konkuruar në portalin ‘mësues për Shqipërinë’ dhe ja kur sot rezultatet e portalit janë shpallur ajo është fituese, është fituese për të marrë një vend pune të përhershëm. Portali Mësues për Shqipërinë as nuk ka në kriteret e veta përkatësinë politikë, as nuk mund të ndryshohet, jo thjesht se ne nuk duam të ndërhyjmë dhe s’kemi ndërhyrë asnjëherëm por se çdo ndryshiom që mund të bësh te portali lë gjurmë, dhe portali të jep atë që të takon, për atë që kërkon. Kërkon një vend pune të përhershëm si mësues, e merr pavarësisht për kë voton, sa shprehesh apo nuk shprehesh për qeverinë apo opozitën. Këto nuk kanë asnjë rëndësi. Për ata që e mbajnë mend cfarë kohe ishte kur kjo gjë as nuk imagjinohej, është dicka me rëndësi të madhe për dinjitetin, respektion për meriën dhe lirinë e garancinë e konkurencës. Dua t’i uroj suksese mësueses në fjalë si mësuese me kontratë të përhershme. Në kohën e lirë ajo mund të vijojë të shkojë në mbledhjet e Shqipërisë në rrezik, por nëse Shqipëria do të ishte në rrezik, ajo nuk do kishte dot një kontratë të përhershmE,”- tha Rama.

Si nisi historia e mësueses?

Denoncimi u bë në fillim të këtij muaji nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi. Kjo e fundit shkruante se një Doktore Shkencash është hequr nga puna edhe pse kishte shërbyer prej 20 vitesh në arsim. Sipas Vokshit, edhe pse nga Qarku Elbasan, Ministrja Evis Kushi, nuk ka sy për të aftët, por për patronazhistët apo militantët, pasi nuk i duan të aftët, sepse duan të sundojnë më lehtë.

Postimi i plotë:

Kjo është Nereida Omeri, doktore shkencash. Ka dy fëmijë dhe është kryefamiljare. Arsimtare për 20 vite, së fundmi nëndrejtoreshë në Gjimnazin Tomorr Sinani, Cërrik. E hoqën nga puna pasi i thanë që ishte shkurtuar pozicioni i nëmdrejtoreshës. Drejtori i Zyrës Vendore Koco Komino e hoqi nga shkolla duke i thënë që do e conin në një vend tjetër. I bënë kontratë me afat. Por, prej tre vjetësh, Nereida është pa punë, pa shtëpi, e jeton me prindërit pensionistë. Neraida është e para, me pikët maksimale në portal në Cërrik dhe Belsh, por i thonë që nuk ka vende të lira.“Jetoj me prindërit, sepse nuk ja dal dot me qira, pasi jam e papunë. Ky është fakti, lufta për kafshatën.” – thotë Nereida. Prej 3 vitesh kërkon të drejtën e saj. Edhe pse Doktore shkencash, edhe pse kryefamiljare, asnjë mbështetje nga Ministria e Arsimit apo zyra arsimore vendore. Nereida nuk klrkon lëmoshë, kërkon të drejtën e saj!! Ndërkohë, edhe pse nga Qarku Elbasan, Ministrja Evis Kushi, nuk ka sy për të aftët, por për patronazhistët apo militantët. Nuk i duan të aftët, sepse duan të sundojnë më lehtë. Kjo duhet e do të marrë fund!!

Çfarë thoshte Omeri tek Berisha?

Mësuesja denoncoi në një takimet largimin e saj nga puna. Ajo shprehej se kishte tre vite pa punë e se në shtëpi jetonte me prindërit pensionistë, pa asnjë të ardhur.

“Kam qenë arsimtare për rreth 20 vite. Para 3 vitesh më hoqën nga puna. Jam dhe pa shtëpi e jetoj me prindërit pensionistë. Më hoqën nga puna pa shkak. I kam bërë të gjitha studimet dhe kam marrë edhe titullin; Doktore Shkencash. Për mua është një fatkeqësi që jam e papunë. Kam 3 vite që e kërkoj të drejtën time. Jo vetëm që nuk kam gjetur ndihmë, por jam shkelur në dinjitet. Jetoj me prindërit, sepse nuk dal dot me qira, pasi jam e papunë. Ky është fakti, lufta për kafshatën,”- thoshte Omeri.

Tashmë mësuesja është rikthyer në vendin e punës me kontratë të përhershme.

edi rama evis kushi nereida omeri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet