Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ballkanin e Hapur Rama tha se e kanë ngritur për të rijetëzuar Procesin e Berlinit, të cilin Rama e quajti 'Berlini i Procesit'.
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar Bullgarinë si vendin që po i jep akoma më shumë fuqi agresionir rus. Nga konferenca me liderët e Ballkanit në Bruksel, Rama tha se agresioni rus kundër Ukrainës po merr një ndihmë mjaft bujare dhe të pa kërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin e pakënaqësinë në Ballkan. Ballkanin e Hapur Rama tha se e kanë ngritur për të rijetëzuar Procesin e Berlinit, të cilin Rama e quajti 'Berlini i Procesit'.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Së dyti, sigurisht tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut, ishte Maqedonia njëherë e një kohë dhe më pas 17 vite më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve për anëtarësim, ndryshoi madje dhe emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoje Francën të ndryshojë emrin për t’u bërë anëtare e BE apo Italinë! Ata ndryshuan edhe emrin, ndërkohë që Shqipëria është në pritje qysh prej 8 vitesh tashmë. Mu desh të fitoja një mandat të tretë, që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Ishte shumë e rëndësishme të thoja të vërtetën, që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, le të themi të vërtetën. Bullgaria është një fatkeqësi, por nuk është vetëm Bullgaria, por është fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti tek marrja peng nga shtetet individuale dhe ne e kemi parë. Sa herë që ka diçka që ndodh në një shtet anëtar, menjëherë ky mjet bllokimi vihet në lëvizje. Kjo çështja e Bullgarisë është një turp, një vend i NATO-s që merr peng dy vende të tjera të NATO-s, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë dhe nën sytë e 26 vendeve që janë krejt të pafuqishme së bashku. Më pas thonë dhe po iu them atë që ju thashë, që Vladimir Putin është shumë sëmurë. Ai mund të jetë sëmurë, mund të jetë shumë mirë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm. Agresioni rus kundër Ukrainës po merr kështu një ndihmë mjaft bujare dhe të pa kërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e Veriut dhe për të fryrë më tej mllefin, pakënaqësinë në një fqinjësi si e jona, që është një hallkë e dobët në gjithë këtë situatë. Ne nuk do të presim Godon, unë e kam thënë më parë. Më vinte shumë keq për disa njerëz optimistë dje që nisën të shkruanin në Tëitter, “po ia dalim”, jo. Nuk erdha këtu me idenë që do ndodhte diçka. Tek Godoja është shumë e qartë, Vladimiri dhe Estragoni, pra Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë së bashku, dhe Vladimiri i thotë Estragonit “Do të lëvizim?” dhe Estragoni thotë, “Po, le të lëvizim’, por është Samuel Beçheti, Bashkimi Europian që thotë “Askush të mos lëvizë”. Kështu që, vazhdon kështu. Ndërkohë që ne kemi lëvizur dhe do vazhdojmë të lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Europës në pjesën tonë, që është Berlini i Procesit, kështu e quajmë, Berlini i Procesit për të ringjallur këtë frymë dhe nisma e Ballkanit të Hapur është nisma që kemi ndërmarrë për ta bërë Berlinin konkret në terren. Kam kërkuar mbështetje të plotë dhe pa ekuivok për Ballkanin e Hapur, sepse edhe për këtë janë të ndarë, a thua se do jetojnë në Ballkan e janë të ndarë edhe në raport me Ballkanin për çfarë bëjmë ne në hapësirën tonë. Megjithatë, natyrisht dashamirës janë, mos më keqkuptoni. Është një vend i mirë, janë njerëz shumë të mirë, fotot janë shumë të bukura këtu, fjalët janë të bukura, do ishte edhe më bukur nëse do realizonit fjalët, por ne nuk jemi kaq të mirë në Ballkan dhe nuk do heqim dorë, do vazhdojmë dhe një ditë do bëhemi dhe ne anëtarë të mirë të BE-s, sigurisht.
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi deklaroi ditën e sotme se qyteti i Lushnjes i ka të gjitha kapa...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së sqaroi ditën e sotme në Kuvend se pse u rrëzua për të tret&e...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur me ironi në koferencën e përbashkët me liderët e Ballkanit pas përfundimi...
Dimitar Kovaçevski BRUKSEL- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në një konferencë të pë...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është shfaqur i nervozuar gjatë kohës që liderët po bënin foton familjare pas p&...
Arben Ahmetaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme plenare mirëpo ministrat po. LSA sjell...
Fotoja nga Samiti BRUKSEL- Me ironi e ka mbyllur kryeministri Edi Rama takimin e sotëm në Samitin e BE-së në Bruksel. Përmes fotos...
Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet pas përfundimit të samitit të BE në Bruksel. Rama shihet i pari në rr...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit me mall nga kolegët e tij. Fotot e fundit nga Kuvendi i Shqipër...
Berisha dhe Balla TIRANË- Pa mikrofon, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i grupit të PS-ë, Taulant Balla replikuan me njëri tj...