LIVE UPDATES
Politike

‘Qeverisja e hapur’ e Shqipërisë mbetet në letër, ndërsa ka pak rezultate të prekshme

Qeveria shqiptare është anëtare e Partneritetit për Qeverisje të Hapur, një iniciativë globale që synon t’i bëjë qeveritë më llogaridhënse dhe efektive, por ekspertët ngrenë shqetësimin se angazhimet e marra ndër vite janë formale dhe nuk garantojnë pjesmarrjen e shoqërisë civile.

22 Mars 2024, 11:46 Nga I.A
‘Qeverisja e hapur’ e Shqipërisë mbetet në
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria shqiptare prej vitesh trumbeton nisma që synojnë hapjen e saj ndaj publikut, por angazhimet kanë mbetur në letër pa arritur të japin efekte të prekshme për qytetarët, sugjeron një raport monitorimi i nismës “Partneriteti për Qeverisje të Hapur”.

Raporti i referohet angazhimeve të qeverisë për vitet 2020-2022 në kuadër të detyrimeve ndaj nismës “Partneriteti për Qeverisjen e Hapur” – një nismë globale e inicuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t'i bërë qeveritë më transparente, llogaridhënëse dhe efektive.

Angazhimet e ndërmarra nga qeveria shqiptare lidhen me parandalimin e korrupsionit, ngritjen e regjistrit të pronarëve përfitues fundorë, adoptimin e planeve të integritetit brenda ministrive si dhe zgjerimin e aksesit në ndihmë ligjore.

Por siç konkludojnë edhe ekspertët e pavarur, i gjithë procesi i angazhimit ka qenë më shumë formal dhe nuk ka reflektuar problematikat e vërteta të vendit apo të mundësojë gjithpërfshijen e shoqërisë civile në këto procese.

Shqipëria është anëtare e “Partneritetit për Qeverisje të Hapur” që prej vitit 2011 dhe akualisht po zbaton planin e gjashtë kombëtar. Megjithatë, në dy cikle radhazi, vendi ka dështuar të plotësojë standardet minimale të kërkuara sa i përket angazhimit të organizatave të shoqërisë civile në planet për qeverisjen e hapur.

Sandra Pernar, koordinatore e lartë rajonale për Europën e “Partneritetit për Qeverisje të Hapur” i tha BIRN se problemet u tejkaluan në vitin 2022, pasi ministrja asokohe e shtetit, Milva Ekonomi ndërmori hapa për të plotësuar kriteret e nevojshme. Megjithatë, pasi Ekonomi humbi portofolin gjatë ndryshimeve në qeveri tetorin e vitit të kaluar, mbetet ende e paqartë se kush do ta drejtojë këtë proces.

“Angazhimet e këtij plani veprimi [2020-2022] ishin më të theksuara dhe mbulonin një gamë më të gjerë politikash krahasuar me planin e mëparshëm,” tha Pernar për BIRN, ndërsa shtoi: “Megjithatë, qeveria vazhdoi të replikonte strategjitë ekzistuese në angazhime me pak kontribut nga shoqëria civile”.

“Për më tepër, shumë angazhime përfshinin piketa që kishin filluar tashmë zbatimin përpara se të finalizohej plani i veprimit dhe rezultuan në angazhime që nuk kishin ambicie,” shtoi ajo.

Anëtare prej vitit 2011 e Partneritetit për Qeverisje të Hapur, OPG, Shqipëria ia doli të ngrinte një mekanizëm të pavarur për monitorimin e realizimit të angazhimeve vetëm në fund të vitit 2022.Sipas raportit për planin e monitorimit 2020-2022, vetëm pesë nga nëntë angazhimet e ndërmarra ishin plotësuar. Gjithsesi, edhe impakti i angazhimeve të plotësuara vlerësohet se ka qenë margjinal.

Fushat ku qeveria ka ndërrmarrë angazhime kanë të bëjnë me antikorrupsionin, qeverisjen digjitale, aksesin në drejtësi dhe transparencën fiskale.

“Raporti i vetëvlerësimit të qeverisë në fund të mandatit përmbante pak prova për përfundimin e shumë angazhimeve,” vlerëson raporti. “Megjithatë, është shumë herët për të përcaktuar nëse planet e integritetit kanë çuar në ndryshime institucionale rreth parandalimit të korrupsionit,” thekson raporti.

Përfshirja e shoqërisë civile vlerësohet e ulët, ndërsa në rastet kur angazhimet patën rezultate, ato u zbatuan në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, është njëra prej organizatave të përfshira në këtë proces duke dhënë kontribut konkret në hartimin e planeve të integritetit si një angazhim në luftën antikorrupsion. Sipas Rovena Sulstarovës, menaxhere e programit të Qeverisjes në IDM, ky objektiv mbetet pjesërisht i përmbushur dhe nuk ka ende një vlerësim për impaktin e këtyre instrumenteve në parandalimin e korrupsionit.

“Përveç 11 ministrive të linjës (6 prej të cilave janë bërë me asistencën e IDM)  që kanë të hartuar dhe miratuar këtë instrument, institucionet e varësisë te tyre nuk kanë plotësisht  të miratuar një plan integriteti,” tha Sulstarova.

“Edhe ne nivelin e qeverisjes vendore, 24 bashki nga 61 bashkitë e vendit aktualisht kanë të hartuar dhe miratuar një plan integriteti,” shtoi ajo.

Arjola Agolli nga organizata “Partners Albania” e quan zhvillim pozitiv hartimin e këtyre planeve, por sipas saj, mbetet i paqartë monitorimi i impaktit të tyre në këto institucione.

“Vënia në zbatim, monitorimi dhe raportimi mbi zbatimin e planeve përkundrejt treguesve të matshëm, mbetet e nevojshme të realizohet. Vetëm në këtë mënyrë mund të identifikohet dhe vlerësohet nëse krijimi i tyre ka cuar në ndryshime institucionale rreth parandalimit të korrupsionit apo jo,” i tha Agolli BIRN-it në një analizë të zbatimit të angazhimeve të qeverisë shqiptare për qeverisjen e hapur.

Matja e nivelit të qeverisjes së hapur varet nga shumë faktorë, sugjeron Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike. Sipas tij, përkundër aspekteve dokumentare dhe vizuale për qeverisje të hapur, në fakt ka një stanjacion në këtë aspekt dhe transparenca nuk shihet si detyrim kushtetues ndaj taksapaguesve.

“Janë shtuar rastet e kontratave sekrete, është shtuar numri i prokurimeve me flamur të kuq, që do të thotë se ka më pak konkurencë, janë shtuar rastet e emërimeve me konkurse fiktive e kështu me radhë, që tregojnë një qeverisje më të mbyllur,” tha Preçi për BIRN.

Përfshirja e shoqërisë civile në zbatimin e planeve të veprimit për qeverisje të hapur konsiderohet një element kyç për rezultate konkrete. Por përfaqësuesit e shoqërisë civile i thanë BIRN se shoqërisë civile i mungon një mekanizëm i mirëfilltë kontrolli për nivelin e zbatimit të masave nga ana e qeverisë.

Arjola Agolli nga “Partners Albania” thotë se qeverisë i mungojnë raportet periodike mbi impaktin e planeve të veprimit si dhe një plan i qartë monitorimi me përfshirjen e të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit, ku përfshihet edhe shoqëria civile.

“Përfshirja e vetme është dërgimi për konsultim në momentin e miratimit të planit dhe të raportit respektiv,” tha Agolli, duke sqaruar se edhe në këto raste nuk është e qartë se cilat organizata përfshihen.

Zef Preçi mendon se përfshirja në program është një mundësi e mirë për të mësuar, por nuk është shfrytëzuar për këtë qëllim. Sipas tij, qeveria nuk ka shfrytëzuar burimet ekzistuese për hartimin e angazhimeve, të tilla si raportet e organizatave vendase apo atyre ndërkombëtare.

“Në vend që të eksplorohet mjedisi i brendshëm, ecet me një listë amorfe pa prioritete dhe planet e veprimit bëhen ‘web-based', nuk janë reflektim i problematikave që ka vendi,” tha Preçi.“Por qeveria vazhdon me të njëjtin mënyrë, merr nga interneti dhe vendos aty sa për sytë e ndërkombëtarëve,” shtoi ai.

Pernar nga Partneriteti për Qeverisje të Hapur i tha BIRN se pjesmarrja e shoqërisë civile  është një garanci për sukses dhe kjo del qartë sipas saj nga dëshmitë e 170 raporteve të këtij mekanizmi.

“Roli i organizatave të shoqërisë civile është i drejtpërdrejtë në këtë proces nëpërmjet ‘Mekanizmit të Pavarur të Raportimit', theksoi Pernar.

“…dialogu dhe pjesëmarrja e vazhdueshme e palëve të interesuara gjatë procesit të zbatimit është shumë e ndërlidhur me nivele të larta të përfundimit dhe rezultate më të forta,” përfundoi ajo.

Marrë nga Reporter.al

partneriteti për qeverisje të hapur

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale