15 Tetor 2025, 19:30
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke e nënvizuar këtë në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 të nxjerrë për konsultim.
Në dokument përpos pranimit të problemit theksohet se në ditët e sotme kur globalizimi dhe teknologjia kanë përshpejtuar transaksionet ndërkufitare dhe kanë krijuar mundësi të reja për zhvillim, në horizont është shfaqur një kërcënim gjithmonë e në rritje: transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to.
“Këto përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale, të tilla si pastrimi i parave, evazioni fiskal, korrupsioni, trafiku i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, të cilat shpesh u mundësojnë organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre” thuhet në dokument.
Strategjia sjell në vëmendje në mënyrë të detajuar disa nga format e rrezikut të pastrimit të parave të identifikuara në Shqipëri duke i kategorizuar ato në:
– Pastrimi i fondeve nga një sërë veprash penale të kryera jashtë vendit (vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, apo edhe vepra penale të kryera nga krimi i organizuar, vjedhja e pasurisë) nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, transportit ndërkufitar të parave cash, investimeve në pasuri të paluajtshme;
– Pastrimi i fondeve nga mashtrimet (përfshirë mashtrimet kompjuterike dhe në fushën e investimeve në “platforma” investuese të pa licencuara), të kryera jashtë vendit ose në Shqipëri nga individë apo grupet e organizuara kriminale përmes përdorimit të sistemit financiar me pasojë transferimin e fondeve në juridiksione të tjera ose tërheqjen në para cash;
– Pastrimi i fondeve nga krimet që lidhen me fushën e tatimeve (fshehja e të ardhurave dhe mashtrimi i TVSH), duke përdorur personat juridik rezident, duke mos deklaruar bilance dhe faturimet reale, nëpërmjet regjistrimit të personave juridik që nuk kryejnë aktivitet real në Shqipëri (shoqëri fiktive), nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, investimeve në pasuri të paluajtshme;
– Pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta (individë dhe persona juridik) që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin, integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare, pasuri të paluajtshme brenda vendit, apo biznese; – Pastrimi i parave duke përdorur persona juridikë rezident (kryesisht të formës shpk dhe më rrallë forma të tjera juridike) ose persona të tretë individë brenda ose jashtë rrethit të ngushtë të personit që është gjenerues i të ardhurave kriminale./MONITOR
qeveria
Politike
15 Tetor 2025, 18:58
E. D
Edi Rama dhe Bajram Begaj
TIRANË- Të mërkurën, zyra e shtypit e Presidencës shpërndau për mediat “mbrojtjen ligjor...
Politike
15 Tetor 2025, 17:51
E. D
Ursula von der Leyen
KOSOVË- Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është e rëndësishme pë...
Politike
15 Tetor 2025, 17:14
E. D
Gazment Bardh
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së shpë...
Politike
15 Tetor 2025, 16:11
E. D
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Dem...
Politike
15 Tetor 2025, 16:07
E. D
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, ka depozituar një shkresë në Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e mos...
Politike
15 Tetor 2025, 15:58
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është në duart e partive politike që të formojnë Q...
Politike
15 Tetor 2025, 14:53
E. D
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në GJKKO për seancën e radh&eum...
Politike
15 Tetor 2025, 14:24
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se PD-ja s'ka asnjë dakord...
Politike
15 Tetor 2025, 14:12
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Kreun e SPAK-ut , Altin Dumanin e kanë vënë në atë post Kryeminist...
Politike
15 Tetor 2025, 14:07
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Kreun e SPAK Altin Dumanin se ai është "armik i egër i pluralizmit politik...