LIVE UPDATES
Politike

Qeveria mashtroi/Letra e plotë e KE: Është pezulluar gjithë IPARD II dhe është ngrirë IPARD III

Në mediat afër qeverisë u shpërnda me shpejtësi një lajm se BE kishte pezulluar vetëm pagesën e këstit të radhës prej 450 mijë eurosh të IPARD II dhe agjë tjetër, ndërkohë që përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Bujqësisë e cilësoi pezullimin e pagesës si një proces krejtësisht administrativ.

21 Korrik 2023, 11:38 Nga Klodian Tomorri
Qeveria mashtroi/Letra e plotë e KE: Është pezulluar gjithë
Frida Krifca

Menjëherë pasi Oligarkia.al publikoi lajmin se Bashkimi Europian ka pezulluar pagesat për grantet e bujqësisë në Shqipëri për shkak të korrupsionit, qeveria nxitoi ta minimizonte ngjarjen e rëndë duke tentuar madje ta përgënjeshtronte atë. E vënë nën presionin e opozitës në sallën e Parlamentit, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi se programi nuk është ndaluar.

“Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës si masë preventive e përkohshme, …, dhe në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Sqaroj se programi nuk është ndaluar sikurse thoni, ai vijon,” deklaroi Krifca.  

Qeveria mashtroi/Letra e plotë e KE: Është pezulluar gjithë

Në mediat afër qeverisë u shpërnda me shpejtësi një lajm se BE kishte pezulluar vetëm pagesën e këstit të radhës prej 450 mijë eurosh të IPARD II dhe agjë tjetër, ndërkohë që përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Bujqësisë e cilësoi pezullimin e pagesës si një proces krejtësisht administrativ.

Oligarkia.al e kishte të konfirmuar letrën e Komisionit nga tre burime të pavarura. Përpara publikimit të lajmit ne i kërkuam ministres së Bujqësisë një koment, por ministrja nuk u përgjigjigj.  

Sot Oligarkia.al po e publikon të plotë letrën e Komisionit Europian, për të rrëzuar pretendimet e qeverisë së është ndëprerë vetëm një pagesë e radhës prej 450 mijë euro në proccedurë rutinë. Në fakt, Bashkimi Europian ka pezulluar këstin e radhës dhe të gjitha këstet e mëvonshme të IPARD II si dhe ka ngrirë procedurat për programin IPARD III.

Që në fillim të letrës, Komisioni Europian informon qeverinë shqiptare se informacioni paraprak i OLAF tregon mangësi serioze në funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm për zbatimin dhe kontrollin e fondeve të IPARD II në Shqipëri, të cilat nuk kanë lejuar parandalimin, zbulimin dhe korrigjimin e mashtrimeve dhe parregullsive serioze.

“Olaf ka evidentuar parregullsi dhe mangësi serioze në dhënien dhe zbatimin e projekteve të IPARD II në Shqipëri” thuhet në letren që mban firmën e drejtorit të DG AGRI, Wolfgang BURTSCHER.

Më poshtë letra vë në dijeni autoritetet shqiptare se cilat janë këto parregullsi.

“Disa projekte të financuara në kuadër të programit IPARD II u gjetën me parregullsi si krijimi artificial i kushteve për të përfituar grante më të larta, lidhje të paligjshme ndërmjet ofertuesve, çmime të fryra, mosmbajtja e dokumentacionit origjinal, investime të ndërtuar në një vend të ndryshëm nga kontrata e grantit, oferta false, etj” thuhet në letër.

Sipas Komisionit. AZHBR ka dështuar të ushtrojë kontrollin e duhur për të identifikuar këto parregullsi.

“Për këto arsye dhe si masë parandaluese për të mbrojtur buxhetin e Bashkimit Europian, ju informojmë se Komisioni po ndërpret afatin e pagesës për deklarimin e shpenzimeve për tremujorin e parë të vitit 2023, në shumën 457 mijë euro,” informon letra.

Por kjo është vetëm pasoja më e vogël në letrën tronditës. Një tjetër pasojë shumë më e rëndë vjen në paragrafin pasardhës të letrës.

“Përveç kësaj, afati i pagesës në lidhje me deklaratat e mëvonshme të shpenzimeve të programit IPARD II do të ndërpritet për të njëjtat arsye” shkruan Komisioni.

Komisioni Europian thotë se ndërprerja e pagesave do të përfundojë menjeherë sapo Komisioni të vendosë, në bazë të elementeve që do të sigurohen nga autoritetet shqiptare, se janë marrë masat e nevojshme për të korrigjuar situatën.

Por në të njëjtën kohë Komisioni i bën një parlajmërim të fortë qeverisë.

“Ju lutemi mbani parasysh se në rast se plotësohen kushtet e nenit 40 të Marrëveshjes Kornizë, Komisioni Evropian gjithashtu mund të vendosë në një fazë të mëvonshme të pezullojë pagesat për Programin IPARD II,” thuhet në letër.

Drejtori i DG AGRI informon se është duke pritur informacione shtesë nga OLAF dhe sapo ato të arrijnë do të njoftojë qeverinë shqiptare.

“DG AGRI do të marrë parasysh informacionin e mësipërm në procedurën në vazhdim për besimin e detyrave të zbatimit të buxhetit për programin IPARD III në Shqipëri. Në kushtet aktuale, kjo procedurë do të pezullohet për të gjitha masat në kuadër të programit IPARD III,” përfundon letra. /Marrë nga Oligarkia.al

frida krifca klodian tomorri fondet e ipard be pezullon fondet


Sondazh

Poll

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja