EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Dita e 47-të e protestës, nis grumbullimi i protestuesve në sheshin 'Skënderbej' 16 Korrik, 19:14 “K...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
• Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin "Skënderbej' për të vazhduar më tej marshimin përballë godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen edhe fjalime e tyre. • Sot shënohen 47-të ditë revoltë qytetare në të cilën protestuesit i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre në protestën e ditës së djeshme.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një qytetar ka reaguar gjatë protestës në Tiranë, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e drejtimit të vendit. Ai deklaroi se qytetarët kanë shumë arsye për të dalë në protestë dhe ngriti akuza për mungesë përfaqësimi dhe mosrespektim të interesave të popullit.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi u shpreh se qeveria nuk ka më legjitimitet për të qëndruar në pushtet, ndërsa kritikoi edhe drejtuesit politikë për mënyrën se si po drejtohet vendi.
“Çdo gjë në këtë vend është për të protestuar. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet të rrijë në pushtet. Ky lider është servil, pa shtyllë kurrizore, punon për ata që nuk e kanë zgjedhur. Është mosmirënjohës ndaj popullit të vetë. Është mosmirënjohës i popullit të vetë.”, tha ai./Dosja.al

TIRANË- Protesta në Tiranë, në ditës e saj të 47-të është shoqëruar me pankarta që përcjellin mesazhin e qëndresës dhe vazhdimine protestës.
Rise up and protest for a free Albania” , “Ngrihuni dhe protestoni për një Shqipëri të lirë”, shkruhej në një prej pankartave./Dosja.al






TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për të 47-tën ditë, për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e qytetarëve. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i moshuar ka reaguar gjatw protestës së zhvilluar në Tiranë, duke kërkuar zbatimin e 5 kërkesave të paraqitura nga protestuesit dhe duke shprehur kritika të forta ndaj qeverisë për situatën në vend. Ai u shpreh se këto kërkesa janë të panegociueshme, ndërsa akuzoi institucionet për mungesë reagimi ndaj problemeve me të cilat përballen qytetarët, nga shërbimet publike deri te mirëqenia ekonomike.
Gjatë fjalës së tij, i moshuari deklaroi se korrupsioni është problemi kryesor në vend dhe ngriti shqetësime për funksionimin e shëndetësisë, furnizimin me ujë e energji elektrike, si dhe kushtet në kopshte e çerdhe. Ai kritikoi gjithashtu Parlamentin, duke e akuzuar për mungesë zëri dhe reagimi ndaj problemeve të qytetarëve.
“Kërkoj që të zbatohen 5 kërkesat që thuhen në protestë. Janë të panegocuara. Në mënyrë të përkryer në Shqipëri funksionin vetëm korrupsioni. Na ka zili e gjithë bota. Doni më për Belulin? Ku e ka ujin 24 orë? Ku është shëndetësia flas? Dritat 24 orë ku janë? Kopshtet, çerdhet, mirëqenia e popullit? Ku i ka? Janë kaq shumë rrena sa, nuk beson më populli. Ai është nëna e korrupsionit. Parlamenti, memec, injorant dhe frikacakësh, që nuk guxon kush që të thotë gjysmë fjale para të madhit.”, tha i moshuari./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar ka folur gjatë protestës në Tiranë për çështjen e pronave të tij, duke deklaruar se prej dekadash po përballet me procese gjyqësore për rikthimin e të drejtave të pretenduara. Ai u shpreh se ka nisur betejën ligjore që në moshën 35-vjeçare dhe sot, pas 36 vitesh, vijon ende të kërkojë drejtësi.
Gjatë protestës, qytetari kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka pasur përplasje me të në vitin 2019 dhe se shpreson që drejtësia të vendoset për të gjithë. Ai deklaroi se beson se situata politike në vend do të ndryshojë dhe se kërkesat e qytetarëve do të marrin zgjidhje.
“Protestoj për pronat e mia që mi kanë marrë. Kam qenë 35 vjeç që kur kam nisur gjyqet dhe sot jam 71. Jam përplasur me Ramën në 2019. Është ndyrësirë, psikopat. Por e kemi peshqesh nga Nano. E kemi mbajtur për kryeministër, është fatkeqësi për kombin tonë. Kam besim se do të ikë shumë shpejt. Kjo s’më ka penguar. Mendoj se drejtësia do të vihet për të gjithë.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar nga Dukati i Vlorës ka dalë në protestë për të kërkuar kompensimin e pronës së tij, duke deklaruar se prej vitesh nuk ka marrë pagesën që i takon me ligj. Ai u shpreh se është kompensuar vetëm për 42 dylymë tokë, ndërsa për pjesën tjetër vijon të presë prej vitit 1999 pa marrë një përgjigje nga institucionet.
Protestuesi deklaroi se ka dokumentacionin përkatës dhe kërkon vetëm zbatimin e së drejtës së tij, duke theksuar se do të vijojë ta kërkojë kompensimin që i takon. Ai tha se pikërisht kjo çështje e ka nxitur të marrë pjesë në protestë.
“Jam nga Dukati i Vlorës. Më kanë kompensuar vetëm për 42 dynym. Që nga 99 nuk më kanë dhënë kompensimin. Ku është arsyeja që e mbajnë 8 milionë lekë. S’më kthejnë përgjigje. Dua këtë përgjigje, se është e drejta ime. Do e kërkoj të drejtën time. Është diçka që më takon. I kam dokumentet, por s’mi japim lekët. Ndaj kam dalë për këtë gjë në protestë.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një pensionist ka deklaruar ditën e sotme se PS dhe PD duhet të shkrihen, pasi sipas tij janë thjesht fraksione të Partisë së Punës, të krijuara nga Ramiz Alia. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se në parlamenti është zënë nga deputetë pa shkollë.
I moshuari theksoi se ata rrezikojnë popullin sepse nuk guxojnë të kundërshtojnë kryetarët e partike. Në fund, ai tha se Parlamenti është forumi më i lartë dhe nuk mund të trajtohet kështu.
“Kam shumë arsye për të protestuar. Kam punuar minator. Por është kot protesta nëse PS dhe PD nuk shkrihen. Ato janë thjesht fraksione të Partisë së Punës, të krijuara nga Ramiz Alia me urdhër të Beogradit. Prandaj është kot nëse nuk gjendet mënyra të shkatërrohen këto dy parti.
Në parlament ka 36 vite që zënë vend deputetë pa shkollë. Ata janë rrezik, zënë vendin kot, servilosen ndaj kryetarëve të partisë dhe rrezikojnë popullin sepse nuk guxojnë të kundërshtojnë! Parlamenti është forumi më i lartë dhe nuk mund të trajtohet kështu,” përfundoi i moshuari./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i moshuar ka ngritur zërin gjatë protestës, duke kritikuar gjendjen ekonomike dhe shërbimet publike në vend. Ai deklaroi se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha dhe akuzoi qeverinë se nuk po e pranon realitetin e përditshëm të shqiptarëve.
Protestat kanë vijuar me pjesëmarrjen e qytetarëve të ndryshëm, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për çështje ekonomike, sociale dhe funksionimin e institucioneve publike.
“Çdo gjë është kundër popullit. Rrogat janë të vogla, spitalet janë copë-copë. Rama nuk e pranon situatën, asgjë nuk shkon në këtë vend, nuk po shohim asgjë të mirë.”, tha i moshuari./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë do të shënojë sot ditën e saj të 47-të të tubimit. Qytetarët kanë nisur të grumbulohen në shëshin "Skënderbej" për të marshuar më vonë drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al