"Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset”/ Rama: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit
"Qeveria duhet të injektojë paratë që ka përituar nga rënia e euros"/ Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqip&eu...
"Qeveria duhet të injektojë paratë që ka përituar nga rënia e euros"/ Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqip&eu...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Ai bëri të ditur se programi parashikon kredi deri në 2 milionë euro për çdo projekt, me norma interesi 2–3%, ndërsa theksoi se aplikuesit duhet të paraqesin një plan biznesi të qartë dhe të besueshëm.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria synon të vërë në dispozicion deri në 1 miliard euro mbështetje financiare për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Gjatë prezantimit të nismës, Rama solli shembuj të disa bizneseve në sektorin e bujqësisë, kozmetikës dhe teknologjisë, të cilat, kanë potencial për tu zhvilluar, por hasin vështirësi në sigurimin e financimit.
Ai bëri të ditur se programi parashikon kredi deri në 2 milionë euro për çdo projekt, me norma interesi 2–3%, ndërsa theksoi se aplikuesit duhet të paraqesin një plan biznesi të qartë dhe të besueshëm. Sipas Ramës, do të krijohet edhe një Task Forcë për të monitoruar zbatimin e programit dhe për të identifikuar ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e tij.
"Është krijuar një kompani interesante prsh, me djem 30 vjeç e poshtë dhe që bëjnë çobanin. Ai që e ka krijuar më tha se punëtorë kam, idenë e kam, por donte më shumë para. Edhe në Fier ka një kompani, që merret me produkte kozmetike. Kanë të njëjtin problem, atë të financimit. Ka ndërmarrje dhe në fushën e teknologjisë. Edhe këto kanë nevojë për financim për t’u rritur, për t’u dyfishuar apo shumëfishuar. Programi ka një tavan prej 2 milionë eurosh, që është shumë e konsiderueshme dhe do ketë gjithë mbështetjen tonë në mënyrë sistematike. Do ngremë një Task Forcë, për të parë se ku programi ka nevojë për më shumë ndërhyrje nga ana ekonomike.
Njerëzit tashmë janë mësuar me suksesin dhe nuk bëjnë krahasim me të shkuarën. Jemi në një fazë të re të zhvillimit, ku qeveria ndihmon aty ku duhet. Ky është një instrument, që qeveria përdor, për të ndihmuar bizneset edhe psikologjikisht. Ne jemi gati të shkojmë deri në 1 miliard euro mbështetje. 1 miliard euro për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, që askush mos të thotë se nuk kam mbështetje financiare, për të bërë plan. Ama duhet të ketë plan. Këto janë para njësoj si ato që vijnë nga BE. Kushdo që ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi me interes vetëm 2-3 përqind”, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të qytetarëve për përdorimin e fondeve publike,...
Sebastian Everding TIRANË- Eurodeputeti Sebastian Everding ka komentuar zhvillimet në Shqipëri, protestat qytetare dhe rolin që duhet t...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një cikli takimesh me bizneset e interesuara për tu përfshirë në ...
Marko Gjuriç dhe Ferit Hoxha SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua në margjinat e Ministerial...
Belind Këlliçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, doli në një konferencë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Serhii Koretskyi për emërimin në postin e kryeministrit të Ukrainës nga Verkh...
DASH SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovë...
Martin Cani dhe prinderit TIRANË- Prindërit e Martin Canit kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjat&eu...
Riho Terras BRUKSEL- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën vijon të sjellë reagime kombëtare...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një foto nga protesta e sot...