EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit rikujtoi se Dialogu Strategjik u pezullua në shtator të vitit 2025, “për një periudhë të pacaktuar”, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke theksuar se ato përfshijnë edhe përmbushjen e zotimeve të Prishtinës ndaj pakicës serbe.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit rikujtoi se Dialogu Strategjik u pezullua në shtator të vitit 2025, “për një periudhë të pacaktuar”, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
“Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Presim me padurim të zhvillojmë një Dialog Strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në përgjigje.
Departamenti i Shtetit nuk dha një afat se kur mund të nisë Dialogu Strategjik dhe nuk i specifikoi më shumë hapat që i pret nga autoritetet e Kosovës. Përgjigjja vjen në ditën kur Uashingtoni nis rundin e parë të Dialogut Strategjik me Serbinë - një proces që synon thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha si: siguria, ekonomia dhe politika e jashtme.
“Nëpërmjet këtij dialogu, SHBA-ja dhe Serbia do të punojnë për arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, zgjerimin e lidhjeve në fushën e biznesit dhe arsimit, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi më 12 shtator 2025 se Shtetet e Bashkuara e kishin pezulluar për një periudhë të pacaktuar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Në atë kohë, Ambasada tha se vendimi është marrë për shkak të “shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë”, të cilat, sipas saj, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë” dhe kanë kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta. Vendimi erdhi pasi autoritetet e Kosovës ndërmorën veprime ndaj institucioneve serbe që funksiononin në Kosovë Ato, po ashtu, kritikuan publikisht Gjykatën Kushtetuese të vendit për një vendim lidhur me mandatin e deputetëve.
Uashingtoni i cilësoi këto zhvillime si faktorë që rritën tensionet politike dhe vështirësuan bashkëpunimin, ndërsa Qeveria në detyrë tha se ato ishin “të ligjshme dhe kushtetuese”. Prej vitesh, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kërkojnë Kosovës të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Ato përfshijnë, mbi të gjitha, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe sigurimin e një niveli të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me Marrëveshjen Bazë të vitit 2023 dhe Aneksin e Ohrit. Po ashtu, Perëndimi kërkon që Kosova t’i zgjidhë kontestet me Kishën Ortodokse Serbe, të mbrojë liritë fetare dhe të shmangë veprime të njëanshme në veriun e vendit, të cilat, sipas Uashingtonit, kanë rritur tensionet me komunitetin serb.
Kosova argumenton se zbatimi i obligimeve nga dialogu duhet të jetë i ndërsjellë, ndërsa veprimet e saj në veri - nga heqja e dinarit serb nga përdorimi deri te mbyllja e shumicës së institucioneve paralele serbe - kanë pasur për qëllim shtrirjen e sundimit të ligjit.
Prishtina, gjithashtu, kërkon ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë, gjë të cilën Beogradi e ka refuzuar. Për vazhdimin e dialogut me Serbinë , autoritetet e Kosovës kërkojnë ekstradimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023. Radoiçiq është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara për përfshirje në korrupsion dhe aktivitete të krimit të organizuar, ndërsa ndaj tij është ngritur aktakuzë në Kosovë për terrorizëm dhe vepra të tjera penale./REL
Martin Cani dhe prinderit TIRANË- Prindërit e Martin Canit kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjat&eu...
Riho Terras BRUKSEL- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën vijon të sjellë reagime kombëtare...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një foto nga protesta e sot...
Snezhana Paunoviç TIRANË- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën vijon të sjellë reagime komb&eu...
Ministrja serbe Snezhana Paunoviç Ministrja serbe Snezhana Paunoviç është duke u përballur me një padi për nxitje t...
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën. ...
Foto ilustruse SHBA- Protesta masive që kanë përfshirë vendin kanë marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëta...
Belinda Balluku TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim për rekursin e Belinda Ballukut për masën e pezullimit nga det...
Votat TIRANË- Partia Socialiste ka votuar e vetme rendin e ditës gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Par...
ANGLI- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, përmes së cilë...