LIVE UPDATES
Politike

"Kandidatët e Ramës nuk mund të marrin pjesë"/ Berisha: PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike që mund të ekzistojë

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet socilale, Lideri i opozitës, theksoi se në garën për drejtimin e PD-së mund të marrin pjesë vetëm ata që plotësojnë kriteret e përcaktuara në rregullore dhe që kanë kontribut të njohur në parti, duke përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes së personave që, sipas tij, kanë punuar kundër PD-së në zgjedhje ose janë larguar drejt forcave të tjera politike.

2 Maj 2026, 12:29 Nga E. D
"Kandidatët e Ramës nuk mund të marrin pjesë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike, por kandidatët që nuk plotësojnë kriteret ose kanë qenë të lidhur me kundërshtarët politikë nuk mund të marrin pjesë në proces.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet socilale, Lideri i opozitës, theksoi se në garën për drejtimin e PD-së mund të marrin pjesë vetëm ata që plotësojnë kriteret e përcaktuara në rregullore dhe që kanë kontribut të njohur në parti, duke përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes së personave që, sipas tij, kanë punuar kundër PD-së në zgjedhje ose janë larguar drejt forcave të tjera politike.

Berisha tha ndër të tjera, se PD është ndër të paktat parti simotra në botë që zgjedhjet e kryetarit i bën me votën e anëtarësisë dhe jo të forumeve.

Qytetari: Pse nuk ka garë të ndershme në PD dhe ka vetëm një kandidat, ndërsa të tjerët janë tërhequr nga gara apo përjashtuar nga partia para garës.

Berisha: I dashur Lekë, të garantoj se PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë. Do më falësh. Kryetarët e partive në familjet tona simotra, vetëm një pjesë e vogël zgjidhen direkt nga anëtarësia, të tjerët i zgjedhin forumet e partisë. Por zgjedhja nga anëtarësia Lekë, padiskutim që është forma më eprore e demokracisë dhe më demokratike. Tani të vijmë pak tek ajo që thoni ju. Vetëm se kërkoi, të mos bini viktimë e propagandës të atyre që nga viti 2009 kanë zhdukur votën e lirë në parti dhe nuk kanë më votë të lirë. Kanë mobilizuar këto kohë, mafien më të rrezikshme se mafia e kokainës, kundër PD-së. Pra edhe njëherë, PD është nga ato të pakta, jo të shumta, parti demokratike në Europë dhe në botë, që kryetarin e zgjedh direkt me votën e anëtarësisë. Ky është themeli.

Do vijmë tek gara. Të siguroj se, kjo parti në garën në këtë parti, pranohen dhe do pranohen çdo demokrate dhe demokrat, që plotëson kriteret e përcaktuara në rregullore për të marrë pjesë në këtë garë. Unë besoj se kjo është gara më e rëndësishme e partisë dhe duhet të përfaqësojë anëtarësinë e partisë. A mund të imagjinosh ti që në garën e PD-së të marrin pjesë kandidatë të Edi Ramës. Më thuaj pak? Konkretisht me emra mund ti marr. Apo kandidatë të cilët në fushatë elektorale punuan haptas kundër PD-së, apo kandidatë që në fushatë elektorale ndërruan parti dhe kaluan në parti tjetër. Do më falësh, këta në çdo parti politike në botë, në çdo parti me ndërgjegje politike, këta përjashtohen, për tradhëtinë që i kanë bërë partisë së tyre në fushë betejë, në moment beteje.

Është jashtë çdo lloj llogjike që këta të mund të imagjinohen që të lejohen të kandidojë. Jo këtë se lejon asnjë parti në botë. Për të kandiduar për kryetar partie duhet të plotësosh disa kritere të caktuara dhe të pranuara. Në rast se je jashtë këtyre kritereve, mund të kandidosh për poste të tjera në degë apo diku tjetër, por nuk mund të kandidosh për kryetar të PD-së në një kohë kur nuk ka asnjë kontribut qenësor, relevant të njohur nga partia. Nuk e bën kërkush sepse e bën qesharake garën. Kurse çdo njeri me kontribute që plotëson kriteret është i mirëpritur dhe nuk është refuzuar kurrë. Mos harro dhe njëherë, janë refuzuar ata të cilët në fushatë kaluan në parti të tjera dhe i urdhëruan si skllevër që janë, të vazhdojnë lojën e tyre kundër PD-së.

I urdhëruan, i përdorën dhe i keqshfrytëzojnë nëpër studio për zhurmë, mafia më e rrezikshme e Shqipërisë, është mafia e fjalës së lirë. Pronarë mafiozë mediash, njerëz të zhveshur nga çdo karakter, thërrasin në studio njerëz të kaluar në parti të tjera dhe u venë si epitet funksione që nuk i kanë pasur kurrë në parti. Këta thua ti, nuk besoj se je për këta ti, nëse je anëtar i PD. Nuk besoj se mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin, që merr udhëzime nga Oltion Bistri dhe Ergys Agasi, që ne e bënim hero në burg, kurse ai shtronte dreka dhe darka me Pëllumb Gjokën dhe Oltion Bistrin. Kjo kryesi dhe ky kryetar gjersa të jetë është i detyruar të mbrojë interesat tuaja, interesat e demokratë nga ata të cilët i shkelmojnë për llogari të kundërshtarëve tanë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet