LIVE UPDATES
Politike

PS-Alibeaj dakort për hapjes e dosjeve të ish-Sigurimit, PL kundër: Rama po përdor Autoritetin për të shantazhuar Metën

PS prezantoi projektligjin e depozituar, ku kërkon dënimin e krimeve të së kaluarës duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

21 Shtator 2022, 16:27 Nga e.k
PS-Alibeaj dakort për hapjes e dosjeve të ish-Sigurimit, PL
Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj kanë konfirmuar sot konsensusin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Palët kanë miratuar në parim propozimin e socialistëve për ndryshimet në ligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit”, që do të mundësojë të vendosen në sitë të gjithë politikanët që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit.

Gjithashtu kanë miratuar dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për  “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.  

PS prezantoi projektligjin e depozituar, ku kërkon dënimin e krimeve të së kaluarës duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani.

Klotilda BushkaPavarësisht fakteve të tjera që mund të dalin në dritë që përmbysin deklaratat e mëparshme si ish komisionet Bezhani apo Mezini, duke pasur ndalim në ligj, mungon kompetenca lëndore e shqyrtimit të akteve. Autoriteti nuk ka dot mundësinë të bëjë shqyrtim aktesh se nëse do e bente do ishim në kushtet e pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ. Nisur nga shpeshtësia e informacioneve të cilat rrëzojnë herë pas herë deklarata të mëparshme pastërtie ka lindur e nevojshme që kjo pengesë ligjore të evitohet për arsyen e parë që në kuadër të transparencës dhe të drejtës të informimit, duhet që ligjvënësi ta pajisë autoritetin me të gjitha mundësitë për të realizuar punën e vet. E dyta dhe pse kanë kaluar shumë vite nga ai regjim, ende ka shumë dritëhije, ende ka të pasakta informacione, ende ka të vërteta që rrëzohen dhe opinioni do duhet të informohet në mënyrë profesioniste, të vërtetë, mbi atë që ndodh për personazhe të ndryshëm që dhe pse mund të kenë pasur një certifikatë pastërie të mëparshme, nuk rezultojnë të jenë të tillë si rezultat i dokumenteve të reja që dalin në dritë.

Nga ana tjetër, Alibeaj kërkon hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se përjashtohet vetëm hapja e dokumenteve që prekin sigurinë kombëtare, ose ato dokumente që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me shtetet e tjera. Ndër të tjera ai tha se kjo është një nismë e rëndësishme për t’u larguar nga e shkuara.

Enkelejd AlibeajPërjashtimisht konsiderohen të deklasifikuar dokumentet ish sigurimit të ministrisë së brendshme për peridhën 20 nëntor deri ën ditën e krijimit të shërbimit informativ shqiptar, në korrik. Nga zbatimi i kësaj dispozite përjashtohen dokumentet e ish sigurimit të shtetit që lidhen me marrëdhëniet mes shteteve dhe sigurinë kombëtare. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion ka detyrim të publikojë biografinë e dokumenteve të ish-sigurimit ët shtetit të deklasifikuara plotësisht. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumente e ish sigurimit të shtetit. Qytetarët kanë të. Deklasifikim të plotë dhe automatik të të gjithë dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit. Iu heqim nga dora shantazhuesve mjetin me të cilin bëjnë shantazh.

Dy nismat janë kundërshtuar nga Partia e Lirisë. Deputetja Erisa Xhixho tha se Autoriteti i Dosjeve ka vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi sipas saj ka kërkuar hapjen verifikimin e figurës së pastërtisë së politikanëve nga një e-mail anonim. Xhixho akuzoi Autoritetin e Dosjeve se po përdoret si mashë nga Partia Socialiste për të shantazhuar kundërshtarin politik.

Erisa Xhixho: Prisja të kishim një iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të autoritetit të dosjeve që janë votuar nga ky kuvend dhe kanë përgjegjësi të madhe, të një zyre pranë qeverisë dhe me metodës më keq se sigurimi i shtetit, nëse ky parlament do ishte i sinqertë do ishte diskutuar sot për propozimit që kanë 7 muaj që flenë në sirtarët e parlamentit, për naftën, indeksimin e pagave. Sot diskutojmë për një akt që na është vënë para në këtë tryezë, për turpin e maxhorancës, e iniciuar nga një procedurë e paligjshme e autoritet, e vënë në lëvizje nga një e-mail anonim. I gjithë ky ligj, në fakt para një alibie, për të gjitha veprimet skandaloze, shantazheve të autoritetit të dosjeve. Flet qartë sesi Meta, sesi ka hetuar autoriteti dosjeve, ka marrë 7 vendime në një ditë, është një standard i Rilindjes, është vënë në lëvizje nga një email anonim dhe brenda 24 orëve ka marrë vendime dhe ka dërguar m shpejtësi letër, ndërkohe që ligji e thotë ndalon hetimin, ndërkohë që letra është me emër dhe mbiemër drejtuar kuvendit. Në dosjen që pretendon autoritet emri Ilir Rexhep Metaj nuk është në asnjë moment. Kam deklaratën e zotërisë F.T, e bërë në vitin 90, i cili në asnjë moment, thotë qartë pretendimet e tij dhe nuk është në asnjë moment e shprehur Ilir Rexhep Metaj. Kemi votuar pro atij ligji, në 2015, të iniciuar nga maxhoranca e asaj kohe, por ky ligj që diskutojmë sot që është alibi e qartë e kësaj maxhorancë për të përdorur si mashe autoritetin ndaj kundërshtorëve politikë është e papranueshme. Drejtësia duhet të zbardhë sa më shpejt këtë çështje.

Kjo nismë e socialistëve dhe demokratëve vjen pasi Autoriteti i Dosjeve i raportoi Kuvendit se pas sinjaleve në e-mail nga një qytetar që kishte tentuar të arratisej nga vendi pak para viteve ’90 kishte faktuar se ish-presidenti Ilir Meta ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit, pra kishte spiunuar te Sigurimi planin e arratisë së shokut të tij, pretendim që kreu i Partisë së Lirisë e ka mohuar.

ligji per lustracionin enekelejd alibeaj erisa xhixho klotilda bushka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet